---
description: Aktorja, Emma Stone, ka treguar se është “tepër e frikësuar për shëndetin e saj mendor”, prandaj edhe nuk hap një llogari në rrjetin social Instagram. Ajo ka th
title: "Emma Stone: Kam frikë për shëndetin tim mendor, ndaj nuk hap Instagram"
image: https://resources.koha.net/images/2026/February/06/686a2ae9-c7a5-42ab-a92d-7658498a892e.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Showbiz

# Emma Stone: Kam frikë për shëndetin tim mendor, ndaj nuk hap Instagram

![Emma Stone](https://resources.koha.net/images/2026/February/06/686a2ae9-c7a5-42ab-a92d-7658498a892e.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi [![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/vita-abrashi-kajtazi/articles)
- 6 shkurt 2026 08:56
- Shpërndaje në:

- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi ![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 6 shkurt 2026 08:56
- Shpërndaje në:

Aktorja, Emma Stone, ka treguar se është “tepër e frikësuar për shëndetin e saj mendor”, prandaj edhe nuk hap një llogari në rrjetin social Instagram. Ajo ka theksuar se preferon të ndjekë përmbajtjen e të tjerëve, në vend se të jetë vetë aktive në rrjetet sociale.

Ylli i filmit “Bugonia” e përshkruan veten si një “lurker”, term që përdoret për të përshkruar dikë që lexon, shikon dhe ndjek përmbajtje, pa publikuar apo ekspozuar jetën e saj online.

[**E pyetur nga revista Rolling Stone**](https://www.rollingstone.com/product-recommendations/lifestyle/emma-stone-squarespace-super-bowl-commercial-2026-interview-1235510371/) nëse do të mendonte ndonjëherë të hapte një faqe personale apo platformë lifestyle, Stone u përgjigj prerazi negativisht.

“Njëqind për qind jo. Kjo është arsyeja pse nuk kam as Instagram. Jam shumë e frikësuar për shëndetin tim mendor për t’u përfshirë në atë mënyrë, dhe për këtë arsye jam një ‘lurker’ e madhe dhe më pëlqen t’i ndjek gjërat e të tjerëve”, ka thënë ajo.

Megjithatë, aktorja do të shfaqet së shpejti në një reklamë të re për kompaninë Squarespace, e cila e ndihmon atë të sigurojë domenin e saj personal në internet.

Një version 30-sekondësh i reklamës së Emma Stone do të transmetohet gjatë Super Bowl LX, mes pjesës së parë dhe të dytë të ndeshjes, të dielën më 8 shkurt 2026.

Xhirimi i reklamës e bëri aktoren të reflektonte pse nuk e kishte regjistruar më herët emrin e saj si faqe zyrtare, duke e quajtur këtë një “mungesë vizioni”.

[Edhe ![Amy Adamas tregon pse ka vendosur të largohet nga rrjetet sociale](https://resources.koha.net/images/2026/May/21/1b796a49-36fe-4bde-ab07-ef0129830d4a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 21 maj 2026 Amy Adamas tregon pse ka vendosur të largohet nga rrjetet sociale](https://www.koha.net/showbiz/amy-adamas-tregon-pse-ka-vendosur-te-largohet-nga-rrjetet-sociale)

“Unë nuk e di pse nuk e kam bërë kurrë këtë më parë. Squarespace në fakt u desh të merrej me mungesën time të largpamësisë. Jam shumë mirënjohëse që e bënë këtë, sepse përndryshe reklama nuk do të kishte funksionuar fare. Do të kishte qenë shumë e çuditshme nëse dikush do të hynte në EmmaStone.com dhe aty do të ishte… nuk e di çka”, ka thënë ajo.

37 vjeçja ka thënë se mezi pret të ndjekë “SuperBowlin” këtë të diel, ku Seattle Seahawks do të përballen me New England Patriots, ndërsa është veçanërisht e entuziazmuar për performancën e Bad Bunny në pushimin mes ndeshjes.

“Patjetër që do ta shikoj ‘SuperBowlin’ jam shumë e përfshirë emocionalisht. Vëllai im ka marrë pjesë kur ishte në shkollë të mesme, kështu që do ta shikoj me të dhe kjo do të jetë argëtuese. Por jam vërtet shumë e emocionuar për Bad Bunny, sigurisht”, ka thënë ajo.

