KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Ρατζόν

Ο Πλένκοβιτς χλευάζει τον Βούτσιτς μετά την αποστολή διαμαρτυρίας από τη Σερβία στην Κροατία

Αντρέι Πλένκοβιτς

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka ironizuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pasi Beogradi i dërgoi Zagrebit një notë proteste për atë që e cilësoi si “ndërhyrje në zgjedhje”.

Duke folur para samitit të Bashkimit Evropian, Plenkoviq ka thënë se nuk është e qartë se kujt i drejtohet nota dhe e cilësoi atë si një manovër për konsum të brendshëm politik, në prag të zgjedhjeve në Serbi, të planifikuara për 25 tetor.

“Jam i habitur nga një notë e tillë, sepse nuk është e qartë se kujt i drejtohet. Mendoj se bëhet fjalë për një manovër që synon të mbështesë tezën se Kroacia – si një armik gjysmë i jashtëm e gjysmë i brendshëm – po ndërhyn në politikën e brendshme dhe në procesin zgjedhor të Serbisë, gjë që nuk ka asnjë kuptim”, deklaroi Plenkoviq.

Ai ka thënë se mediat në Kroaci janë të lira dhe se secili mund të shprehë mendimin e tij, pas akuzave se edhe ato po ndërhyjnë në zgjedhje, duke shtuar se Beogradi duhet të përqendrohet në fushatën e vet zgjedhore.

“Serbia ka fushatën e saj zgjedhore; le të merren me qytetarët e tyre. Kroacia nuk ndërhyn në këtë çështje. Kjo nuk është tema jonë”, tha kryeministri kroat.

Plenkoviq shtoi se Serbia ka çështje të tjera ku duhet të shënojë përparim, veçanërisht në raport me vlerat evropiane, në vend që t’i dërgojë Kroacisë, siç i quajti ai, “nota qesharake”.