KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Συμπλήρωμα Πολιτισμού

Πρίλεπ, 1900: Μουσουλμάνοι Αλβανοί συγχωνεύονται με Τούρκους, Χριστιανοί με Σλάβους και Έλληνες

Πρίλεπ, αρχές 20ού αιώνα

Πρίλεπ, αρχές 20ού αιώνα

Lidhur me gjendjen e popullsisë Haxhi Vasileviq ka shkruar se “në vitin 1900 Prilepi i ka 18 mijë banorë. Prej tyre shumica janë të krishterë dhe të tjerët janë banorët turq”, por sipas këtij autori shumica e banorëve turq në fakt janë “shqiptarë të turqizuar” e jo turq! “Në qytete është vështirë të bëhet dallimi midis shqiptarëve dhe turqve, pasi familjet shqiptare myslimane me të shpërngulur në qytete shkrihen në turq, ashtu siç shkrihen familjet e krishtera shqiptare në sllavë apo grekë”, ka saktësuar ky autor

Se shqiptarët ortodoksë të Manastirit, Prilepit, Krushevës dhe zonave përreth ishin në pikën e hallit ka dëshmuar edhe studiuesi bullgar Vasil Kënçov (Васил Кънчов 1862 – 1902).

“Shqiptarë ortodoksë ka në fushën e Nizhës. Po ashtu shqiptarë të krishterë ka edhe në Krushevë, por që në të dyja vendet ata tashmë janë vllahizuar”, ka shkruar Kënçov në prag të vitit 1900. Ndërsa tashmë edhe numri i banorëve të Krushevës kishte filluar të binte me shpejtësi. Nga 12 mijë banorë sa ishin në vitin 1889, numri kishte rënë në 9 mijë e 350 banorë. Ndërsa sipas këtij autori në vitin 1900 në Krushevë akoma kishin mbetur 400 shqiptarë apo 80 shtëpi.

Faktorët që kanë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së shqiptarëve ortodoksë të Maqedonisë, përfshirë edhe ata të Krushevës në radhë të parë janë mungesa e shkollave shqipe, më pastaj ndikimi që kishat e huaja e kishin zgjeruar mbi shqiptarët ortodoksë dhe në fund vetë Kënçovi i ka bërë të njohura drejtimet e migrimit të shqiptarëve ortodoksë, së paku të atyre që kishin shtegtuar drejt viseve të ndryshme të Bullgarisë së atëhershme.

“Në kufijtë e Maqedonisë, shqiptarët nuk kanë shkolla kombëtare”

“Në kufijtë e Maqedonisë, shqiptarët nuk kanë shkolla kombëtare. Ndërsa shqiptarët ortodoksë të Krushevës, të rrethit të Lerinit, si dhe shqiptarët në Manastir dhe Selanik, e pranojnë pushtetin kishtar grek dhe i vijojnë shkollat greke, në anën tjetër shqiptarët ortodoksë të krahinës së Rekës e pranojnë pushtetin kishtar bullgar dhe i vijojnë shkollat bullgare”, ka precizuar ky autor duke shtuar se “një valë e shqiptarëve ortodoksë kanë ikur dhe janë vendosur në Samokov në krahinën e Dupnicës (gjatë periudhës së pushtetit komunist Stanke Dimitrov – S. L.) bile në Banjën e Dupnicës janë vendosur mbi 30 shtëpi shqiptare. Po ashtu familje shqiptare ortodokse janë vendosur edhe në krahinën e Qystendilit. Qysh në gjysmë të shekullit XIX në fshatin Vërbjan të këtij qyteti ishin 100 shtëpi shqiptare, tani (viti 1900 – S. L.) aty kanë mbetur vetëm 40 shtëpi.

επίσης Έτος 1889: Κρούσεβο με 160 αλβανικά σπίτια Συμπλήρωμα Πολιτισμού Έτος 1889: Κρούσεβο με 160 αλβανικά σπίτια

Në kohën kur studimi i Vasil Kënçovit “Maqedonia – Etnografia dhe statistika” kishte arritur në duart e lexuesve të paktë, në Prilep si nëpunës arriti bujanocasi Jovan Haxhi Vaslijeviq (1866 – 1948). “Duke iu falënderuar politikës së përkushtuar të kryetarit të Këshillit të Ministrave dhe ministrit të Çështjeve të Jashtme, Gjorgje S. Simiqit, në vitin 1897, kur akoma isha student në Universitetin e Vjenës në pushimin e vitit 1897 e vizitova Prilepin dhe rrethinat e këtij qyteti. Më pastaj në vitin 1900, si nëpunës i konsullatës së Serbisë në Manastir m’u dha rasti që edhe për herë të dytë ta vizitoja Prilepin. Me këtë rast aty bile e kalova festën e Shën Gjergjit dhe më pastaj i kalova disa ditë edhe duke e vizituar rrethinën e Prilepit”, ka shkruar ai.

