Një platformë kriminale që ishte provuar në Serbi kundër shqiptarëve – ‘Trafikimi i organeve’ të shqiptarëve të zënë robër nga ushtria dhe policia serbe, për të cilët dyshohet se u kishin marrë organet, i kishin vrarë dhe pastaj trupat e tyre ishin djegur në shkritoren e Feronikelit në Drenas (për çfarë ka ende dëshmitarë të gjallë), në mënyrë inverse përmes një komploti të paramenduar të qarqeve të caktuara ndërkombëtare, u atribuon shqiptarëve të Kosovës. Fatkeqësisht, këtë platformë kriminale, në mënyrë inverse kundër shqiptarëve, e përdori Këshilli i Evropës si slogan politik për një ‘Ndërmarrje humane kundër krimeve të luftës’, ndërmarrje e cila në realitet, rezultoi si Ndërmarrje e paragjykuar politike.
Pasi Këshilli i Evropës krijoi një ‘Task Forcë’ të udhëhequr nga prokurori amerikan, Clint Williamson, dhe pas gjashtë muajsh hetimesh për të gjetur dëshmi faktike lidhur me ‘Trafikimin e organeve njerëzore’, rezultoi se nuk gjeti as edhe një gjurmë që dëshmon për një krim të tillë monstruoz. Këshilli i Evropës, mbështetur në ‘Raportin e sajuar’ nga prokuroria dhe shërbimet sekrete serbe në emër të Dick Martit (për çfarë dëshmon vetë ambasadori serb ne Zvicër), PACE krijoi një Gjykatë Speciale, e cila do të ndjekë dhe të gjykojë udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për ‘Trafikim të organeve njerëzore’ dhe ‘krime kundër njerëzimit’. Në realitet, synimet kryesore politike të Këshillit të Evropës nuk ishin katër krerët e UÇK-së, por Lufta Çlirimtare e Kosovës dhe pavarësia e Kosovës. Meqenëse ky pretendim rezultoi nga hetimet e vetë Këshillit të Evropës si një gënjeshtër ordinere që s’mund të justifikohet as argumentohet me asnjë gjurmë reale, konsideroj se ‘Shoqëria Civile e Kosovës’, është dashur qysh para pesë vjetëve ta propozojë këtë fluskulë ezopiane për Librin Guinness si: Gënjeshtra më monstruoze e shekullit XXI - ‘Trafikimi i organeve njerëzore ’. Ndoshta me këtë rast, do te duhej të propozohej për Librin Guinness edhe ‘Sarajevo Safari’ për aristokratët evropianë të cilët u bënë ‘kampionë botërorë’ në vrasjen me snajper të fëmijëve boshnjakë nga llogoret e ushtrisë kriminale serbe. Dhe së fundmi, rekordi i tretë: Asistimi i paqeruajtësve holandezë në pushkatimin e 8.000 boshnjakëve në Masakrën e Srebrenicës. Dorën në zemër, për tre mijë vjet ekzistencë, nuk ka ekzistuar asnjë faqe dhe asnjë germë e historisë që dëshmon se shqiptarët kanë shpikur gënjeshtra të tilla monstruoze në kurriz të popujve të tjerë. Nuk ekziston asnjë germë që dëshmon se shqiptarët kanë vrarë fëmijë dhe nuk ekziston asnjë fakt se shqiptarët me gjakftohtësi kanë asistuar në ndonjë masakër të luftërave sllave. Por, megjithatë vlen të rikujtohet se sipas burimeve zyrtare perëndimore, ekzistojnë dëshmi të gjalla, me emra e mbiemra, se në luftën e Kosovës gjatë periudhës së vitit 1997 -1999, janë vrarë 12.452 civilë shqiptarë dhe 2.197 serbë (kryesisht policë, paramilitarë dhe ushtarë). Janë vrarë 1.133 fëmijë shqiptarë nga të cilët 239 fëmijë deri në moshën pesëvjeçare, janë përdhunuar rreth 20 mijë gra shqiptare dhe janë dëbuar me dhunë nga Kosova mbi një milion shqiptarë.
Rezoluta numër 1782 e Këshillit të Evropës, miratuar më datë 07.01.2011, e cila mbështet pretendimet monstruoze të Dick Marty-t për ‘trafikimin e organeve njerëzore’ mbi të cilat pretendime është krijuar Gjykata Speciale e Hagës, sipas Odës së Avokatëve Britanikë, është ‘zhvendosje e thellë’ duke shkelur me katër këmbët Kushtetutën e Republikës së Kosovës, sipas së cilës, është krijuar kjo Gjykatë Politike.
Por si filloi gjithë kjo marri politike?
