---
description: Këngëtarja e mirënjohur, Taylor Swift do të bëhet kantautorja e dytë më e re në histori që futet në “Songwriters Hall of Fame”, duke u renditur menjëherë pas ar
title: Taylor Swift kantautorja e dytë më e re në histori që futet në “Songwriters Hall of Fame”
image: https://resources.koha.net/images/2026/January/22/aab8c9b6-7e46-4696-b1f5-77fe012ba7d4.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Showbiz

# Taylor Swift kantautorja e dytë më e re në histori që futet në “Songwriters Hall of Fame”

![Taylor Swift](https://resources.koha.net/images/2026/January/22/aab8c9b6-7e46-4696-b1f5-77fe012ba7d4.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Taylor Swift

Foto: Associated Press

- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi [![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/vita-abrashi-kajtazi/articles)
- 22 janar 2026 10:55
- Shpërndaje në:

- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi ![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 22 janar 2026 10:55
- Shpërndaje në:

Këngëtarja Taylor Swift do të bëhet kantautorja e dytë më e re në histori që futet në “Songwriters Hall of Fame”, duke u renditur menjëherë pas artistit, Stevie Wonder, i cili ishte vetëm 33 vjeç kur u nderua në vitin 1983.

Lajmi u konfirmua të mërkurën nga vetë organizata, ka raportuar [The Guardian.](https://www.theguardian.com/music/2026/jan/21/taylor-swift-songwriters-hall-of-fame#:~:text=Taylor%20Swift%20becomes%20second%2Dyoungest%20ever%20named%20to%20Songwriters%20Hall%20of%20Fame,-Pop%20star%20to&text=Taylor%20Swift%2C%2036%2C%20will%20become,the%20organization%20announced%20on%20Wednesday.)

36-vjeçarja, fituese e 14 çmimeve “Grammy”, konsiderohet si një nga figurat më të rëndësishme të shkrimit të këngëve në muzikën moderne dhe ky vlerësim e vendos atë përkrah autorëve më të mëdhenj të disa brezave.

Swift do të nderohet së bashku me artistë si Alanis Morissette, Kenny Loggins, si dhe anëtarët e grupit “Kiss”, Paul Stanley dhe Gene Simmons.

Ceremonia e pranimit do të mbahet më datën 11 të muajit qershor këtë vit, në hotelin Marriott Marquis në New York, u njoftua gjatë emisionit CBS Mornings.

[Edhe ![Taylor Swift bëhet artistja më e vlerësuar me çmime në historinë e MTV VMA](https://resources.koha.net/images/2026/September/28/49fb1d6b-c134-4341-8c79-bc1efc0936a3.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 28 sht 2026 Taylor Swift bëhet artistja më e vlerësuar me çmime në historinë e MTV VMA](https://www.koha.net/showbiz/taylor-swift-behet-artistja-me-e-vleresuar-me-cmime-ne-historine-e-mtv-vma)

“Janë njerëz që kanë shkruar fjalë për fjalë kolonën zanore të jetës sonë. Këngët me të cilat kërcejmë, qajmë dhe shpërthejmë nga energjia”, tha korrespondenti i kulturës Anthony Mason në CBS Mornings, para se të shpallte emrat e të përzgjedhurve.

“Songwriters Hall of Fame” u themelua në vitin 1969 dhe ka si kriter që kantautorët të kenë një katalog të rëndësishëm këngësh dhe  duhet të kenë kaluar të paktën 20 vjet nga publikimi i parë komercial i një kënge.

Swift, e njohur për hitin “Bad Blood”, ka fituar katër herë çmimin “Grammy” për albumin e vitit.

Publikimi i saj më i fundit, “The Life of a Showgirl”, ka shënuar shitjet më të larta të javës së parë në historinë moderne të muzikës, sipas Billboard, bazuar në të dhënat e kompanisë Luminate që monitoron shitjet muzikore.

Në muajin maj të vitit 2025, këngëtarja ka njoftuar se kishte blerë të drejtat e muzikës së saj, duke rimarrë zyrtarisht pronësinë e të gjitha regjistrimeve origjinale, përfshirë gjashtë albumet e para të karrierës.

[Edhe ![Forbes shpall Taylor Swiftin muzikanten më të pasur ndonjëherë](https://resources.koha.net/images/2025/December/24/0f440b93-6ef5-457b-885f-20de9f9fd0af.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 5 qer 2026 Forbes shpall Taylor Swiftin muzikanten më të pasur ndonjëherë](https://www.koha.net/showbiz/forbes-shpall-taylor-swiftin-muzikanten-grua-me-te-pasur-ndonjehere)

Po atë vit, turneu rekord “Eras” u shndërrua në një film koncerti dhe në një seri dokumentare me gjashtë pjesë në Disney+, që pasqyron suksesin e jashtëzakonshëm të këtij turneu.

