Ish-futbollisti uellsian, James Collins, do ta provojë veten në sportin e boksit, pas një të kaluare të pasur në elitën e futbollit anglez.
43-vjeçari Collins ka luajtur për skuadra si West Ham United dhe Aston Villa, ndërsa karrierën si futbollist e kishte nisur te Cardiff City.
Ai i luajti 279 ndeshje në Premier League dhe ishte prej mbrojtësve më të mirë në ligë. Collins ka 51 paraqitje me Përfaqësuesen e Uellsit dhe ishte pjesë e ekipit që arriti deri në gjysmëfinale të “Euro 2016”. U pensionua nga futbolli në vitin 2019.
Collins më 10 tetor në Londër do të ballafaqohet me boksierin Big Stacks.
‼️ James Collins on the Pads ahead of his bout against Big Stacks on October 10th in London 🥊
[@TheSunFootball | IG] https://t.co/WbXV2PNZCN
— IFN (@IfnBoxing) Σεπτέμβριος 29, 2026