Ekipi i Kosovës në çifte të përziera në pingpong, i përbërë nga Shega Hashani dhe Kreshnik Mahmuti, është mposhtur nga Serbia.
Kosova u mposht 3:0 në sete nga dyshja e përfaqësueses serbe.
11:2 dhe 11:4 u mbyllën dy setet e para, ndërsa i treti 12:10.
Ky meç i takoi 1/8 së finales të Lojërave Mesdhetare "Taranto 2026".