---
description: Këngëtarja me famë botërore, me prejardhje latine, Shakira, ka thënë se albumi i saj i ri “Las Mujeres Ya No Lloran”, është transformim i dobësive
title: "Shakira flet rreth ndjenjave pas ndarjes nga Pique: &quot;Albumi i ri mi transformoi dobësitë në forcë&quot;"
image: https://resources.koha.net/images/2024/March/26/3d941d12-bce7-46cc-b147-ce24639cd953.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

"Las Mujeres Ya No Lloran"

# Shakira thotë se albumi i saj i ri është transformim i dobësive në forcë

![Shakira](https://resources.koha.net/images/2024/March/26/3d941d12-bce7-46cc-b147-ce24639cd953.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Associated Press

- 26 mars 2024 15:34
- Shpërndaje në:

![](https://www.koha.net/assets/icons/Red_String.svg)

“Prioritet për mua ishte shtëpia ime, familja ime. Besoja në frazën ‘derisa vdekja të na ndajë’”

- 26 mars 2024 15:34
- Shpërndaje në:

Këngëtarja me famë botërore, me prejardhje latine, Shakira, ka thënë se albumi i saj i ri “Las Mujeres Ya No Lloran”, është transformim i dobësive në forcë.

“Mendoj se ky album nuk është vetëm materializim i atyre ulje-ngritjeve që kisha, por një proces transformues që shndërronte dhimbjen në qëndrueshmëri e forcë, por gjithashtu mendoj se edhe adhuruesit e mi kanë mbajtur njëfarë dialogu me mua përgjatë kësaj përvoje”, ka thënë Shakira për Extra.

Ajo mendon se ky lloj komunikimi që ka me adhuruesit është i mahnitshëm sepse jo vetëm që këndon për ta, por merr në këmbim edhe mirëkuptim e mbështetje.

“Në secilën prej këtyre këngëve ata kanë qenë duke më shoqëruar, kështu që ky është rezultati”, ka thënë këngëtarja.

Ndërkohë, Shakira ditë më parë pati thënë se ëndërronte të kalonte gjithë jetën me ish-partnerin e saj, futbollistin, Gerard Pique, si dhe pati thënë se e ka pasur të vështirë ta tejkalojë ndarjen nga ai.

“Prioritet për mua ishte shtëpia ime, familja ime. Besoja në frazën ‘derisa vdekja të na ndajë’. Besoja në atë ëndërr dhe e kisha atë ëndërr për vete e për fëmijët. Prindërit e mi kanë qenë bashkë që afërsisht 50 vjet dhe e duan njëri tjetrin sikurse ditën e parë, me dashuri që është unike e pa përsëritshme. Pra e dija që një gjë e tillë ishte e mundur”, ka thënë latinja.

[Edhe ![Shakira: Vështirësitë më mësuan se sa e fortë jam](https://resources.koha.net/images/2026/June/05/998c1210-631a-4c8c-ba71-2e5afed40a4f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 6 qer 2026 Shakira: Vështirësitë më mësuan se sa e fortë jam](https://www.koha.net/showbiz/shakira-veshtiresite-me-mesuan-sa-e-forte-jam)

Ajo vazhdoi duke treguar se mamaja i ka ndenjur gjithnjë pranë babait e ende e puthte në buzë dhe se prindërit i kishte shembull.

“Doja një jetë të tillë për mua e fëmijët e mi, por nuk ndodhi. Nëse jeta të jep limona, duhet të besh limonadë. Atë po bëj: limonadën”, ka përfunduar 47-vjeçja.