Gjykata Speciale, apo Dhomat e Specializuara të Kosovës, u krijuan si një presion i sinkronizuar i Bashkësisë Ndërkombëtare, pasi që misioni i Rusisë detyroi Evropën që të barazojë xhelatin me viktimën në rastin e agresionit të Serbisë mbi Kosovën. Ky lloj favori duhej t’u bëhej Rusisë dhe Serbisë, mbështetur në ‘Marrëveshjen bërthamore për Iranin’ të arritur mes ish-presidentit amerikan, Barak Obama, dhe autokratit rus, Vladimir Putin. Pra, vendimi për themelimin e Gjykatës Speciale të Hagës, erdhi nga imponimi i Rusisë dhe Serbisë, duke u paketuar si një lloj aneksi kolateral në një marrëveshje të dëmshme për SHBA-në. ‘Marrëveshja për Iranin’, u anulua nga presidenti Trump. Si pasojë e kësaj ‘Marrëveshjeje’, erdhi lufta mes SHBA-së dhe Iranit, luftë e cila nuk dihet se kur do të përfundojë. Meqenëse ‘Marrëveshja për Iranin’ u anulua nga shteti më i fuqishëm i botes, atëherë në mënyrë automatike duhet të anulohej edhe aneksi ‘kolateral’. Fatkeqësisht, kundër të gjitha rregullave dhe normave juridike, duke shtyrë përpara inatet e evropianëve me presidentin Tramp, vendet e Këshillit të Evropës, vendosën të çojnë përpara këtë ‘Marrëveshje Fantome’ duke e arsyetuar me një gënjeshtër monstruoze për ‘Trafikim të organeve njerëzore’, pretendim i cili u paketua nga strukturat e shërbimit sekret të Serbisë. Ish-diplomati holandez, Robert Bosch, një burrë me zemër të madhe, me kurajë intelektuale dhe me mendje të hapur, lidhur me Gjykatën Speciale, thotë: ‘Gjykata Speciale është një institucion i padrejtë dhe mizor. Atje u gjykuan viktimat dhe u shpërblye agresori dhe ata gjykatës e prokurorë që u udhëhoqën nga urdhra politikë dhe jo nga drejtësia, u paguan dhe paguhen me miliarda euro të tatimpaguesve evropianë!... Kur isha ambasador, duhej ta mbështesja Gjykatën Speciale, sepse ashtu më urdhëronte qeveria ime, por personalisht nuk e mbështesja sepse ishte e bazuar te raporti i Dick Marty-t, që ishte me mbështetjen e shërbimeve sekrete serbe, dhe Marty vendosi ta vinte në përdorim dosjen (të hartuar nga Serbia). I gjithë procesi ishte i bazuar në akuza për trafikim organesh në të ashtuquajturën Shtëpi e verdhë në veri të Shqipërisë, gjë që rezultoi si e pavërtetë. Asokohe, unë i thashë Thaçit:
Me presionin e padurueshëm të ndërkombëtarëve, ne po ju detyrojmë që t’ia vini vetes lakun në fyt. Më fal, se edhe unë isha njëri prej tyre’, përfundon i dëshpëruar z. Robert Bosch.
Kurse ish-ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, diplomati i njohur Enver Hoxhaj, kishte deklaruar se ‘Klasa politike bëri ‘gabim fatal’ duke iu nënshtruar pazarxhinjve perëndimorë për të krijuar një gjykatë raciste politike.’
Duke ndjekur aktvendimin e ‘Gjykatës Speciale’, duke ndjekur gjithnjë fluskulën politike për ‘Ndërmarrje të përbashkët Kriminale’, Këshilli i Evropës dhe ‘Gjykata Speciale e Hagës’, nuk arritën të gjejnë asnjë dëshmi të qëndrueshme juridike. Pra, kjo Gjykatë e instrumentalizuar politike ka marrë vendim me paramendim se ‘lufta e UÇK-së për liri dhe pavarësi kundër agresorit serb, ‘ka përdorur mjete kriminale’.