Ndërkohë, albumi i saj i vitit 2024, “The Tortured Poets Department”, ka debutuar në vendin e parë të renditjes Billboard 200 dhe ka shitur ekuivalentin e rreth 8 milionë albumeve vetëm në SHBA, sipas të dhënave të Luminate.

[#taylor swift](https://www.koha.net/tag/taylor-swift) [#songwriter hall of fame](https://www.koha.net/tag/songwriter-hall-of-fame) [#The Life of a Showgirl](https://www.koha.net/tag/the-life-of-a-showgirl)

Artikuj të ngjashëm

- [![Taylor Swift paditet për shkelje të markës tregtare nga një artiste në Las Vegas](https://resources.koha.net/images/2025/October/08/2d8c788a-7275-49bb-87f6-0eb32dd399ca.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 31 mar 2026 Taylor Swift paditet për shkelje të markës tregtare nga një artiste në Las Vegas](https://www.koha.net/showbiz/taylor-swift-paditet-per-shkelje-te-markes-tregtare-nga-nje-artiste-ne-las-vegas)
- [![Taylor Swift nuk shqetësohet nga reagimet për albumin e saj të ri](https://resources.koha.net/images/2025/October/08/2d8c788a-7275-49bb-87f6-0eb32dd399ca.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 8 tet 2025 Taylor Swift nuk shqetësohet nga reagimet për albumin e saj të ri](https://www.koha.net/showbiz/taylor-swift-nuk-shqetesohet-nga-reagimet-e-perziera-per-albumin-e-saj-te-ri-showgirl)
- [![Filmi promocional i albumit të Taylor Swift grumbullon 33 milionë dollarë](https://resources.koha.net/images/2025/September/22/1b2b058c-2d7c-48cb-85f1-6417b74874e1.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 6 tet 2025 Filmi promocional i albumit të Taylor Swift grumbullon 33 milionë dollarë](https://www.koha.net/showbiz/filmi-promocional-i-albumit-te-taylor-swift-grumbullon-33-milion-dollar)

[Futboll.]() [Muçi del fitues përballë Alitit e Hadërgjonajt](https://www.koha.net/futboll/muci-del-fitues-perballe-alitit-e-hadergjonajt)

[Luftarake.]() [Bullgari Rumenov, fitues i turneut të boksit “Adem Jashari”](https://www.koha.net/luftarake/bullgari-rumenov-fitues-i-turneut-te-boksit-adem-jashari)

[Arbëri.]() [Nga nesër ndërprehen linjat e trenave për shkak të grevës](https://www.koha.net/arberi/nga-neser-nderprehen-linjat-e-trenave-per-shkak-te-greves)

[Futboll.]() [Unitedi pranon dy gola për katër minuta](https://www.koha.net/futboll/unitedi-pranon-dy-gola-per-kater-minuta)

[Futboll.]() [Lille nuk e lë PSG-në të shkëputet në krye](https://www.koha.net/futboll/lille-nuk-e-le-psg-ne-te-shkeputet-ne-krye)

[Luftarake.]() [Kosova fiton medalje të artë në Ballkanikun e karatesë](https://www.koha.net/luftarake/kosova-fiton-medalje-te-arte-ne-ballkanikun-e-karatese)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Taylor Swift kantautorja e dytë më e re në histori që futet në “Songwriters Hall of Fame”","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/showbiz/taylor-swift-kantautorja-e-dyte-me-e-re-ne-histori-qe-futet-ne-songwriters-hall-of-fame","datePublished":"2026-01-22T10:55:00+01:00","dateModified":"2026-07-11T08:15:06+02:00","articleSection":"Showbiz","wordCount":425,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Këngëtarja e mirënjohur, Taylor Swift do të bëhet kantautorja e dytë më e re në histori që futet në “Songwriters Hall of Fame”, duke u renditur menjëherë pas ar","url":"https://www.koha.net/showbiz/taylor-swift-kantautorja-e-dyte-me-e-re-ne-histori-qe-futet-ne-songwriters-hall-of-fame","keywords":"taylor swift, songwriter hall of fame, The Life of a Showgirl","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/January/22/aab8c9b6-7e46-4696-b1f5-77fe012ba7d4.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
