KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Showbiz

Ο Τράβις Κέλσι για τον γάμο του με την Τέιλορ Σουίφτ: Ήταν η καλύτερη νύχτα της ζωής μου

Travis Kelce dhe Taylor Swift

Travis Kelce dhe Taylor Swift

Φωτογραφία: Associated Press

Sportisti i njohur Travis Kelce ka folur për herë të parë publikisht për martesën e tij me këngëtaren Taylor Swift, duke e cilësuar dasmën si “natën më të bukur të jetës sime”, ka shkruar BBC.

Çifti u martua më 3 korrik në “Madison Square Garden”, në New York, në një ceremoni luksoze dhe të mbajtur në privatësi. Dasma u udhëhoq nga aktori dhe komediani, Adam Sandler dhe në të morën pjesë shumë emra të njohur të Hollywoodit.

“Ishte shumë bukur të realizoja një ëndërr të fëmijërisë, të martohesha në atë vend, në tempullin e sportit”, ka thënë Kelce gjatë një interviste në kampin stërvitor të Kansas City Chiefs.

Ai ka falënderuar të gjithë të ftuarit dhe e përshkroi dasmën si “një natë të çmendur” dhe “perfekte”. Kelce gjithashtu iu referua Swiftit publikisht si “gruaja ime”, për herë të parë.

“Nuk mund t’i falënderoj mjaftueshëm pronarët e ‘Madison Square Garden’ që na dhanë mundësinë ta bënim këtë në mënyrë private. Ishte perfekte”, ka thënë ai.

επίσης Η Τέιλορ Σουίφτ θέλει να κάνει παιδιά Showbiz Η Τέιλορ Σουίφτ θέλει να κάνει παιδιά

Kelce bëri edhe shaka për temperaturat e larta gjatë dasmës, duke thënë: “Kondicioneri po punonte fort”, në një referencë ndaj valës së të nxehtit që kishte përfshirë SHBA-në.

Pas një vere të mbushur me emocione, Kelce është rikthyer te futbolli amerikan dhe thotë se ka ende shumë dashuri për sportin.

“Dua të dal në fushë dhe t’i dëshmoj vetes se mund të luaj në një nivel më të mirë se vitin e kaluar”, ka thënë ai.

Për të, futbolli mbetet një pjesë e rëndësishme e jetës.

επίσης Η σχέση της Taylor Swift και του Travis Kelce δοκιμάζεται Showbiz Η σχέση της Taylor Swift και του Travis Kelce δοκιμάζεται

“Kjo do të jetë gjithmonë streha ime”, ka thënë ai.

Kelce, i cili mbush 37 vjeç në muajin tetor, ka fituar tre “Super Bowl” me Kansas City Chiefs. Edhe pse e ardhmja e tij në sport mbetet e pasigurt, ai nuk ka dhënë ende asnjë sinjal të qartë se kur do të tërhiqet.