[#Shakira](https://www.koha.net/tag/shakira) [#Gerard Pique](https://www.koha.net/tag/gerard-pique) [#albumi i ri](https://www.koha.net/tag/albumi-i-ri)

Artikuj të ngjashëm

- [![Shakira s'po mendon për romancë të re](https://resources.koha.net/images/2026/June/04/7e75437e-c2d3-452e-8e6f-5bc9e471da17.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 4 qer 2026 Shakira s'po mendon për romancë të re](https://www.koha.net/showbiz/pas-ndarjes-nga-pique-shakira-zbulon-arsyen-pse-nuk-deshiron-nje-partner-te-ri)
- [![Shakira: Nuk ka vend për romancë në jetën time](https://resources.koha.net/images/2026/May/24/36add7f6-4a62-4675-bbb1-a36ded4cbbc5.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 24 maj 2026 Shakira: Nuk ka vend për romancë në jetën time](https://www.koha.net/showbiz/shakira-nuk-ka-vend-per-romance-ne-jeten-time)
- [![Shakira i këndon beqarisë](https://resources.koha.net/images/2024/September/27/d5606b2c-99f3-442f-aab6-f240cb57ce26.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 27 sht 2024 Shakira i këndon beqarisë](https://www.koha.net/showbiz/shakira-po-kenaqet-si-beqare)
- [![Shakira frikësohej se familja nuk do ta përballonte ndarjen e saj nga Pique](https://resources.koha.net/images/2024/April/30/04602215-c014-48a1-a6ad-9e5826d9e8f9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 30 pri 2024 Shakira frikësohej se familja nuk do ta përballonte ndarjen e saj nga Pique](https://www.koha.net/showbiz/shakira-frikesohej-se-familja-nuk-do-ta-perballonte-ndarjen-e-saj-nga-pique)

[Botë.]() [Rusia bombardon një pikë të ndihmave humanitare në Ukrainë, të paktën 29 të vdekur](https://www.koha.net/bote/rusia-bombardon-nje-pike-te-ndihmave-humanitare-ne-ukraine-te-pakten-29-te-vdekur)

[Arbëri.]() [Hoti e akuzon Qeverinë për abuzim me ligjin dhe Kushtetutën](https://www.koha.net/arberi/hoti-e-akuzon-qeverine-per-abuzim-me-ligjin-dhe-kushtetuten)

[Kronikë.]() [Dy persona arrestohen në Fushë-Kosovë për ngacmim seksual ndaj dy grave](https://www.koha.net/kronike/dy-persona-arrestohen-ne-fushe-kosove-per-ngacmim-seksual-ndaj-dy-grave)

[Kronikë.]() [Gjashtë raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orë](https://www.koha.net/kronike/gjashte-raste-te-dhunes-ne-familje-te-raportuara-ne-24-ore)

[Lifestyle.]() [Studim: Nivelet e larta të disa proteinave në gjak lidhen me rrezik më të ulët për infarkt](https://www.koha.net/lifestyle/disa-proteina-ne-gjak-mund-te-paralajmerojne-rrezikun-e-infarktit)

[Botë.]() [Evropa dhe Britania mund të përgjigjen nëse Rusia sulmon teksa ato ruajnë paqen në Ukrainë](https://www.koha.net/bote/evropa-dhe-britania-mund-te-pergjigjen-nese-rusia-sulmon-teksa-ato-ruajne-paqen-ne-ukraine)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Shakira flet rreth ndjenjave pas ndarjes nga Pique: \"Albumi i ri mi transformoi dobësitë në forcë\"","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/showbiz/shakira-thote-se-albumi-i-saj-i-ri-eshte-transformim-i-dobesive-ne-force","datePublished":"2024-03-26T15:34:32+01:00","dateModified":"2026-07-11T13:10:04+02:00","articleSection":"Showbiz","wordCount":341,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Këngëtarja me famë botërore, me prejardhje latine, Shakira, ka thënë se albumi i saj i ri “Las Mujeres Ya No Lloran”, është transformim i dobësive","url":"https://www.koha.net/showbiz/shakira-thote-se-albumi-i-saj-i-ri-eshte-transformim-i-dobesive-ne-force","keywords":"Shakira, Gerard Pique, albumi i ri","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/March/26/3d941d12-bce7-46cc-b147-ce24639cd953.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
