KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Showbiz

Η Αυστραλία απαγορεύει την είσοδο στα charts τραγουδιών που δημιουργήθηκαν εξ ολοκλήρου από τεχνητή νοημοσύνη

μαντόνα

μαντόνα

Φωτογραφία: Associated Press

Industria muzikore australiane ka vendosur t'i ndalojë këngët e krijuara tërësisht nga inteligjenca artificiale (AI) që të përfshihen në klasifikimet apo toplistat zyrtare të muzikës, ka shkruar agjencia e lajmeve Associated Press.

Vendimi i ARIA-s, organizata që përfaqëson industrinë e incizimeve muzikore në Australi, vjen në një kohë kur përdorimi i AI në muzikë po rritet dhe po shkakton shqetësime për të ardhmen e artistëve.

Debati u përforcua pasi një version i këngës “Like a Prayer” i këngëtares së mirënjohur Madonna, i krijuar nga një producent australian me vokale dhe bateri të gjeneruara nga AI, qëndroi për 16 javë në Top 20 të Australisë. Kënga arriti deri në vendin e dytë në maj dhe aktualisht është në vendin e katërt.

Nga java e ardhshme, këngët e krijuara qind për qind nga AI nuk do të lejohen në toplistat ARIA, ndërsa muzika ku AI përdoret vetëm si ndihmë do të vazhdojë të jetë e pranueshme.

Për t’u përfshirë në toplista, kënga duhet t'i plotësojë disa kushte, ndër to që njerëzit të kenë shkruar këngën, vokali kryesor të jetë interpretuar nga një person, instrumentet kryesore të jenë luajtur nga njerëz, si dhe AI të jetë përdorur përmes shërbimeve ligjore.

Këngët e krijuara tërësisht nga AI nuk do të kenë të drejtë as të konkurrojnë për çmimet ARIA, një nga vlerësimet më të rëndësishme të muzikës australiane.

“Këto ndryshime tregojnë se duam të ecim me kohën dhe të promovojmë natyrën njerëzore të krijimtarisë artistike, në një fushë që po zhvillohet me shpejtësi”, ka thënë drejtoresha ekzekutive e ARIA-s, Annabelle Herd.

Ajo ka shtuar se lejimi i muzikës së krijuar nga AI, pa licencë, do të dëmtonte vetë bazën e industrisë që ARIA përfaqëson.

Edhe kompozitorja Alexis Weaver e mbështeti vendimin, duke e cilësuar si “një hap të mrekullueshëm përpara” që tregon se krijimtaria njerëzore duhet të ketë përparësi.

Megjithatë, ajo ka theksuar se përdorimi i AI nuk duhet të ndalohet plotësisht.

“Mund të jetë shumë e vështirë t’i shmangesh mjeteve të AI në realitetin e sotëm. Ka mënyra për ta përdorur atë, për sa kohë që ti vazhdon ta drejtosh procesin dhe t'i marrësh vendimet kryesore krijuese”, ka thënë ajo.

Vendimi i Australisë është në përputhje me udhëzimet e reja ndërkombëtare të industrisë muzikore, sipas të cilave një këngë duhet të jetë “në thelb e krijuar nga njerëzit” për t’u përfshirë në toplista zyrtare.