KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Showbiz

Το «Πώς να χάσεις έναν άντρα σε 10 μέρες» επιστρέφει με συνέχεια

«Πώς να χάσεις έναν άντρα σε 10 μέρες»

«Πώς να χάσεις έναν άντρα σε 10 μέρες»

Fansat e filmit të famshëm romantik “How to Lose a Guy in 10 Days” kanë arsye për t’u gëzuar: Paramount po zhvillon një vazhdim të filmit të vitit 2003, me aktorët e njohur Kate Hudson dhe Matthew McConaughey, ka shkruar Ποικιλία.

Projekti është ende në fazat e para. 

Aktualisht po kërkohet skenaristi, ndërsa aktorët nuk janë konfirmuar ende. Megjithatë, Paramount shpreson që Hudson dhe McConaughey të rikthehen në rolet e tyre. Kate Hudson do të jetë gjithashtu producente, së bashku me Stacey Sher.

Filmi i parë, i publikuar në vitin 2003, tregonte historinë e Andiet (rolin e së cilës e luan Kate Hudson), një gazetare reviste që përpiqet të shkruajë një artikull për mënyrat se si gratë i largojnë burrat. Për këtë arsye, ajo vendos të testojë teorinë e saj te Benit (rolin e të cilit e luan Matthew McConaughey), një drejtues reklamash që ka bërë një bast se mund të bëjë çdo grua të dashurohet me të.

Filmi u kthye në një nga komeditë romantike më të dashura të viteve 2000 dhe fitoi më shumë se 177 milionë dollarë në mbarë botën.

Në vitin 2024, McConaughey ka kujtuar takimin e parë me Hudson para fillimit të xhirimeve.

επίσης Η Κέιτ Χάντσον λέει ότι ονειρεύεται να συνεργαστεί με τη μητέρα της Showbiz Η Κέιτ Χάντσον λέει ότι ονειρεύεται να συνεργαστεί με τη μητέρα της

“Menjëherë u ndjemë rehat me njëri-tjetrin. Bënim shaka, ngacmonim njëri-tjetrin dhe qeshnim shumë. Kishte një lloj energjie ‘rock and roll’, sikur po mendonim: ‘Kjo mund të jetë shumë argëtuese’. Dhe mendoj se pikërisht për këtë arsye u zgjodha dhe filmi funksionoi”, ka thënë ai.

Aktori ka treguar gjithashtu se “How to Lose a Guy in 10 Days” është filmi që i sjell më shumë të ardhura nga transmetimet dhe shfaqjet e vazhdueshme.

“Ende më sjell më shumë para nga të drejtat dhe transmetimet se çdo film tjetër që kam bërë, dhe madje me shumë”, ka thënë ai.