Kjo do të thotë se lufta e UÇK-së dhe popullit shqiptar bashkë me forcat e NATO-s, të udhëhequra nga SHBA-ja, ka qenë një ‘Ndërmarrje e përbashkët kriminale!’ Derisa NATO ende nuk ka reaguar lidhur me këto insinuata monstruoze që i mvishen nga Gjykata Speciale e Hagës, diplomati Robert Bosch e ka cilësuar shqetësues faktin se edhe dëshmitë e zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë, janë anashkaluar. ‘Fjala është për figura të larta si Wesley Clarke, James Rubin e Christopher Hill, si dhe dokumente të CIA-s të kohës që konstatonin se s’ka pasur strukturë të qendërzuar komande të UÇK-së. “Po flasim për njerëz të niveleve të larta, dhe nëse i injoroni ata, ju de facto po u thoni atyre gënjeshtarë”. Shtrohet pyetja se kush është ajo strukturë kaq autoritative e cila ka kredi, dije e dinjitet t’i thotë SHBA-së dhe strukturave të saj supreme se ‘jeni gënjeshtarë’ që keni ndalur ‘heroizmin serb’ për të ripërsëritur edhe një herë në kohën tonë platformën e Hitlerit ‘Final Solution!’. Vërtet është kurajë që kapërcen çdo arsye të shëndoshë. Në realitet, nuk kemi të bëjmë as me njerëz të dijshëm, as të guximshëm e as me dinjitet. Por, kemi të bëjmë me një grup të shallabajzerëve ndërkombëtarë, njerëzve të instrumentalizuar e ksenofobë, të cilët dërgohen nëpër vende të krizave për ta ‘zbuluar ujin e ngrohtë’ prej nga kthehen me thasë përplot para. Ky lloj ‘grup ekspertësh’, u transferua nga EULEX-i (një organizatë e korruptuar dhe e komprometuar me afera financiare e seksuale), për të cilët ka pasur edhe dëshmi për veprimtari të tilla të papranueshme, dëshmi të bëra nga zyrtarët e saj të lartë para Kuvendit të Kosovës. Në këtë shkrim nuk do të ndalemi tek i gjithë personeli, por do të evidentojmë vetëm shkeljet ligjore të prokurorit Charles Smith dhe të kryetares së Gjykatës Speciale, zonjës Ekaterina Trendafilova.
Charles Smith, shtetas i Amerikës, është emëruar gjyqtar në Dhomat e Specializuara më 7 shkurt 2017. Përveç drejtimit të panelit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ai është edhe nënkryetar i kësaj gjykate që nga 29 prilli 2020. Ai ushtron edhe detyrën e gjyqtarit të lartë për ankesat e personelit. Zoti Smith, po ashtu është hartues i Ligjit për Dhomat e Specializuara. (Pra, vetë bën Ligjin dhe vetë gjykon sipas këtij ligji.) Vërtet jam shumë kureshtar të di se në cilin shtet totalitar të botës, nis nga mesjeta e deri më sot, ekziston një praktikë e tillë?! Sipas Ligjit Nr. 06/L-011 për parandalimin e konfliktit të interesit, pika 2, λέγεται: ‘Zyrtari i lartë nuk mund të jetë anëtar i më shumë se një organi drejtues të ndërmarrjes në pronësi publike, shoqërisë aksionare me pronë publike si dhe organeve të institucioneve të tjera publike, përveç nëse parashihet ndryshe shprehimisht me ligj.’ Askund në rrjetin e internetit nuk mund të gjendet datëlindja e z. Smith.
Por sipas faqes zyrtare të ‘Gjykatës Speciale’, z.Smith kishte përfunduar studimet në vitin 1970. Nëse z. Smith ka pasur veç 15 vjeç në kohën kur ka filluar studimet dhe veç 20 vjet në kohën kur është diplomuar (1970), atëherë i bie se zoti Smith, sot duhet t’i ketë 76 vjet. Me ligjet e Kosovës zyrtarët e emëruar shkojnë në pension në moshën 65-vjeçare dhe pas kësaj moshe nuk kanë të drejtë të ushtrojnë në mënyrë të rregullt profesionin e vet dhe as të punësohen në institucionet publike. Gjyqtari amerikan Charles Smith III, sa ishte pjesë e EULEX-it, ishte dëshmuar edhe si një racist dhe ksenofob i kalibrit të lartë. Μαρία Μπαμιέ, zyrtare e EULEX-it, asokohe kishte deklaruar publikisht se gjyqtari Charles Smith i kishte thënë asaj në vitin 2014:
"Shqiptarët janë kafshë që duhen zbutur".
Në vitin 1944, krimineli i përmasave botërore, Adolf Hitler, kishte deklaruar se ‘Hebrenjtë janë qen të zgjebosur të cilët duhet të zhduken’. Çuditërisht këto deklarata të ngjashme fashiste ishin thënë me një distancë kohore prej 70 vjetëve. Perandori Marcus Aurelius, kishte deklaruar: ‘Kush e ka parë të sotmen, i ka parë të gjitha, atë që ka ndodhur në të kaluarën dhe atë që do të ndodhë në të ardhmen.’ A thua historia po përsëritet në kontinentin e vjetër?! Në Gjermani, forcat neo-fashiste po rriten. Në Francë, po ashtu! Zot, ruaje Evropën nga vetvetja!
