KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Συμπλήρωμα Πολιτισμού

Αγκάθια/Τσιμπήματα

Επειδή το τριαντάφυλλο είναι όμορφο παρά τα αγκάθια. Είναι απλώς ένα τριαντάφυλλο. Με την ομορφιά και την προστασία του. Με το άρωμά του και τον φόβο του. Με την επιθυμία του να αγαπηθεί και τον παράξενο τρόπο του να αναζητά αυτή την αγάπη.

Επειδή το τριαντάφυλλο είναι όμορφο παρά τα αγκάθια. Είναι απλώς ένα τριαντάφυλλο. Με την ομορφιά και την προστασία του. Με το άρωμά του και τον φόβο του. Με την επιθυμία του να αγαπηθεί και τον παράξενο τρόπο του να αναζητά αυτή την αγάπη.

Çfarë ndodh kur një plagë e vjetër fillon të vendosë rregullat për një jetë të re? Atëherë mbrojtja fillon të bëhet burg. Dhe kështu letërsia bëhet më e bukur. Sepse personazhet më interesantë nuk janë ata që nuk kanë therra. Janë ata që duhet të mësojnë kur t’i përdorin dhe kur t’i ulin “shpatat”. Djali im atë ditë nuk dinte asgjë nga këto, dhe akoma s’i di. Ai kishte vetëm një therrë në këmbë. Dhe kjo është bukuria e pyetjes së tij. Ai pyeti për një therrë. Unë dëgjova një pyetje për jetën

Një ditë, duke ecur pasdite në Parkun e Taukbahçes, djalit tim i hyri një therrë në këmbë. Filloi të qajë.

U ula pranë tij, ia pashë këmbën, ia hoqa therrën dhe prita derisa të qetësohej. Më pyeti shumë i inatosur se pse janë kriju therrat?

Nuk dita si t’i përgjigjem. I thashë se më duhet ta mendoj dy ditë. Më tha okay (duke shfryrë) dhe u qetësua e vazhdoi lojën.

Nuk e di pse, por pyetjet e fëmijëve shpesh duken më të vogla se përgjigjet që kërkojnë. Mund t’i thuash se therrat janë një mënyrë e bimëve për t’u mbrojtur.

Mund t’ia shpjegosh natyrën.

Mund t’i tregosh se disa bimë kanë zhvilluar struktura të tilla për të mos u ngrënë, për ta mbrojtur veten.

Dhe përgjigjja do të ishte e saktë. Por jo e mjaftueshme.

Sepse unë, sapo e dëgjova pyetjen, nuk mendova më për bimët. Mendova për njerëzit.

Për mënyrën se si edhe ne, diku gjatë rrugës, fillojmë të krijojmë gjemba apo therra. Letërsia është marrë kaq shumë me lulet.

Lulja është një prej figurave më të vjetra të bukurisë, ndërsa gjembi është një prej figurave më të vjetra të mbrojtjes.

Dhe pastaj vjen një libër si “Princi i Vogël” dhe i vendos të dyja bashkë. Një trëndafil.

I bukur. I brishtë.

Por me therra.

Dhe sa më shumë e mendon, aq më pak të duket e çuditshme. Sepse trëndafili është i bukur pavarësisht therrave.

Është thjesht trëndafil.

Me bukurinë dhe mbrojtjen e vet. Me aromën dhe frikën e vet.

Me dëshirën për t’u dashur dhe me mënyrën e vet të çuditshme për ta kërkuar atë dashuri. Saint-Exupéry nuk po na tregonte vetëm një histori për një djalë të vogël dhe një lule.

Po na tregonte diçka për ne.

Për njerëzit që duam dhe që ndonjëherë na duken të vështirë. Për ata që na afrohen me butësi dhe pastaj na lëndojnë.

Për ata që kanë therra jo sepse duan të na lëndojnë, por sepse kanë frikë se mos lëndohen. Dhe sa herë që ndodhin këto, e bëjmë një gabim shumë njerëzor,

e shohim therrën dhe harrojmë lulen.

Në jetë themi:

“Ky është i ftohtë.” “Ky është i vështirë.”

