---
description: Familjarë, miq dhe kontribuues të sportit kanë nderuar figurën e Nazif Gashit.Mbledhja përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së ish-boksierit, Nazif Gashi,
title: Nderohet figura e Nazif Gashit
image: https://resources.koha.net/images/2025/December/11/88ef158b-6784-4bcf-93fe-4c1e61f95ca1.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Luftarake

# Nderohet figura e Nazif Gashit

![Nazif Gashi](https://resources.koha.net/images/2025/December/11/88ef158b-6784-4bcf-93fe-4c1e61f95ca1.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 11 dhjetor 2025 14:35
- Shpërndaje në:

- 11 dhjetor 2025 14:35
- Shpërndaje në:

Familjarë, miq dhe kontribuues të sportit kanë nderuar figurën e Nazif Gashit.

Mbledhja përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së ish-boksierit, Nazif Gashi, i cili vdiq të mërkurën, u organizua nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Në emër të familjes foli vajza e Nazifit, Fitore Gashi Merovci.

Për figurën e Nazif Gashit kanë folur edhe personalitete të ndryshme të sportit.

Gashi ka pasur karrierë të pasur si boksier. Ishte pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës që për shumë vjet dominoi në shtetin e dikurshëm federativ.

[Edhe ![Vdiq Nazif Gashi, legjenda e boksit kosovar](https://resources.koha.net/images/2025/December/10/b5bccc95-2e2e-48c5-858a-ca8d45aef291.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Luftarake 10 dhj 2025 Vdiq Nazif Gashi, legjenda e boksit kosovar](https://www.koha.net/luftarake/vdiq-nazif-gashi-legjenda-e-boksit-kosovar)

Në vitet shtatëdhjeta dhe tetëdhjeta të shekullit të kaluar, Gashi dhe boksierët e tjerë të Prishtinës kishin bërë krenarë gjithë Kosovën me paraqitjet e tyre.

I lindur më 1 tetor të vitit 1951, Nazif Gashi u bashkua me ekipin e parë të Prishtinës në vitin 1971.

Prej fitoreve më të famshme të tij ishte ajo e vitit 1974 në Beograd ndaj kampionit të atëhershëm të Evropës, Marjan Beneshit. E kishte mposhtur në kuadër të turneut “Doreza e Artë”.

Gjatë karrierës ka mposhtur edhe boksierë të tjerë të njohur në ish-Jugosllavi.

[Edhe ![Osmani: Kujtimi për Nazif Gashin do të jetë inspirues për brezat që vijnë](https://resources.koha.net/images/2025/December/10/f0dd0db3-58f9-4ca4-acd6-4208b5247b0d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Luftarake 10 dhj 2025 Osmani: Kujtimi për Nazif Gashin do të jetë inspirues për brezat që vijnë](https://www.koha.net/luftarake/osmani-kujtimi-per-nazif-gashin-do-te-jete-inspirues-per-brezat-qe-vijne)

Në periudha të ndryshme ishte pjesë e Federatës së Boksit të Kosovës. Ishte edhe trajner i boksit e selektor, ndërsa për shumë vjet ishte i përfshirë në bodibilding e fitnes.

Gashi për katër vjet ishte edhe në reprezentacionin e shtetit të atëhershëm federativ, Jugosllavisë. Reprezentacionit iu bashkua në vitin 1972, pas paraqitjeve të mira te Prishtina.

[#Nazif Gashi](https://www.koha.net/tag/nazif-gashi) [#boks](https://www.koha.net/tag/boks)

Artikuj të ngjashëm

- [![Xhokeri i gjeneratës së artë](https://resources.koha.net/images/2025/December/10/db80677b-a018-4e3b-b735-b6806533610a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Luftarake 10 dhj 2025 Xhokeri i gjeneratës së artë](https://www.koha.net/luftarake/xhokeri-i-gjenerates-se-arte-1)
- [![Gjenerata e artë e boksit](https://resources.koha.net/images/2025/December/10/5386eed2-e26d-4e21-b239-385495fc11bf.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Luftarake 10 dhj 2025 Gjenerata e artë e boksit](https://www.koha.net/luftarake/gjenerata-e-arte-e-boksit-1)
- [![Vdiq Alush Gashi](https://resources.koha.net/images/2026/May/15/944bff24-5c18-4d6a-a7c1-220133e0c430.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 15 maj 2026 Vdiq Alush Gashi](https://www.koha.net/arberi/vdiq-alush-gashi)

[Showbiz.]() [Bradley Cooper rikthehet në ekran me filmin e ri “G.I. Joe”, premiera në vitin 2028](https://www.koha.net/showbiz/bradley-cooper-rikthehet-ne-ekran-me-filmin-e-ri-gi-joe-premiera-ne-vitin-2028)

[Lifestyle.]() [Gjashtë zakone që mund të përkeqësojnë depresionin](https://www.koha.net/lifestyle/gjashte-zakone-qe-mund-te-perkeqesojne-depresionin)

[Botë.]() [Eisenkot merr zyrtarisht mandatin ta formojë qeverinë e re në Izrael](https://www.koha.net/bote/eisenkot-merr-zyrtarisht-mandatin-ta-formoje-qeverine-e-re-ne-izrael)

[Arbëri.]() [Lista e udhëhequr nga Enkel Rexhepi do t'i ketë 10 nga 29 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar](https://www.koha.net/arberi/lista-e-udhehequr-nga-enkel-rexhepi-do-ti-kete-10-nga-29-mandate-ne-keshillin-kombetar-shqiptar-1)

[Futboll.]() [Zhegrova sërish zëvendësues, një pikë për Juven](https://www.koha.net/futboll/zhegrova-serish-zevendesues-nje-pike-per-juven)

[Futboll.]() [Barcelona fiton derbin e zjarrtë dhe mbetet lidere](https://www.koha.net/futboll/barcelona-permbys-rezultatin-ne-epersi-ndaj-atleticos)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Nderohet figura e Nazif Gashit","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/luftarake/nderohet-figura-e-nazif-gashit","datePublished":"2025-12-11T14:35:04+01:00","dateModified":"2026-07-11T12:30:07+02:00","articleSection":"Luftarake","wordCount":262,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Familjarë, miq dhe kontribuues të sportit kanë nderuar figurën e Nazif Gashit.Mbledhja përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së ish-boksierit, Nazif Gashi,","url":"https://www.koha.net/luftarake/nderohet-figura-e-nazif-gashit","keywords":"Nazif Gashi, boks","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/December/11/88ef158b-6784-4bcf-93fe-4c1e61f95ca1.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