Dr. Ekaterina Trendafilova (1953), juriste, akademike dhe gjykatëse e shquar nga Bullgaria, u emërua kryetare e Dhomave të Specializuara të Kosovës në dhjetor 2016, Në këtë institucion të Kosovës (të formuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës), ajo mban 4 – 5 pozita të larta zyrtare që bien ndesh me Ligjin Nr. 06/L - 011 për parandalimin e konfliktit të interesit. Përpara se të shërbente si gjykatëse në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, zonja Trendafilova ishte këshilltare e Ministrisë së Drejtësisë për çështjen e themelimit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe shërbeu si eksperte në Ministrinë e Drejtësisë, e po ashtu edhe në Kuvendin e Bullgarisë, ku kryesoi seksionin penal të Këshillit Konsultativ Legjislativ. Ajo gjithashtu kryesoi grupin e punës për reformën e Kodit të Procedurës Penale të Bullgarisë dhe harmonizimin e tij me standardet evropiane dhe ndërkombëtare, për administrim efikas të drejtësisë dhe mbrojtje të të drejtave të njeriut (1998-1999). Dr. Trendafilova përfaqësoi Bullgarinë në Komisionin e OKB-së për Parandalim Krimesh dhe Drejtësi Penale (1992-1994). Ajo gjithashtu shërbeu si zëvendësprokurore e qarkut në Gjykatën e Qarkut në Sofje (1985-1989) . Pra, duke ushtruar ‘administrim efikas të drejtësisë dhe mbrojtje të të drejtave të njeriut’ Dr. Trendafilova, ishte aktere e rëndësishme e ‘drejtësisë’ në realizimin e të ashtuquajturit ‘Ekskursioni i Madh’ (The Big Excursion) gjatë verës së vitit 1989, kur kishte ndodhur spastrimi më i madh etnik i pakicës turke të cilin ndërmori ‘Bullgari Socialiste’ në përndjekjet mizore të 360.000 turqve etnikë. (Autori i këtij shkrimi ishte dëshmitar i kësaj ngjarjeje tragjike duke ngelur në mesin e kolonës trishtuese për 24 orë derisa po udhëtoja për Turqi). Sipas mediave turke të kohës, Dr. Trendafilova, kishte qenë një ndër personazhet e rëndësishme në organizimin e këtij ‘Ekskursioni’. Spastrimi etnik është vepër e rëndë penale sipas të gjitha ligjeve të botës!
Επισης, Konflikti i interesit, sipas Kodit Penal të Kosovës, është vepër penale dhe dënohet me 2 deri në 5 vjet burgim efektiv. Po ashtu, vlen të ritheksohet se Dr. Trendafilova, ka lindur në vitin 1953 që i bie t’i ketë 73 vjet, pra person që me ligjet e Kosovës nuk mund të ushtrojë punë të rregullt publike.
Tani kur ‘Gjykimi kolektiv’ i luftës për liri dhe pavarësi të popullit kosovar po bëhet nën fluskulën juridike si ‘Ndërmarrje e përbashkët Kriminale’ dhe me pretendimin se: “Një pjesë e qëllimit kriminal të anëtarëve të “Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale (NPK)” dhe të tjerëve në udhëheqjen e UÇK-së ishte arritja e pavarësisë së Kosovës përmes krimeve të luftës”, verdikti i ‘Gjykatës Speciale’ dhe Rezoluta e Këshillit të Evropës, rezulton se janë akte të paramenduara kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Për këtë konstatim, dëshmon edhe Mbledhja e 7 e 8 dhjetorit 2020, kur veç një muaj pas arrestimit të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u mbajt një seancë sekrete larg syve të publikut nga e cila nuk u lëshua asnjë komunikatë zyrtare.
