KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Showbiz

Κατασκοπεία, δύναμη και μυστικά στη σειρά "Black Doves 2"

Black Doves 2

Seriali i popullarizuar i Netflixit, i krijuar nga Joe Barton, “Black Doves” po rikthehet me sezonin e dytë.

Keira Knightley dhe Ben Whishaw rikthehen në rolet e kryepersonazheve Helen dhe Sam, dy spiunë për organizatën klandestine të mercenarëve “Black Doves”.

Në sezonin e dytë, Helena vazhdon të punojë për punëdhënësin e saj – organizatën sekrete që tregton informacione – ndërkohë që rrit dy fëmijët me Wallace Webbin. Bashkëshorti i saj po përgatitet për postin e radhës politik, atë të kryeministrit të Britanisë së Madhe, duke e sjellë Helenën shumë më pranë qendrës së pushtetit sesa ka qenë ndonjëherë më parë. Megjithatë, ajo përballet me një problem kur Reed zhduket. E gjendur sërish në telashe, Helena i drejtohet mikut të saj më të ngushtë, vrasësit elitar Sam, por ai ndodhet në një periudhë të vështirë të jetës së tij.

Me role në serial rikthehen gjithashtu Sarah Lancashire, Andrew Buchan, Gabrielle Creevy, Ella Lily Hyland dhe Kathryn Hunter. Kurse kastës i janë shtuar edhe emra të rinj si Ambika Mod, Babou Ceesay, Sam Riley dhe Neve Campbell.

“Black Doves 2” e shënon premierën në Netflix më 5 nëntor.