KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Ρατζόν

Λαβρόφ για τη συνάντηση Βούτσιτς-Ζελένσκι: Δεν είναι εύκολη, η ΕΕ εκβιάζει τον Σέρβο πρόεδρο

Σεργκέι Λαβρόφ

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po përballet me presion të madh nga Bashkimi Evropian, duke e akuzuar BE-në se po e “shantazhon” atë për çështjen e integrimit evropian.

Lavrov i bëri këto deklarata në një intervistë për median ruse Vesti, në reagimin e parë të një zyrtari të lartë rus pas vizitës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Beograd javën e kaluar.

“Nuk është e lehtë për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai është një politikan shumë me përvojë dhe është i përkushtuar ndaj rrugës drejt integrimit evropian”, ka thënë Lavrov.

Sipas tij, Bashkimi Evropian po ushtron presion ndaj Vuçiqit duke i kushtëzuar përparimin e Serbisë drejt anëtarësimit me plotësimin e dy kërkesave.

“BE-ja po e ngacmon, thjesht po e shantazhon. I thonë: po, Serbia ka qëndruar gjatë në radhë, por ne do t’i përshpejtojmë negociatat kur të përmbushni dy kërkesa themelore. E para, të njohë pavarësinë e Kosovës. E dyta, t’u bashkohet të gjitha veprimeve dhe vendimeve të BE-së ndaj Rusisë”, deklaroi Lavrov.

επίσης Η Ρωσία κατηγορεί την Ουκρανία για τη δολοφονία Ρώσου στρατηγού Ρατζόν Η Ρωσία κατηγορεί την Ουκρανία για τη δολοφονία Ρώσου στρατηγού

Kreu i diplomacisë ruse ka thënë se Vuçiqi, sipas tij, prej vitesh po e përballon këtë presion.

Lavrov përmendi edhe bashkëpunimin energjetik mes Rusisë dhe Serbisë, duke thënë se Moska i shet gaz Serbisë me çmime të favorshme dhe nuk i kërkon asaj asgjë, përveç mospjesëmarrjes në armatosjen e Ukrainës.

Duke komentuar takimin e Vuçiqit me Zelenskyn, Lavrov u shpreh se pranimi i kërkesave të vazhdueshme të presidentit ukrainas për t’u takuar mund të jetë përpjekje e Vuçiqit për ta lehtësuar presionin nga Bashkimi Evropian.

“Ky presion është i paturpshëm dhe vulgar. Sillen sikur tashmë e kanë ‘Rajhun e Katërt’”, deklaroi Lavrov.

επίσης Μεγάλη πυρκαγιά στην Κροατία, δεκάδες τραυματίες και πάνω από 1 εκκενώθηκαν Ρατζόν Μεγάλη πυρκαγιά στην Κροατία, δεκάδες τραυματίες και πάνω από 1 εκκενώθηκαν

Ai komentoi edhe një pyetje të gazetarit gjerman Michael Martens drejtuar Zelenskyt për blerjen e armëve nga Serbia nga palët e treta gjatë konferencës për media në Beograd, duke thënë se kishte vërejtur se Vuçiqi ishte “i befasuar” nga pyetja.

“Sigurisht, do të donim të dëgjonim një lloj reagimi nga miqtë tanë serbë, duke pasur parasysh kontributin e tyre të madh në fitoren ndaj nazizmit”, përfundoi Lavrov.