‘Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, bashkë me ish-kryeprokurorin e Specializuar Τζακ Σμιθ dhe regjistruesen Φιντέλμα Ντόνλον, u takuan me ambasadorë e diplomatë të akredituar në Kosovë, ndërsa takime të ngjashme u zhvilluan edhe në Hagë e Beograd. ‘Gjatë këtij takimi ‘sekret’, ish-kryeprokurori Jack Smith u shpreh me një gjuhë të ashpër dhe të prerë, duke deklaruar »me bindje të plotë se të akuzuarit do të dënohen me burgim të përjetshëm.’ Pra, Gjykata Speciale dhe Këshilli i Evropës, paraprakisht kanë gjykuar dhe kanë ‘asgjësuar’ të arrestuarit duke paragjykuar lirinë e pavarësinë e Kosovës. Një paragjykim i tillë racist, për shtetet me demokraci liberale, padyshim se është vepër e papranueshme. Ish-prokurori Jack Smith, tani është i ndjekur penalisht nga drejtësia amerikane për sekserizem të dëshmitarëve dhe për përgjim të telefonave të senatorëve dhe kongresmenëve amerikanë (me siguri jo për interesa të Kosovës!) Në një intervistë të vitit 2022, në pyetjen se: ‘vetë prokurori special, Jack Smith, në një nga seancat kishte folur për “krimet e UÇK-së” dhe jo për krime të individëve’, Ekaterina Trendafilova, ishte përgjigjur: ‘Dua të jem e qartë se nga ‘Dhomat e Specializuara të Kosovës’ do të mbajnë përgjegjësi vetëm individët për krimet që pretendohet se kanë kryer dhe nuk do të mbajnë përgjegjësi asnjë grup etnik, organizatë apo komunitet. Kjo pasqyrohet edhe në nenin 16 të ligjit, i cili trajton ‘përgjegjësinë penale individuale’ Avokati i famshëm Luka Misetic, ka ngritur “alarmin” se trupi gjykues, me verdiktin e tij, ka ardhur në përfundime “të rrezikshme”, duke konstatuar, se për të arritur pavarësinë e Kosovës (sipas Gjykatës Speciale), ‘UÇK-ja ka përdorur mjete kriminale.’ Pra, ne këto konstelacione dikush po rren. Luka Misetic me siguri, jo. Sepse ai i referohet verdiktit të ‘Gjykatës Speciale’ se ‘UÇK-ja ka përdorur mjete kriminale për ta arritur pavarësinë’. Këtë fluskulë politike e ka shqiptuar në transmetim të drejtpërdrejtë vetë prokurori Charles Smith. “Trupi gjykues ka vendosur se një pjesë e qëllimit kriminal të anëtarëve të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale (NPK) dhe "të tjerëve në udhëheqjen e UÇK-së" ishte arritja e pavarësisë së Kosovës përmes krimeve të luftës.’
Kjo deklaratë e pabazuar ne asnjë dëshmi e fakt të vetëm, në realitet akuzon NATO-n dhe bashkësinë ndërkombëtare (para së gjithash vendet e Quintit) se kishin intervenuar për t’i dhënë fund politikes fashiste të asgjësimit dhe ‘tokës se djegur’ përmes agresionit të Serbisë. Vetë Gjenerali Wesley Clark, kishte dëshmuar se, ne pyetjen drejtuar vozhdit të Serbisë, S. Milosevic se si mendonte ai t’i japë fund luftës, Milosevic ishte përgjigjur: ‘Unë e kam planin ‘Final solution’ (Platforma fashiste për asgjësimin e plotë të popullit hebre). ‘Më jepni një javë afat dhe unë do t’i vras të gjithë shqiptarët!’. Kështu kishte deklaruar ‘qëllimin përfundimtar’ Kasapi i Ballkanit në atë kohe. Dhe duke akuzuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për ‘Ndërmarrje të përbashkët kriminale’ për shkak të kundërvënies së një ushtrie dhe policie fashiste, Gjykata Speciale, tridhjetë vjet më vonë, merr anën e avokatit të djallit! Dikujt mund t’i tingëllojë vrazhdë emërtimi ‘Platformë fashiste’, por një shtet që ka parim primar platformën e Hitlerit ‘Final solution” dhe e zbaton atë me përpikëri në tri luftëra të ish-Jugosllavisë duke vrarë mbi 150.000 njerëz, s’ka se si emërtohet me akronim tjetër.
Analisti për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, Marko Prelec, duke i reaguar avokatit të njohur, Luka Misetic, ka konstatuar se: ‘ E drejta e Kosovës për pavarësi kurrë nuk mund dhe nuk duhet të vihet në bankën e të akuzuarve, pasi, nëse sillemi kështu, do të na bënte që të dukemi keq (e gjithë Evropa)’. E drejta e pakontestueshme e Kosovës për pavarësi, është mbështetur plotësisht edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Krahas këtij organi superior ndërkombëtar, Gjykata Speciale e Hagës duket sikur një buburrec që këshillon elefantin se duhet të ecë nëpër ferra për të mos e dëmtuar rrugën!
Pas verdiktit të paramenduar të ‘Dhomave të Specializuara’ ‘me bindje të plotë se të akuzuarit do të dënohen me burgim të përjetshëm.’ (më datë 16 shtator 2026, ‘Gjykata Speciale’ dënoi prijësit e UÇK-së me nga 23-25 vjet burgim, dënim i cili rezulton të jetë ‘burgim i përjetshëm’ kur kemi parasysh moshën e të dënuarve.