“Ky nuk lejon askënd të afrohet”, me demek ky ka shumë therra. Shkrimtari (dhe ai që e do shkrimin) pyet:

Γιατί;

Çfarë ka ndodhur para se të bëhej kështu? Kush e ka lënduar?

Çfarë po mbron?

Çfarë ka frikë se mos e humb?

Dhe papritur personazhi që në fillim na dukej i vrazhdë bëhet njeri. Kjo është arsyeja pse lexojmë.

Jo vetëm për të njohur personazhet.

Por për të mësuar se njerëzit janë gjithmonë më të mëdhenj se versioni i tyre që shohim nga jashtë.

Edhe letërsia jonë është plot me njerëz që mbajnë diçka brenda vetes. Njerëz që nuk dinë ta thonë dhimbjen drejtpërdrejt.

Prandaj e kthejnë në heshtje. Në krenari.

Në inat.

Në largim.

Në një derë që mbyllet.

Në një fjalë që nuk thuhet. Në një udhëtim.

Në një pritje.

Në një këngë.

Në një mesazh që nuk dërgohet kurrë.

Ndoshta gjembat nuk janë gjithmonë të dukshme. Disa rriten brenda nesh.

Dhe këto janë më të rrezikshmet. Sepse nuk e di kur i ke krijuar.

Ndoshta një ditë dikush të ka thënë diçka.

Ndoshta ke dashur dikë dhe nuk të ka dashur. Ndoshta ke besuar dhe të kanë zhgënjyer.

Ndoshta ke kërkuar ndihmë dhe askush nuk ka ardhur.

Dhe një ditë e kupton, nëse arrin ta kuptosh, se nuk po sillesh më si dikur. Nuk po afrohesh më.

Nuk po beson më.

Nuk po tregon më.

Ke filluar të kesh therra.

Por këtu është edhe pyetja tjetër.

Nëse therrat na mbrojnë, a duhet t’i mbajmë përgjithmonë? Kjo më duket shumë më e vështirë.

Sepse në fillim gjembi mund të jetë i domosdoshëm. Na duhet për të mbijetuar.

Por çfarë ndodh kur rreziku kalon?

Çfarë ndodh kur personi që na lëndoi nuk është më aty, por ne vazhdojmë të mbrohemi prej të gjithëve?

Çfarë ndodh kur një plagë e vjetër fillon të vendosë rregullat për një jetë të re? Atëherë mbrojtja fillon të bëhet burg.

Dhe kështu letërsia bëhet më e bukur.

Sepse personazhet më interesantë nuk janë ata që nuk kanë therra.

Janë ata që duhet të mësojnë kur t’i përdorin dhe kur t’i ulin “shpatat”. Djali im atë ditë nuk dinte asgjë nga këto, dhe akoma s’i di.

Ai kishte vetëm një therrë në këmbë. Dhe kjo është bukuria e pyetjes së tij. Ai pyeti për një therrë.

Unë dëgjova një pyetje për jetën. Ai donte të dinte pse ekzistojnë.

Unë fillova të mendoj pse i krijojmë.

Dhe kjo është ajo që bën letërsia me ne. Një fëmijë pyet:

“Pse janë kriju therrat?”

Një shkrimtar e dëgjon këtë pyetje dhe shkruan një libër.

Një lexues e lexon pas shumë vitesh dhe mendon për dikë që e ka dashur. Dikush tjetër mendon për veten.

Dikush për nënën.

Dikush për babanë.

Dikush për një mik që është larguar.

Dikush për një njeri që e ka dashur shumë, por nuk ka ditur si t’i afrohet. Dhe kështu një therrë në këmbën e një fëmije bëhet, për pak çaste, letërsi. Kjo është arsyeja pse vazhdojmë të shkruajmë.

Sepse gjërat e mëdha nuk fillojnë gjithmonë me pyetje të mëdha. Ndonjëherë fillojnë me një fëmijë që qan në një park.

Me një therrë të vogël në këmbë.

Dhe me një pyetje për të cilën, edhe pse je rritur, ende nuk e di përgjigjen. Prishtinë, më 15 shtator 2026