Lidhur me gjendjen e popullsisë Haxhi Vasileviq ka shkruar se “në vitin 1900 Prilepi i ka 18 mijë banorë. Prej tyre shumica janë të krishterë dhe të tjerët janë banorët turq”, por sipas këtij autori shumica e banorëve turq në fakt janë “shqiptarë të turqizuar” e jo turq! “Shqiptarët janë të vendosur kryesisht nëpër fshatrat malore. Ndërsa në qytete është vështirë të bëhet dallimi midis shqiptarëve dhe turqve, pasi familjet shqiptare myslimane me të shpërngulur në qytete shkrihen në turq, ashtu siç shkrihen familjet e krishtera shqiptare në sllavë apo grekë. Të krishterët janë të vendosur në pjesën juglindore të Prilepit, ndërsa myslimanët në atë veriperëndimore”, ka saktësuar ky autor. Përkundër që e ka vizituar Krushevën, Haxhi Vasileviq nuk ka shkruar asgjë për gjendjen e ortodoksëve shqiptarë.

“Rruga Prilep – Krushevë kalon nëpër rrafshinën e Prilepit. Zgjat 5 – 6 orë. Për të arritur në Krushevë duhet të kalohet nëpër fshatrat Kojnare, Vërbjan dhe Krivogashtanë dhe prej këtij fshati të fundit hyhet në kazanë e Krushevës”. Pra, ai e ka përmendur fshatin Vërbjan por pa dhënë sqarime të mëtutjeshme se në ç’drejtim ishin larguar vërbjanasit.

Kryengritja e Ilindenit në vitin 1903 dhe rënia e rëndësisë së Krushevës

Siç dihet nga e kaluara, njëra ndër ngjarjet e rëndësishme në të cilën është përfshirë Kruesheva dhe krushevasit është “Kryengritja e Ilindenit”. Bile për të qenë më të qartë mund të themi se mjaftuan dhjetë ditë (2 – 12 gusht 1903) që jeta në Krueshevë të mos jetë më kurrë si më parë. Kuptohet se një pësim i tillë i kësaj qendre erdhi si pasojë e angazhimit të drejtpërdrejtë të banorëve vendas në kryengritje, përfshirë edhe shqiptarët ortodoksë. Shuarja e kryengritjes iu besua Bahtiar pashës. Fatkeqësisht “Kryengritja e Ilindenit i gjeti shqiptarët në dy krahët, në anën e organizatorëve të kryengritjes dhe të mobilizuar e të vendosur nën urdhrat e Bahtiar pashës, i cili e shkretoi Krushevën.

Dhe e ëma Zoica tashmë të birit po ia rrëfente përrallën e radhës të titulluar “Një plak dhe një plakë”:

“Ishte një plak dhe një plakë që nuk kishin as vajzë e as djalë. Ata iu lutën Perëndisë që t’iu dhuronte diçka. Dhe Perëndia ua dhuroi atyre një dhi. Një ditë kur plaka ishte duke larë rrobat në lumë dhia i tha: m’i vendos rrobat në brirë! Ajo i mori rrobat në brirë dhe shkoi për t’i larë në lumë. Më pastaj i hodhi rrobat në tokë dhe u zhvesh deri në lëkurë! Ndërsa e hoqi lëkurën, trupi i saj shkëlqente sikur të kishte rënë dielli. Pasi i lau rrobat, i mori dhe u kthye në shtëpi. Por kur ajo ishte duke i larë rrobat në lumë, andej pari kaloi djali i mbretit. Kur ai e pa se rrezet e diellit shkëlqenin në lumë, u kthye dhe shkoi te plaka. Djali i mbretit i tha plakës ‘unë erdha që të më japësh për nuse mbesën tënde’. Plaka iu përgjigj: ‘Unë nuk kam vajzë, e kam vetëm një dhi’. Djali i mbretit ia ktheu se ‘unë mbetem i kënaqur, edhe nëse mbesa jote është dhi’. Kështu plaka ia dha dhinë. Pasi djali i mbretit e mori për nuse dhinë, e futi atë në dhomën e tij dhe kur ia hoqi lëkurën dhisë u shfaq një fëmijë dhe bërtiti: ‘Dhoma shndrit shumë’. Duke e ditur djali i mbretit bërtiti; heshtje! Më pastaj ata së bashku u ftuan që të shkonin në një dasmë – pra djali i mbretit me nusen e tij. Kur u nisën nusja e hoqi lëkurën dhe e la në shtëpi dhe prapë trupi i saj shkëlqeu si dielli. Kur mbërritën në dasmë, fillimisht qëndruan ulur por më vonë filluan të vallëzonin. Në një çast, sa ishin duke vallëzuar nusja filloi të bërtiste: ‘Oh e mjera unë këmbët, oh qyqja unë, koka!’ kjo ndodhi në kohën kur vjehrra në shtëpi e kishte hedhur lëkurën e saj në zjarr! Dhe porsa u dogj lëkura e saj edhe nusja vdiq. Pastaj djali i mbretit u kthye në shtëpi dhe duke ditur që e ëma e kishte djegur lëkurën, e vrau atë.”

