KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Showbiz

Ο Τζέιμι Φοξ λέει ότι δεν ήταν σίγουρος για το αν θα έκανε άλλο παιδί: Ο Αλ Πατσίνο ξεπέρασε τους φόβους μου

Jamie Foxx

Jamie Foxx

Φωτογραφία: Associated Press

Aktori i njohur Jamie Foxx ka rrëfyer se fillimisht ishte i pasigurt nëse duhej të bëhej sërish baba. Foxx, i cili ka dy vajza, Corinne, 32 vjeçe, dhe Anelise, 17 vjeçe, po mendon për një fëmijë me partneren e tij, Alyce Huckstepp.

“Duke qenë në moshën time, isha pak në dilemë. Por më pas takova Al Pacinon para disa muajsh”, ka thënë Foxx për ΜΙ! Νέα.

Ai ka treguar me humor se takimi me Pacinon, i cili u bë baba për herë të katërt në moshën 83-vjeçare, ia largoi disi frikën.

“I thashë: ‘Al, a do të jesh përsëri në radhën e prindërve që presin fëmijët?’ Dhe thashë: ‘Ah, mirë, atëherë edhe unë jam në rregull’”, ka thënë aktori.

Ndërkohë, vajza e tij Corinne, me të cilën ka punuar për vite në emisionin “Beat Shazam”, e vlerëson shumë babain.

“Jam rritur duke shkuar në xhirime me babain tim dhe duke e parë teksa punonte. Tani që punojmë bashkë, admiroj profesionalizmin e tij, por edhe faktin që është gjithmonë i qeshur dhe me humor”, ka thënë ajo.

Corinne ka shtuar se nga babai i saj ka mësuar se nuk është e nevojshme të jesh tepër serioz për të qenë i shkëlqyer në punën tënde.

επίσης Η Σελίν Ντιόν μιλάει για την υγεία της πριν επιστρέψει στη σκηνή Showbiz Η Σελίν Ντιόν μιλάει για την υγεία της πριν επιστρέψει στη σκηνή

Foxx ka theksuar edhe më parë se dy vajzat e tij janë prioriteti kryesor në jetën e tij.

“Dikur isha i përkushtuar ndaj mënyrës së jetesës së Hollywoodit dhe idesë për t’u argëtuar gjatë gjithë kohës. Por tash, për gjithçka që bëj, mendoj vazhdimisht për dy vajzat e mia”, ka deklaruar ai.