[#Emma Stone](https://www.koha.net/tag/emma-stone) [#Instagram](https://www.koha.net/tag/instagram) [#rrjete sociale](https://www.koha.net/tag/rrjete-sociale) [#shendeti mendor](https://www.koha.net/tag/shendeti-mendor)

Artikuj të ngjashëm

- [![Elizabeth Olsen: Nuk dua që njerëzit ta njohin aq mirë personalitetin tim](https://resources.koha.net/images/2025/October/22/3316897a-ff89-46a3-9a15-2e6d42b9dacd.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 22 tet 2025 Elizabeth Olsen: Nuk dua që njerëzit ta njohin aq mirë personalitetin tim](https://www.koha.net/showbiz/elizabeth-olsen-nuk-dua-qe-njerezit-ta-njohin-aq-mire-personalitetin-tim)
- [![Nicole Kidman: Preferoj të meditoj sesa të kaloj orë të tëra në telefon](https://resources.koha.net/images/2026/October/28/9fecafc3-92f5-499a-9f98-cb2fe474c1c3.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 28 tet 2026 Nicole Kidman: Preferoj të meditoj sesa të kaloj orë të tëra në telefon](https://www.koha.net/showbiz/nicole-kidman-preferoj-te-meditoj-sesa-te-kaloj-ore-te-tera-ne-telefon)
- [![Zendaya kërkon qetësi pas një viti të ngarkuar](https://resources.koha.net/images/2026/October/20/31a08fa6-ce29-49d1-ac30-08b0430683b5.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 20 tet 2026 Zendaya kërkon qetësi pas një viti të ngarkuar](https://www.koha.net/showbiz/zendaya-po-pushon-pas-nje-viti-te-ngarkuar)
- [![Zendaya tërhiqet nga rrjetet sociale](https://resources.koha.net/images/2026/September/02/03e3a5a2-1f7a-49cb-b8f6-a7ee1d312e68.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 2 sht 2026 Zendaya tërhiqet nga rrjetet sociale](https://www.koha.net/showbiz/zendaya-terhiqet-nga-rrjetet-sociale)

[Kronikë.]() [Një i lënduar nga vetaksident në autostradën Mazgit–Trudë](https://www.koha.net/kronike/nje-i-lenduar-nga-vetaksident-ne-autostraden-mazgit-trude)

[Futboll.]() [Rashica, “arma” e Kosovës ndaj Izraelit](https://www.koha.net/futboll/rashica-arma-e-kosoves-ndaj-izraelit)

[Shtojca për Kulturë.]() [Anton Antonovichi i Prishtinës](https://www.koha.net/shtojca-kulture/anton-antonovichi-i-prishtines)

[Arbëri.]() [Nxirret një veturë nga liqeni i Ujmanit, kishte rënë në rrethana të paqarta vitin e kaluar](https://www.koha.net/arberi/nxirret-nje-veture-nga-liqeni-i-ujmanit-kishte-rene-ne-rrethana-te-paqarta-vitin-e-kaluar)

[Luftarake.]() [Taekwondistja kosovare ndalet në luftën e parë në Olimpiadën për të rinj](https://www.koha.net/luftarake/taekwondistja-kosovare-ndalet-ne-luften-e-pare-ne-olimpiaden-per-te-rinj)

[Luftarake.]() [Provokoi shikuesit, boksieri rrihet nga persona të shumtë](https://www.koha.net/luftarake/provokoi-shikuesit-boksier-rrihet-nga-persona-te-shumte)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Emma Stone: Kam frikë për shëndetin tim mendor, ndaj nuk hap Instagram","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/showbiz/emma-stone-kam-frike-per-shendetin-tim-mendor-ndaj-nuk-hap-instagram","datePublished":"2026-02-06T08:56:01+01:00","dateModified":"2026-07-11T13:40:05+02:00","articleSection":"Showbiz","wordCount":452,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Aktorja, Emma Stone, ka treguar se është “tepër e frikësuar për shëndetin e saj mendor”, prandaj edhe nuk hap një llogari në rrjetin social Instagram. Ajo ka th","url":"https://www.koha.net/showbiz/emma-stone-kam-frike-per-shendetin-tim-mendor-ndaj-nuk-hap-instagram","keywords":"Emma Stone, Instagram, rrjete sociale, shendeti mendor","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/February/06/686a2ae9-c7a5-42ab-a92d-7658498a892e.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
