KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Showbiz

«Αμερικανός Όμηρος», το ψυχολογικό θρίλερ βασισμένο σε αληθινά γεγονότα

“American Hostage”

Shawn Ryan dhe Eileen Myers janë dyshja prapa krijimit të serialit të ri televiziv me titull, “American Hostage”. 

I përshtatur nga podkasti i vlerësuar, me skenar, seriali me 8 episode i platformës “MGM+” dramatizon një krizë reale dhe të tensionuar, ndërsa kryepersonazhi përpiqet të ruajë ekuilibrin midis gazetarisë dhe sigurisë publike.

Seriali i zhanrit triler psikologjik ndjek historinë e gazetarit të radios së Indianapolisit, Fred Heckman, gjatë një përpalljeje dramatike reale që zgjati 63 orë në vitin 1977. Autori i pengmarrjes, Tony Kiritsis e mban të bllokuar me armë drejtuesin e kredive hipotekare, Dick Hall, dhe kërkon një intervistë të transmetuar drejtpërdrejt.

Jon Hamm vjen në rolin e Fred Heckman, Giovanni Ribisi e portretizon Tony Kiritsisin, Kristoffer Polaha e luan rolin e Dick Hall, ndërsa Mireille Enos vjen në rolin e Barbara Heckmanit.

Seriali “American Hostage” shfaqet premierë më 20 shtator në MGM+.