KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Γνώμη

Δήμοι σε κρίση: φταίει η κυβέρνηση Κούρτι;

Protesta e paralajmëruar e komunave kundër qasjes së Qeverisë ndaj pushtetit lokal duhet të mirëkuptohet. Komunat në Kosovë janë sot në një gjendje të rënduar financiare, institucionale dhe funksionale. 

Por, për ta kuptuar drejt këtë gjendje, duhet thënë qartë: Qeveria Kurti nuk i ka sjellë komunat buzë falimentimit. Problemet e komunave nuk kanë lindur në këtë mandat qeverisës dhe nuk mund t’i atribuohen vetëm kësaj qeverie. Ato janë rezultat i një akumulimi shumëvjeçar të vendimeve të gabuara, neglizhencës institucionale dhe mungesës së një vizioni të qëndrueshëm për pushtetin lokal.
Megjithatë, po aq qartë duhet thënë edhe pjesa tjetër: nëse Qeveria Kurti nuk i ka sjellë komunat në këtë gjendje, ajo nuk ka bërë asgjë serioze për t’i nxjerrë prej saj. Përkundrazi, në disa raste ka vepruar në mënyrë që e ka thelluar pasigurinë financiare dhe institucionale të komunave.
Përgjegjësia për gjendjen e sotme të komunave fillon shumë më herët. Qeveritë e mëparshme kanë nënshkruar kontrata kolektive në arsim dhe shëndetësi pa marrë parasysh kapacitetet financiare dhe institucionale të komunave. Këto kontrata kanë prodhuar obligime të mëdha financiare, të cilat në fund kanë rënë mbi buxhetet komunale. Ky është një nga burimet kryesore të problemit të sotëm.
Në të njëjtën frymë, ndër vite janë nxjerrë vendime dhe ligje që u kanë njohur shërbyesve publikë të drejta të ndryshme financiare: pagesa për kualifikim, transport, inflacion, shujta, festa, punë jashtë orarit, punë gjatë vikendit dhe kompensime të tjera. Shumë prej këtyre të drejtave mund të kenë pasur arsyetim social ose profesional, por problemi qëndron në mënyrën si janë miratuar: pa analizë të mjaftueshme financiare, pa konsultim serioz me komunat dhe pa siguruar burime të qëndrueshme për mbulimin e kostos.

Në këtë mënyrë, niveli qendror ka marrë vendime, ndërsa barra financiare është zhvendosur te niveli lokal. Kjo nuk është qeverisje e përgjegjshme. Është bartje e kostos politike nga qeveria te komunat.
Qeveritë e mëparshme po ashtu i kanë lënë ndërmarrjet publike lokale në gjendje të katandisur. Në vend se këto ndërmarrje të shndërroheshin në instrumente funksionale për ofrimin e shërbimeve cilësore, ato shpesh janë lënë në gjendje financiare të dobët, me menaxhim të paqëndrueshëm dhe me kapacitete të kufizuara për investime e zhvillim.

Një tjetër problem i madh ka qenë lëvizja e vazhdueshme e kompetencave herë në nivel nacional e herë në nivel lokal. Në shumë fusha, kompetencat janë bartur, kthyer, ndryshuar ose interpretuar ndryshe nga një periudhë në tjetrën. Kjo ka krijuar paqëndrueshmëri institucionale, ka dobësuar planifikimin afatgjatë dhe ka bërë që komunat të mos e dinë gjithmonë qartë se çfarë përgjegjësish kanë, me çfarë mjetesh duhet t’i përmbushin ato dhe kush mban përgjegjësi kur shërbimi dështon.
Në fund, pushteti lokal në Kosovë është trajtuar gjithë si çështje dytësore. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është parë si Ministri e rendit të dytë, në mos të tretë. Kjo ka reflektuar edhe rëndësinë reale që qeveritë ia kanë dhënë komunave. Në vend se të ishte një institucion kyç për zhvillimin e qeverisjes lokale, për decentralizimin funksional dhe për forcimin financiar e ligjor të komunave.
Pra, komunat nuk kanë arritur në këtë gjendje brenda natës. Ato janë dëmtuar nga vite të tëra të politikave të pamenduara mirë, të vendimeve pa mbulim financiar dhe të mungesës së respektit real për autonominë lokale.

Çka (nuk) bëri qeveria Kurti?  

επίσης Γνώμη Θα προστατεύσει η KFOR το Κόσοβο;

Në fakt, pritja ndaj kësaj qeverie ka qenë që ajo të ndërhynte për të korrigjuar disa nga këto deformime. Qeveria Kurti erdhi në pushtet me premtime për qeverisje më të mirë, për drejtësi institucionale dhe për reformim të sistemit. Në raport me komunat, kjo do të duhej të përkthehej në forcim të financave lokale, në qartësim të kompetencave dhe me rritje e forcim të performancës. 
Αυτό δεν συνέβη.

Një nga dështimet kryesore është mosprocedimi i plotësim-ndryshimit të Ligjit për financat e pushtetit lokal. Ky ligj është parë si një mundësi për të përmirësuar dhe forcuar pozitën financiare të komunave. Mirëpo, Qeveria nuk e ka shtyrë përpara këtë proces me seriozitetin dhe urgjencën që kërkon gjendja. Pa reformë të financave lokale, komunat mbeten të varura, të kufizuara dhe shpesh të pafuqishme për t’iu përgjigjur nevojave.

Po ashtu, Qeveria nuk e ka proceduar hartimin dhe miratimin e grantit të katërt, të cilin vetë e ka paralajmëruar dhe premtuar. Ky grant do të mund të ishte një instrument i rëndësishëm për të mbështetur komunat në fusha specifike dhe për të krijuar një bazë më të drejtë financimi. Premtimi për të, vetëm sa e ka rritur pritjen dhe më pas zhgënjimin.

