KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Showbiz

Βασιλική πρεμιέρα της ταινίας "Digger", με πρωταγωνιστή τον Τομ Κρουζ

Βασιλική πρεμιέρα της ταινίας "Digger", με πρωταγωνιστή τον Τομ Κρουζ

Ylli i Hollywoodit, Tom Cruise, prezantoi në Londër filmin e tij të ri, “Digger”. Ngjarja u shoqërua me një premierë plot glamur, e cila tërhoqi vëmendjen e madhe të mediave dhe publikut britanik.

“Digger” është filmi i ri i regjisorit të shpërblyer me “Oscar”, Alejandro G. Iñárritu, i përshkruar si një “komedi me përmasa katastrofike”, që ndërthur satirën e zezë, dramën dhe situatat sociale. Projekti është një bashkëprodhim mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Meksikës, ndërsa në rolin kryesor vjen aktori i njohur i filmave aksion, Tom Cruise.

“Kam dashur gjithmonë të punoj me Alejandron. E kam parë filmin e tij të parë madje edhe para se të publikohej. Ai është i pakrahasueshëm. Është vërtet i jashtëzakonshëm, siç mund ta shihni edhe në këtë film, në çdo aspekt. Edhe personazhi është jashtëzakonisht i veçantë. Nuk kam lexuar kurrë, e lëre më të kem parë apo të kem pasur privilegjin të sjell në ekran një personazh të tillë. Nuk mund ta besoj që tani ai është aty, në ekran të madh”, tha Cruise për gazetarët e pranishëm në premierë.

Në premierë morën pjesë edhe Princi dhe Princesha e Uellsit, të cilët u takuan me pjesëtarët e tjerë të kastit, përfshirë John Goodman, Riz Ahmed, Sandra Hüller, Jesse Plemons, Emma D'Arcy dhe regjisorin Alejandro González Iñárritu.

Çifti mbretëror kishte marrë pjesë edhe në një tjetër premierë të Tom Cruiseit në vitin 2024, atë të filmit “Top Gun: Maverick”.

Në filmin e ri “Digger”, Cruise e portretizon miliarderin ekscentrik Digger Rockwell. Historia fokusohet te njeriu më i fuqishëm në Tokë, i cili ndërmerr një mision të ethshëm për të dëshmuar se është shpëtimtari i njerëzimit, përpara se një katastrofë mjedisore dhe globale – e shkaktuar prej tij – të shkatërrojë gjithçka.

Kasti i filmit plotësohet edhe me emra të tjerë të njohur, si Riz Ahmed, John Goodman, Sandra Hüller, Michael Stuhlbarg dhe Jesse Plemons.

“Digger” do të shfaqet në kinematë në mbarë botën më 2 tetor të këtij viti.