Shpërbërja e shqiptarëve krushevas

Në vitin 1913, në Krushevë kishin mbetur vetëm 7 mijë 984 banorë ndërsa tre vjet më vonë gjegjësisht në vitin 1916, numri i banorëve ishte zvogëluar për 2 mijë e 730 dhe tani në këtë qytet ishin regjistruar 5 mijë e 254 banorë.

Në rënien e numrit të popullsisë megjithatë rrënjët shqiptare në Krushevë mund të kërkoheshin në familjet tashmë të vllahizuara të Borjarëve, Peremtasëve, Drekëve, Kovaçëve, Gegëve, Nashkovëve, Kolë Bakallëve, Bozdëve, Toçillëve, Andrejkëve dhe Gogolajve (Gogolski).

επίσης Έτος 1873: Κληροδοτήματα της Αλβανίδας Ζόικα Μάλλου από το Κρούσεβο Συμπλήρωμα Πολιτισμού Έτος 1873: Κληροδοτήματα της Αλβανίδας Ζόικα Μάλλου από το Κρούσεβο

Rënia e numrit të banorëve në Krueshevë kishte vazhduar me të madhe edhe gjatë kohës së Mbretërisë Serbo–Kroato – Sllovene 1918 – 1929. Sipas regjistrimit të vitit 1921 në qendrën e rrethit pra në Krueshevë kishin mbetur vetëm 3 mijë e 831 banorë dhe guximin për të mos e fshehur identitetin e tyre kombëtar në këtë qytet e kishin pasur vetëm 7 shqiptarë, ndërsa si vllahë ishin deklaruar 1 mijë e 691 banorë. Pra, siç shihet numri i banorëve në Krueshevë ishte zvogëluar në mbi 300 për qind! Ndërsa sa i përket përkatësisë gjuhësore duke u mbështetur në të njëjtin regjistrim “në rrethin e Krushevës prej 20 mijë 618 banorëve, myslimanë ishin deklaruar 1 mijë e 402, ndërsa 1 mijë e 202 prej tyre si gjuhë amtare e kishin shqipen, kundrejt 1 mijë e 699 banorëve që flisnin vllahisht. Prej 968 banorëve të Buçinit si pjesë të rrethit të Krushevës, 394 flisnin shqip, ndërsa 429 ishin të deklaruar myslimanë, kështu që 3 prej tyre flisnin turqisht. Fshat tjetër i këtij rrethi ku flitej shqip ishte edhe Sellca me 632 banorë, prej të cilëve 353 ishin deklaruar myslimanë, ndërsa shqip flisnin vetëm 313”. Edhe në rrethin më të madh atë të Prilepit gjendja kishte ndryshuar jo në të mirë. Ky rreth “numëronte gjithsej 45 773 banorë, prej tyre 8 mijë e 54 ishin deklaruar myslimanë dhe vetëm 1 mijë e 817 flisnin shqip, ndërsa 5 mijë e 473 si gjuhë amtare e kishin zgjedhur turqishten. Vendbanimi më i madh shqiptar në rrethin e Prilepit sipas regjistrimit të vitit 1921 ishte Braillova ku prej 2 mijë e 671 banorëve, 1 mijë e 56 flisnin shqip, më pastaj Nebrigova ku prej 2 mijë e 617 banorëve, 697 flisnin shqip dhe prej 698 banorëve myslimanë vetëm njëri prej tyre akoma nuk kishte hequr dorë prej turqishtes. Por, fatkeqësisht në vetë Prilepin prej 18 mijë 508 banorëve edhe pse 4 mijë e 74 prej tyre ishin deklaruar myslimanë, shqip flisnin vetëm 59 banorë!”

Në kërkim të rrënjëve të krushevasve të dikurshëm autori D. J. Popoviq ka dëshmuar se në vitet e njëzeta dhe të tridhjeta të shekullit XX, krueshevasit ishin shpërndarë gjithandej në Serbi, Bullgari, Rumani e Greqi. Sipas tij “në Shkup kishte 2 mijë – 2 mijë e 500 banorë nga Krusheva, në Manastir rreth 2 mijë, në Beograd rreth 1 mijë, në kryeqendrën bullgare Sofje 1 mijë, në Rumani 1 mijë, në Selanik 400, në Egjipt 200, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 200 dhe në shtete tjera të botës me origjinë nga Krusheva ishin rreth 2 mijë banorë”.