Në Kosovë, u fol e u përfol shumë ky vendim i cili po ashtu me paramendim filloi të rrënojë shtetin e Kosovës. Ekspertë e interpretues të ndryshëm, politikanë, analistë të ditur e sharlatanë gjithfarësh, të majtët ‘serbofilë’ e të djathtët ‘evropianë’, ‘dallkaukët, kopukët dhe turmat pa tru’ folën e përfolën për hapat e mëtejme të Shtetit të Kosovës. U fol për shumë propozime shterpe, propozime idealiste, humaniste, oportuniste, me gjithë zërin, apo me pëshpëritje, pothuajse pa u dëgjuar fare, por nuk u fol me zërin e së vërtetës, ashtu siç folën juristët e profesorët e universiteteve të njohura të botës, miqtë e Kosovës, Paul Williams, Richard Prosper, Luka Misetic, John Bolton (ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i presidentit Donald Trump) dhe shumë të tjerë: Gjykata Speciale e Hagës, duhet të zhbëhet! Të gjitha alternativat e tjera janë mashtruese. ‘Gjykata e Apelit, Gjykata e dylberit, Gjykata e shoqërisë së Hajdar Dushit, apo Gjykata e verës dhe rrushit’! Të gjitha këto janë alternativa shterpe.
‘Gjykata Speciale e Hagës’, apo ‘Dhomat e Specializuara të Kosovës’ të cilat tashmë kanë shkelur të gjitha ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, duke krijuar një lloj pavarësie të Frankeshtajnit që del jashtë kontrollit të të gjitha ligjeve dhe normave ndërkombëtare të krijuara që nga koha e Kodit të Hamurabit, fatkeqësisht është krijuar me amendamentin e Kushtetutës së Kosovës. Amendamenti nr.24, sipas të cilit Kushtetutës së Kosovës i është shtuar Neni 162, për themelimin e ‘Dhomave të Specializuara’ duke pasur për bazë Raportin e Dick Marty-t dhe Rezolutën nr. 1782 të PACE-s. Thënë drejt, pretendimet e deputetit rus, Konstatin Kosachev dhe mikes së tij, Carla Del Ponte.
Pas një hetimi gjashtëmujor të ekipit që udhëhiqej nga prokurori Clint Williamson, pretendimi ruso-serb i kanalizuar përmes PACE për veprimtarinë monstruoze ‘trafikim i organeve njerëzore’ rezultoi si tërësisht i rremë. Pas këtij konstatimi, mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Nenin162, u hartua edhe njëfarë ligji jashtë logjikës juridike i cili një gjykatë të instrumentalizuar e ngre mbi Kushtetutën dhe mbi shtetin e Kosovës. Së këndejmi, Këshilli i Evropës, mbështetur edhe në ‘Konventën e Gjenevës për Marrëdhëniet Ndërkombëtare’, është dashur ta ndërpresë ‘Marrëveshjen me Kosovën’ për krijimin e Gjykatës Speciale e cila do të hetonte pretendimet e rreme mbi ‘Trafikimin e Organeve Njerëzore’. Meqenëse Këshilli i Evropës nuk e bëri një gjë të tillë, por e refuzoi Republikën e Kosovës që të anëtarësohet në këtë organizatë, duke e kushtëzuar me lëshime e nënshtrime të reja, PACE ngriti Gjykatën Speciale si një monstër jashtë kontrollit të ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës se Kosovës. Në këtë rast, deputetët e Parlamentit të Kosovës (pa asnjë dallim politik) duhet të mblidhen urgjentisht dhe në bazë të disa ligjeve të shkelura dhe në bazë të tetë (8) neneve të shkelura të Kushtetutës së Republikës, Parlamenti i Kosovës, me dy të tretat e votave, do të duhej të anulojë Amendamentin 24 dhe Nenin 162 të Kushtetutës të Republikës së Kosovës. Po ashtu, si pasojë e këtij veprimi, duhet të anulohet edhe Ligji për Dhomat e Specializuara si dhe Marrëveshja me Këshillin e Evropës, krejt për shkak të SUBJEKTIT TË RREMË mbi të cilin janë krijuar ‘Dhomat e Specializuara’. Këshillit të Evropës dhe Bashkësisë Ndërkombëtare, përfundimisht duhet bërë me dije se PAVARËSIA DHE LIRIA E KOSOVËS JANË TË PANEGOCUESHME dhe këtë kauzë shqiptarët do ta mbrojnë me të gjitha mjetet (edhe me jetët e tyre).
