KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Συμπλήρωμα Πολιτισμού

Έτος 1990: Ιστορική συμφιλίωση στο Κοσσυφοπέδιο

Më 1 maj, në kodrat e Verrave të Llukës, pranë Deçanit, gjakmarrja u varros në një kuvend historik me 650.000 –  gjashtëqind e pesëdhjetë mijë pjesëmarrës

Më 1 maj, në kodrat e Verrave të Llukës, pranë Deçanit, gjakmarrja u varros në një kuvend historik me 650.000 – gjashtëqind e pesëdhjetë mijë pjesëmarrës

iti 1990 u shpall zyrtarisht “Viti i pajtimit mbarëkombëtar” dhe njëkohësisht “Viti i Nënë Terezës”, motrës dhe nënës së paqes për mbarë botën dhe, në mënyrë të veçantë, për popullin shqiptar. Siç dihet, Nënë Tereza e Kalkutës lindi në vitin 1912, me emrin Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, në një familje shqiptare të Shkupit, në Maqedoni. Dimri kishte zgjatur tepër: që nga pesë shekujt e sundimit osman e deri te diktatura e Jugosllavisë monarkike dhe më pas asaj komuniste. Gjatë asaj periudhe, shqiptarët nuk kishin mbetur vetëm viktima të popujve sundues; edhe akulli i gjakmarrjes kishte sjellë dëmet dhe zinë e vet

Τζιανκάρλο Σαλβόλντι

E diel, 1 qershor 2014 – Fillimi nuk qe i lehtë, por brenda një muaji, në njëzet e gjashtë komuna të Kosovës – secila prej të cilave përfshinte shumë fshatra të mëdha – u krijuan në mënyrë spontane “këshillat e pajtimit”. Bëhej fjalë për një praktikë të parashikuar në Kanunin e Lekë Dukagjinit. Këshilli Qendror e kishte selinë në Prishtinë; detyra e këshillave ishte të hetonin dhe të hartonin listat e familjeve që ndodheshin në armiqësi: rastet e gjakmarrjes dhe çdo lloj tjetër konflikti, që nga fundi i sundimit osman e deri në atë kohë.

Për Pashkët e vitit 1990, ipeshkvi katolik Nikë Prela –  shumë i dashur edhe për myslimanët –  shkroi një letër baritore, në të cilën shprehte mbështetjen e tij të plotë për nismën, duke i bërë thirrje popullit dhe klerit që të angazhoheshin me gjithë qenien e tyre për paqen, në frymën e dashurisë dhe të faljes.

“Viti i pajtimit mbarëkombëtar”

“Sipas mendimit tim –  pohon profesor Çetta – arsyet që e favorizuan luftën kundër gjakmarrjes dhe për pajtimin janë katër: natyra njerëzore e propozimit, që synonte vendosjen e paqes ndërmjet njerëzve; fakti se ai vinte nga njerëzit më veprues e më të aftë, domethënë nga të rinjtë, intelektualët e të tjerë; pranimi i menjëhershëm nga populli; si dhe çasti historik kur ndodhi kjo ngjarje dhe domosdoshmëria e pajtimit për të krijuar një shoqëri pluraliste dhe demokratike.”

επίσης Ρουγκόβα, 1994: Οι Κοσοβάροι αγνοούνται από όλους, αλλά είναι ζωντανοί Συμπλήρωμα Πολιτισμού Ρουγκόβα, 1994: Οι Κοσοβάροι αγνοούνται από όλους, αλλά είναι ζωντανοί

Kur flitet për “pranimin e menjëhershëm nga populli”, natyrisht, nuk duhen anashkaluar vështirësitë që hasi kjo kthesë shekullore gjatë rrënjosjes së saj në popullin shqiptar të Kosovës, në jetën konkrete të çdo individi. Mëdyshjet e fillimit qenë të shumta dhe në disa shtresa shoqërore e kulturore u shfaq një kundërshtim i vetvetishëm.

“Dy kanë qenë –  vijon profesor Çetta – pengesat kryesore. E para ishte bindja kokëfortë se duheshin ruajtur traditat e sanksionuara nga Kanuni. Disa e ndiqnin këtë traditë me fanatizëm dhe ngurronin të përvetësonin një këndvështrim tjetër, më të lartë. Pengesa e dytë ishte arsyetimi i familjeve se e ushtronin gjakmarrjen, ngaqë dëshironin të paraqiteshin si besnike të traditës”.

Por kjo është e vështirë të shpjegohet: në rastin e parë mund të flitet për një ngurrim të mendjes, ndërsa në të dytin për një lloj droje shoqërore. Kishte raste të veçanta në të cilat vrasjet kishin ndodhur tridhjetë ose dyzet vjet më parë, ndërsa familjet –  si ato të vrasësve, ashtu edhe ato të viktimave që duhej të merrnin hak – jetonin në një gjendje shtypjeje dhe tensioni të vazhdueshëm.

