KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Στρατός

Βρετανοί αντίπαλοι έτοιμοι για την πολυαναμενόμενη μάχη

Τάισον Φιούρι και Άντονι Τζόσουα

Boksierët e peshës së rëndë, britanikët Tyson Fury dhe Anthony Joshua, të mërkurën mbrëma në konferencën për shtyp, kanë thënë se janë gati për meçin e shumëpritur. 

Ky ballafaqim do të organizohet në “Principality Stadium” të Cardiffit, më 11 dhjetor. 

Të mërkurën, të dy boksierët hodhën akuza ndaj njëri-tjetrit për vonesa të negociatave për meçin me interes të lartë. 

Sa u përket taktikave që do t’i përdorin gjatë përballjes, Fury ka insistuar në qasje shumë agresive. 

“Do të hyjë në ring dhe do ta përplas atë aty”, ka thënë Fury. 

Joshua ka theksuar se do t’i përdorë fjalët e Furyt si motivim për ta arritur fitoren. 

“Kjo është energjia që ne duam. Nuk kishte diçka tjetër që mund të prisja nga ky njeri. Kjo do të më mbaj në ritëm për të bërë punë shtesë në palestër”, ka theksuar Joshua. 

Ky ballafaqim është pritur nga adhuruesit e boksit për dhjetë vjet. 

Të dy boksierët janë dy herë kampion të botës. 

Fury është 38-vjeçar, ndërsa Joshua, kampion olimpik po ashtu, është dy vjet më i ri.