Shkeljet kushtetuese të Gjykatës Speciale të Hagës
Duke sjellë në mënyrë kronologjike qëllimet politike të Këshillit të Evropës dhe ‘Gjykatës Speciale të Hagës’ vijmë në përfundim se qëllimi i ‘Gjykatës Speciale’, nuk është dhe nuk ka qenë asnjëherë drejtësia për viktimat e supozuara civile. Përkundrazi. Qëllimi i ‘Gjykatës Speciale’ është komplot i organizuar kundër lirisë dhe pavarësisë së shtetit të Kosovës. Thjesht, është një ‘Ndërmarrje e përbashkët kriminale kundër shtetit të Kosovës.’ Dhe kjo ‘ndërmarrje’ s’ka se si realizohet pa shkelur të drejtën ndërkombëtare, ligjet dhe konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, e mbi të gjitha Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Më poshtë do të sjellim disa nga nenet e kapitujve kryesorë të Kushtetutës së Kosovës të cilat janë shkelur katërçipërisht nga ‘ndërmarrja e përbashkët kriminale.’
Άρθρο 162 του Συντάγματος përcakton ‘një periudhë pesëvjeçare të përfundimit të Gjykatës’ – nuk ka ndodhur. Po ashtu, ‘mbikëqyrja parlamentare me një komision profesionistësh ndërkombëtarë’ nuk ka ndodhur.
‘Gjykata Speciale e Hagës’ apo ‘Dhomat e Specializuara të Kosovës’, kanë shkelur edhe nenet në vijim të Kushtetutës së Kosovës:
ΑΡΘΡΟ 22 [ZBATIMI I DREJTPËRDREJTË I MARRËVESHJEVE DHE INSTRUMENTEVE NDËRKOMBËTARE]. ΑΡΘΡΟ 23 [DINJITET I NJERIUT], ΑΡΘΡΟ 24 [BARAZIA PARA LIGJIT], ΑΡΘΡΟ 30 [TË DREJAT E TË AKUZUARIT], ΑΡΘΡΟ 31 [E DREJTA PËR GJYKIM TË DREJTË DHE TË PAANSHËM] , ΑΡΘΡΟ 32 [E DREJTA PËR MJETE JURIDIKE], ΑΡΘΡΟ 33 [PARIMI I LEGALITETIT DHE PROPORCIONALITETIT NË RASTET PENALE], και:
Άρθρο 3 [Ισότητα ενώπιον του Νόμου]
1. Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet
tjera e cila qeveriset në mënyrë demokratike, me respektim të plotë të sundimit të ligjit,
përmes institucioneve të veta legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore.
2. Ushtrimi i autoritetit publik në Republikën e Kosovës bazohet në parimet e barazisë para
ligjit të të gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të
njeriut, të pranuara ndërkombëtarisht, si dhe në mbrojtjen e të drejtave dhe në pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre.
Pra, ‘Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, (2) me respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të pranuara ndërkombëtarisht, si dhe në mbrojtjen e të drejtave dhe në pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre.’ ‘Gjykata Speciale’ ka shkelur të gjitha obligimet për liritë themelore të njeriut dhe po ashtu, ka shkelur karakterin ‘multietnik’ të Republikës së Kosovës, duke qenë Gjykatë që penalizon dhe dënon vetëm shqiptaret, vetëm një etni. Pra, duke ndërruar karakterin multietnik të Kosovës dhe duke e shndërruar atë në shtet që ka Gjykatën Raciste të Hagës! ‘Gjykatën që dënon viktimën dhe mbron xhelatin!
Neni 16 [Epërsia e Kushtetutës]
1. Kushtetuta është akti më i lartë juridik i Republikës së Kosovës. Ligjet dhe aktet e tjera
juridike duhet të jenë në pajtim me këtë Kushtetutë.
Ligji për ‘Gjykatën Speciale’, është në shumë pika në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Prandaj, si i tillë duhet të anulohet.
Άρθρο 18
4. Amendamentimi ose tërheqja nga marrëveshjet ndërkombëtare do të kenë të njëjtën
procedurë të vendimmarrjes sikur ajo e ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.
Marrëveshja e Kosovës me Këshillin e Evropës për themelimin e ‘Gjykatës Speciale të Hagës’ mbi një pretendim të rremë nga ana e Këshillit të Evropës, anulohet ‘me të njëjtën procedurë të vendimmarrjes sikur ajo e ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.’
Άρθρο 24 [Ισότητα ενώπιον του Νόμου]
1. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë
ligjore, pa diskriminim.
2. Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë,
mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë
komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së
kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.