Megjithatë, populli e përqafoi këtë nismë me entuziazëm. Shumë shpejt, sidomos gjatë Pashkëve katolike dhe Bajramit, festës kryesore islame, pranë kishave katolike dhe xhamive, në fshatra e qytete, në vende publike e private, në kodra e male dhe në vende historike, u kremtuan pajtimi dhe paqja.

Populli arriti ta kuptonte risinë: përballë shembjes së përgjithshme të sistemit komunist dhe degjenerimeve nacionaliste, të cilat tashmë po shfaqeshin si pasoja e tij më e dukshme, ai e kuptoi domosdoshmërinë për të vepruar. Kështu lindi ky proces përvetësimi të brendshëm, kjo lloj sprove e ndërgjegjes, ky “rrëfim publik” i së keqes shekullore të shqiptarëve.

Homazhet në nderim të presidentit Ibrahim Rugova (2 dhjetor 1944 – 21 janar 2006) më 26 tetor 2006, në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. (Foto: KOHA)

Vetëm në këtë mënyrë mund të arrihej paqja e vërtetë, liria, demokracia dhe kultura e dialogut, e faljes, e respektit të ndërsjellë dhe e bashkëpunimit ndërmjet popujve të ndryshëm.

Viti 1990 u shpall zyrtarisht “Viti i pajtimit mbarëkombëtar” dhe njëkohësisht “Viti i Nënë Terezës”, motrës dhe nënës së paqes për mbarë botën dhe, në mënyrë të veçantë, për popullin shqiptar. Siç dihet, Nënë Tereza e Kalkutës lindi në vitin 1912, me emrin Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, në një familje shqiptare të Shkupit, në Maqedoni.

Dimri kishte zgjatur tepër: që nga pesë shekujt e sundimit osman e deri te diktatura e Jugosllavisë monarkike dhe më pas asaj komuniste. Gjatë asaj periudhe, shqiptarët nuk kishin mbetur vetëm viktima të popujve sundues; edhe akulli i gjakmarrjes kishte sjellë dëmet dhe zinë e vet.

Por tani, në atë mars të vitit 1990, në një nga çastet më të errëta të historisë së Kosovës, kishte ardhur koha të vinte pranvera. Më 1 maj, në kodrat e Verrave të Llukës, pranë Deçanit, gjakmarrja u varros në një kuvend historik me 650.000 –  gjashtëqind e pesëdhjetë mijë pjesëmarrës.

“Vdiq duke përqafuar Krishtin”

E martë, 2 shtator 2014 – Kemi shqyrtuar mendimin, jetën dhe veprën e Ibrahim Rugovës, prijësit të një populli. Vdekja e tij e mbyll në dritë rrethin e përkryer të udhëtimit të tij njerëzor, politik dhe shpirtëror, i cili derdhet natyrshëm në përkushtimin ndaj mësuesit dhe frymëzuesit të tij të madh, “Princit të Paqes”. E përkufizoj me këtë shprehje, sepse i tillë ishte Krishti dhe me këtë emër e nderojnë edhe myslimanët. Prandaj, po e përmbyll duke sjellë një shkrim të Francesco  Battistinit, botuar në “Corriere della Sera” me rastin e vdekjes së Rugovës.

Rrëfyesi, Dom Gjergji, dhe fshehtësia e pagëzimit: “Vdiq duke përqafuar Krishtin”

– Dom Gjergji, tani a mund të thuhet se Rugova ishte kthyer në fenë e krishterë?

– Nuk e di nëse mund të thuhet. Është më mirë të mos e shkruani. Formulojeni kështu: nga ana kulturore dhe shpirtërore, ai ishte pranë besimit të krishterë.

– Por a është e vërtetë se ishte pagëzuar fshehurazi?

– Tashmë mendja dhe zemra e tij ishin thellësisht të krishtera. Sidoqoftë, edhe kjo është diçka për të cilën nuk pyetet dhe që nuk zbulohet: i përket vetëm ndërgjegjes së tij.

– A ishte rrëfyer?

– Le të themi se vuajtjen e tij ia kishte kushtuar Zotit dhe Nënë Terezës.

– Po përse nuk e bëni zyrtar këtë kthim në fenë e krishterë?

– Sepse ky është një çast i ndërlikuar për Kosovën. Mos harroni se ai ishte presidenti ynë; se kjo është një trevë me 98 për qind shqiptarë dhe se shumë shqiptarë deklarohen myslimanë.

