Akil Gjakova nisi mirë dhe kontrolloi në minutat e parë luftën me legjendën e xhudos, azerbajxhanasin Hidayat Heydarov. Por një moment pafat ktheu luftën në favor të kampionit olimpik, Heydarov.
Xhudisti nga Azerbajxhani përfitoi nga momenti dhe realizoi tjetër aksion për fitore me Ippon.
Akili u ndal në luftën e parë në kategorinë deri 73 kilogramë, në Botërorin e xhudos në Baku të Azerbajxhanit. Ai nuk kishte fat në short. Është përballur menjëherë me njërin prej xhudistëve më të mirë të dekadës së fundit.