‘Gjykata Speciale e Hagës’ nuk ka marrë parasysh asnjë dëshmi të mbrojtjes dhe në këtë mënyrë, ka shkelur obligimin kushtetues ‘Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë ligjore, pa diskriminim.’ Rasti më eklaktant është përmendja e heroit Behajdin Hallaqi, pa marrë parasysh dëshminë e gruas së tij nga viti 2000 si dhe të familjarëve e dëshmitarëve shfajësues. ‘Gjykata Speciale e Hagës’, është shfaqur para publikut si një trup i unisuar mes prokurorëve dhe gjykatësve. Madje, gjykatësit kanë kapërcyer edhe ambiciet e prokurorëve për të mbajtur premtimin e dhënë paraprakisht para autoriteteve ndërkombëtare se: ‘Do t’i dënojmë prijësit e UÇK-së me burgim të përjetshëm!’
Neni 33 [Parimi i Legalitetit dhe Proporcionalitetit në Rastet Penale]
2. Dënimi i shqiptuar për një vepër penale nuk mund të jetë më i ashpër sesa ka qenë i
përcaktuar me ligj në kohën e kryerjes së veprës.
4. Dënimet përcaktohen në bazë të ligjit që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës
penale, me përjashtim të veprave për të cilat ligji i mëvonshëm i aplikueshëm është më i
favorshëm për kryesin e veprës.
Ligji që ka qenë në fuqi në kohën e ndodhjes së pretenduar penale, në Kosovë ka qenë Kodi Penal i Jugosllavisë i cili parasheh ‘burgim maksimal prej 15 vjetësh, ose burgim të përjetshëm’. Gjykata Speciale, sipas ‘Kodit Penal të ‘Gjelit t’Hanit’ apo Xhengiz Khan-it, i ka dënuar të akuzuarit me nga 25 vjet burgim, që do të thotë se ka shkelur Kushtetutën e Kosovës dhe ish-Kodin Penal të Jugosllavisë (në rast të përdorimit retroaktiv)!
Neni 58 [Përgjegjësitë e Shtetit]
3. Republika e Kosovës do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur personat të cilët mund t’u nënshtrohen kërcënimeve ose veprimeve diskriminuese, armiqësisë a dhunës, si rrjedhojë e identitetit të tyre kombëtar, etnik, kulturor, gjuhësor ose fetar.
Të akuzuarit e Gjykatës Speciale janë kërcënuar paraprakisht nga prokuroret dhe janë fyer me deklarata raciste si: "Shqiptarët janë kafshë që duhen zbutur", apo ‘me bindje të plotë, të akuzuarit do të dënohen me burgim të përjetshëm.’ Kush mund të shqiptojë fyerje më të rëndë raciste, apo kërcënim më të rëndë!!! Hajde le të dalë tash një gjykatës apo prokuror dhe le të thotë se këto fyerje e kërcënime nuk janë shkelje ligjore!
Neni 102 [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor]
1. Pushteti gjyqësor në Republikën e Kosovë ushtrohet nga gjykatat.
2. Pushteti gjyqësor është unik, i pavarur, i drejtë, apolitik e i paanshëm dhe siguron qasje të
barabartë në gjykata.
3. Gjykatat gjykojnë në bazë të Kushtetutës dhe ligjit.
4. Gjyqtarët gjatë ushtrimit të funksionit të tyre duhet të jenë të pavarur dhe të paanshëm.
Sipas Raportit të Odës së Avokatëve Britanikë, të gjitha këto dispozita kushtetuese janë shkelur në mënyrë flagrante. Si mund të jetë i paanshëm dhe i pavarur gjykatësi që paraprakisht deklaron se ‘shqiptarët janë kafshë që duhen zbutur’! Apo, lufta për të mbrojtur derën e shtëpisë, fëmijët që të janë pushkatuar para syve?! Unë, personalisht, në vjeshtën e vitit 1999, kam xhiruar një dokumentar me titull ‘Përtej Vdekjes’ për rastin e zonjës Shyhrete Berishës, së cilës kriminelët serbë, me urdhrin e gjeneralit Pavkovic, ia kanë vrarë pesë fëmijë para syve (një nga një). Në kohën e xhirimit, në kafenenë ku janë ekzekutuar rreth 50 civilë, në mesin e të cilëve edhe fëmijët e Shyhrete Berishës, gjaku i të cilëve ishte ende i freskët! Qe 27 vjet pas luftës, askush, asnjë prokuror, asnjë hetues dhe asnjë gjykatës ndërkombëtar nuk më ka thirrur për të dëshmuar me fotografi të gjallë krimin monstruoz! E rëndësishme është se ‘Gjykata Speciale’, gjykon në mënyrë ‘inventive’ me dëshmitarë hije të fabrikuara nga institucionet kriminale të Beogradit! Ju lumtë djelmosha e plakusha! Kështu bëhet drejtësia!!!