Me shallin e tij të kaltër dhe ëndrrat për pavarësi, Ibrahim Rugova merr me vete në varr të fshehtën më të pathënë e, njëkohësisht, më të mirënjohur të Kosovës: pagëzimin e tij. Ishte një udhëtim besimi që e kishte çuar –  gjë e rrallë –  ta linte Islamin dhe të përqafonte Krishtin; të ndiqte po atë besim që ndiqte edhe armiku serb.

Dom Lush Gjergji, 56 vjeç, i shkolluar në Romë, famullitar në një fshat pranë Prishtinës dhe autor librash për shqiptaren e Kosovës, Nënë Terezën e Kalkutës, është prifti shqiptar që, që prej vitit 1980, e kishte shoqëruar Gandhin e Ballkanit në udhëtimin e tij shpirtëror dhe politik. Të gjithë e quajnë “rrëfyesi i presidentit”.

Në famullinë e Vitisë, ai është i emocionuar:

– Herën e fundit shkova ta takoja të hënën. Nuk dëshironte të shihte më askënd; nuk kishte më fuqi. Por, kur i thashë se kardinali Angelo Scola ndodhej për vizitë në Prishtinë, pranoi të bënte një përjashtim.

– A u takuan?

– Për njëzet minuta. Ishte diçka prekëse. Rugova po i shpjegonte gjendjen politike. Thoshte se përpjekja kryesore ishte qetësimi i gjendjes. Pastaj, befas, u përpoq të ngrihej: dëshironte të gjunjëzohej përpara kardinalit, por nuk mundi. Atëherë ia puthi unazën dhe tha: “E bëj këtë në shenjë përkushtimi ndaj Gjon Palit II, Benediktit XVI dhe ipeshkvit të Kosovës, i cili vdiq pak ditë më parë”.

Patriarku i Venedikut kishte mbetur thellësisht i prekur nga ky gjest:

– Ishte një përvojë e madhe dhe prekëse për mua – thotë sot Scola. – Ishte një njeri i madh. Do të doja të kisha aftësinë tuaj, të gazetarëve, për të shkruar atë që përjetova.

– Ai nuk do të varroset brenda një dite, siç e përcakton Kurani. Çfarë ceremonie mortore do të zhvillohet?

– Është e qartë se nuk do të jetë një funeral mysliman. Do të jetë një funeral shtetëror: testamenti i tij shpirtëror. Ai nuk kishte armiq. Përpiqej t’i kuptonte edhe kundërshtarët dhe munduesit e tij. “Herë pas here, dikush rrëshqet dhe duhet ta ndihmojmë të ngrihet sërish”, thoshte.

– A do të ketë kryq mbi varrin e tij?

– Nuk e di. Prej një muaji është përgatitur një varr në varrezat e Prishtinës. Ato janë varreza për njerëz të të gjitha besimeve.

Rugova dëshironte një katedrale kushtuar Nënë Terezës dhe i kishte kërkuar Papës Vojtila të vinte për ta bekuar. Në Ballkanin që po mbushej me xhami, ai përsëriste se besimi i parë i ushtruar në këto troje kishte qenë krishterimi, sepse Islami kishte mbërritur më vonë.

– Disa muaj më parë i vendosën një makinë-bombë. A kishte frikë?

– Jo. Udhëtimi i tij i besimit kishte nisur shumë vite më parë dhe, megjithatë, ai ishte zgjedhur gjithmonë. Shumë intelektualë shqiptarë po bëjnë të njëjtën rizbulim të identitetit të tyre historik dhe shpirtëror: ne vijmë nga Skënderbeu dhe nga Nënë Tereza. Nëse e mohojmë këtë, mohojmë vetveten.

– Por çfarë mendonte ai për Islamin?

– Nuk dëshiroi kurrë të shprehej: as për mirë, as për keq.

– Largohet nga skena në një çast të ndërlikuar. Pacolli, njeriu i çështjes “Russiagate”, thotë se sëmundja e tij ishte disi e ngjashme me atë të Sharonit në Izrael...

– Sharoni? Më mirë të thoni Moisiu! Ai vdiq pak para se të shihte Tokën e tij të Premtuar, më në fund të lirë.

επίσης Ο κόσμος είναι τυφλός στην ειρηνική αντίσταση και τον Ρουγκόβα Συμπλήρωμα Πολιτισμού Ο κόσμος είναι τυφλός στην ειρηνική αντίσταση και τον Ρουγκόβα

Francesco Battistini

Autor: Salvoldi, Giancarlo. Redaktor: Leonardi, Enrico. Burimi: CulturaCattolica.it. Nga italishtja: Enik Pogaçe. Përgatiti për botim: Bejtullah Destani.