Një tjetër goditje për qeverisjen lokale ka qenë zbehja e rolit dhe rëndësisë së grantit të performancës komunale. Ky grant, në parim, ka pasur një funksion të rëndësishëm: të nxisë komunat të përmirësojnë performancën, menaxhimin, transparencën dhe shërbimet. Por vonesat dhe pengesat në zbatimin e tij gjatë vjetëve të fundit kanë ndikuar që komunat ta humbin gradualisht ndjenjën se performanca shpërblehet. Kur instrumentet që duhet të nxisin cilësinë dobësohen, dobësohet edhe motivimi për reformë.

Qeveria Kurti po ashtu ka ndërhyrë duke e zbritur shumën e përgjithshme që komunat mund të marrin nga granti i përgjithshëm. Kjo ndërhyrje prek drejtpërdrejt kapacitetin bazë financiar të komunave. Në një kohë kur komunat po përballen me obligime të rritura dhe me presione të mëdha buxhetore, zvogëlimi i hapësirës së tyre financiare nuk është reformë; është ngushtim i mundësive për të funksionuar.

Edhe më problematik ka qenë tentimi për të ndërhyrë në skemën e mjeteve vetanake të komunave përmes ligjit të buxhetit. Kjo do t’i prekte drejtpërdrejt komunat e mëdha, si Prishtina, Prizreni dhe Ferizaj. Mjetet vetanake janë një nga elementet më të rëndësishme të autonomisë lokale. Nëse komunat i mbledhin këto mjete nga qytetarët dhe bizneset e tyre, ato duhet të kenë hapësirë reale për t’i përdorur në funksion të nevojave lokale. Çdo ndërhyrje e nivelit qendror në këtë skemë e tjetërson parimin e vetëqeverisjes lokale.

επίσης Γνώμη Το LDK δεν κέρδισε την Πρίστινα, απλώς δεν την έχασε

Një prej kritikave më serioze ndaj Qeverisë Kurti është qasja selektive ndaj komunave. Qeveria ka favorizuar hapur dhe pa shumë brengë politike komunat që udhëhiqen nga Vetëvendosje, qoftë në investime, takime apo projekte. Kjo është e dëmshme jo vetëm për komunat që përjashtohen, por edhe për vetë konceptin e qeverisjes demokratike. Qeveria qendrore nuk është qeveri e komunave të një partie. Ajo është qeveri e të gjitha komunave dhe e të gjithë qytetarëve. Kjo e minon barazinë ndërmjet komunave dhe e shndërron pushtetin qendror në instrument partie, jo në garantues të zhvillimit të balancuar.

Një tjetër barrë e madhe për komunat ka ardhur nga masat e Qeverisë që janë konsideruar jokushtetuese nga Gjykata Kushtetuese, si rasti me përvojën e punës. Qeveria nuk i ka mbuluar financiarisht pasojat e këtyre masave, ndërsa komunat tani po detyrohen t’i bartin humbjet financiare për periudhën 2023-2025. Kjo është padrejtësi e dyfishtë: së pari, sepse vendimi është marrë në nivel qendror; së dyti, sepse kostoja po u mbetet komunave.

Në fund, Qeveria ka centralizuar në nivel qeveritar përzgjedhjen e stafit të ri në komuna. Me fjalë të tjera, komunat i paguajnë këta persona, ndërsa Qeveria i përzgjedh. 

Ky është problemi themelor në raportin e kësaj qeverie me komunat: në vend se t’i forcojë ato, shpesh ka tentuar t’i kontrollojë; në vend se t’u japë mjete, u ka shtuar kufizime; në vend se të krijojë partneritet, ka prodhuar rivalitet. 

Prandaj, protesta e komunave duhet të lexohet më gjerë si reagim ndaj një vendimi apo një buxheti të caktuar. Ajo është shprehje e një pakënaqësie më të thellë për mënyrën si pushteti qendror, jo vetëm sot, por ndër vite, i ka trajtuar komunat: si zbatues të vendimeve të tij, jo si nivel me integritet i qeverisjes.

Kosova nuk mund të ketë shërbime të mira publike pa komuna funksionale. Nuk mund të ketë zhvillim të balancuar pa financa të qëndrueshme lokale. Nuk mund të ketë demokraci të shëndoshë nëse pushteti lokal trajtohet si vartës administrativ e buroktarik. 

επίσης Γνώμη Η συγκέντρωση ντροπής και «ευτυχίας» της άβουλης μάζας των προοδευτικών του Βούτσιτς

Përgjegjësia historike për gjendjen e komunave ndahet mes shumë qeverive. Por përgjegjësia aktuale për të vepruar i takon kësaj qeverie. Qeveria Kurti mund të mos i ketë sjellë komunat buzë falimentimit, por ajo nuk mund të vazhdojë të sillet sikur kjo gjendje nuk është edhe përgjegjësi e saj.
Nëse vërtet dëshiron ta ndryshojë raportin me pushtetin lokal, Qeveria duhet të heqë dorë nga qasja selektive, nga centralizimi dhe nga vendimet që prodhojnë kosto për komunat pa ua siguruar mjetet. Duhet të procedojë reformën e financave lokale, të rikthejë seriozitetin e grantit të performancës, të ndërtojë grantin e premtuar të katërt dhe të garantojë se komunat nuk do të paguajnë faturat e vendimeve të nivelit qendror.

(Autori i shkrimit është ekspert i qeverisjes lokale)