---
description: Distria Krasniqi është bartësja e parë në kategorinë deri 52 kilogramë në Kampionatin Evropian të xhudos, që prej të mërkurës deri të dielën mbahet në Podgoricë
title: Evropiani i xhudos në Podgoricë, Kosova synon medalje
image: https://resources.koha.net/images/2025/April/20/2a40d60c-178d-4911-ac07-cd4395b8c227.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Luftarake

# Evropiani i xhudos në Podgoricë, Kosova synon medalje

![Distria Krasniqi](https://resources.koha.net/images/2025/April/20/2a40d60c-178d-4911-ac07-cd4395b8c227.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- Nga: [Arsim Maxhera](https://www.koha.net/autori/arsim-maxhera/articles) [![Arsim Maxhera](https://resources.koha.net/author/2024/January/04/arsim-maxhera1704397834.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/arsim-maxhera/articles)
- 21 prill 2025 11:00
- Shpërndaje në:

- Nga: [Arsim Maxhera](https://www.koha.net/autori/arsim-maxhera/articles) [![Arsim Maxhera](https://resources.koha.net/author/2024/January/04/arsim-maxhera1704397834.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/arsim-maxhera/articles)
- 21 prill 2025 11:00
- Shpërndaje në:

Distria Krasniqi është bartësja e parë në kategorinë deri 52 kilogramë në Kampionatin Evropian të xhudos, që prej të mërkurës deri të dielën mbahet në Podgoricë të Malit të Zi. Është kampionati i parë i madh i xhudos që mbahet pas Lojërave Olimpike “Parisi 2024”, ku Distria fitoi medalje të argjendtë.

Do të ishte befasi nëse xhudistja kosovare do të përfundonte jashtë podiumit në Podgoricë. Ajo garon të mërkurën, në ditën e parë të Evropianit. Në kategorinë deri 52 kilogramë do të garojnë 24 xhudiste.

Distria është e treta në ranglistën botërore, por më e ranguara prej pjesëmarrëseve në kampionatin kontinental. Italiania Odette Giuffrdia pritet të jetë rivalja më e madhe e kosovares për medalje të artë. Me italianen me përvojë, Distria është përballur plot 11 herë. Ndaj saj ka shtatë fitore, ndërsa i ka pësuar katër humbje. Shumica e luftërave mes tyre ishin shumë të forta. Pak kohë më parë Giuffrida ishte në një kamp në Pejë, por nuk është përballur asnjëherë me Distrinë në stërvitje.

Gefen Primo e Izraelit, Reka Pupp e Hungarisë dhe Ariane Toro Soler e Spanjës janë prej pretendueseve të tjera për medalje në 52 kilogramë.

Por nëse 29-vjeçarja Krasniqi është në ditë të mirë, gjasat për tjetër titull të Evropës janë të mëdha. E para në Evropë, xhudistja pejane ishte në vitin 2021 dhe në vitin 2024.

[Edhe ![Distria në Tbilisi për titullin e katërt të Evropës](https://resources.koha.net/images/2026/April/15/a2412e57-06d8-4aff-b800-a7dfacb8664c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Luftarake 15 pri 2026 Distria në Tbilisi për titullin e katërt të Evropës](https://www.koha.net/luftarake/distria-ne-tbilisi-per-titullin-e-katert-te-evropes)

“Në kategorinë deri 52 kilogramë kemi disa emra legjendarë, duke filluar me Distria Krasniqin. Kampionia olimpike nga Tokio dhe fituesja e medaljes së argjendtë olimpike nga Parisi, është një nga sportistet më konsistente. Ndryshimi i kategorisë disa vjet më parë nuk bëri asnjë ndryshim lidhur me përpjekjet e saj për medalje e sukses. Krasniqi jo vetëm që synon titullin e tretë të Evropës, por do të synojë të mbrojë titullin e fituar vitin e kaluar në Zagreb. Sipas renditjes, mund të jetë një finale me medalisten e dyfishtë olimpike, Giuffrida, kampione aktuale e botës. Dyshja ka pasur rivalitet gjatë dekadës së fundit. Krasniqi mori avantazhin pesë vjet më parë, pasi pësoi humbje në dy kampionate evropiane për seniorë. Vitin e kaluar finalja mes tyre ishte epike. Vendosi një uazari në kohën shtesë”, ka shkruar sajti zyrtar i Unionit Evropian të Xhudos.

Kosova do të përfaqësohet vetëm me katër xhudistë në Evropian. Në kategorinë deri 52 kilogramë garon edhe Laurinë Gashi, që po fiton përvojë në nivelin e të rriturave. Për Laurinën secila fitore do të ishte me vlerë shumë të madhe.

Të enjten garojnë Akil Gjakova e Dardan Cena në kategorinë deri 73 kilogramë. Akili është bartësi i katërt dhe pretendues serioz për vend në podium, përkatësisht për medalje.

Dardan Cena nuk është në mesin e bartësve, por mund të përfshihet në garë për medalje.

Kosova ka mungesa të rëndësishme në Evropian. Ndër të tjera, për shkak të një lëndimi, mungon Laura Fazliu, fituesja e medaljes së bronztë olimpike.

[Edhe ![Distria e kërkon në Budapest medaljen që i mungon](https://resources.koha.net/images/2025/June/13/629cd026-1ba7-4611-9a18-716ac8fb487b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Luftarake 13 qer 2025 Distria e kërkon në Budapest medaljen që i mungon](https://www.koha.net/luftarake/distria-e-kerkon-ne-budapest-medaljen-qe-i-mungon)

Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, pret medalje nga Evropiani në Podgoricë, me gjithë faktin se ekipi është i gjysmuar. Ai ka thënë se xhudistët janë në formë të mirë dhe se kanë pasur fazë të suksesshme përgatitore.

Rreth 420 xhudistë nga 47 vende të ndryshme priten në Evropian.

[#xhudo](https://www.koha.net/tag/xhudo) [#sport](https://www.koha.net/tag/sport) [#xhudistet](https://www.koha.net/tag/xhudistet) [#Distria Krasniqi](https://www.koha.net/tag/distria-krasniqi)

Artikuj të ngjashëm

- [![Distria shkëlqen në Podgoricë, fiton titullin e tretë të Evropës](https://resources.koha.net/images/2025/April/23/b704c012-e3a3-4625-9a8c-9fc60ce66c72.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Luftarake 23 pri 2025 Distria shkëlqen në Podgoricë, fiton titullin e tretë të Evropës](https://www.koha.net/luftarake/distria-shkelqen-ne-podgorice-fiton-titullin-e-trete-te-evropes)
- [![Krasniqi përballë italianes Giuffrida në finalen e madhe të Evropianit](https://resources.koha.net/images/2025/April/23/7b2112a4-2b4d-4c5b-8a7b-4cd264e85ba9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Luftarake 23 pri 2025 Krasniqi përballë italianes Giuffrida në finalen e madhe të Evropianit](https://www.koha.net/luftarake/distria-ne-finale-te-evropianit)
- [![Vlera e madhe e së artës evropiane të Distria Krasniqit](https://resources.koha.net/images/2024/April/26/4e2d8c19-edf6-4b3a-8016-be2ddfbce0eb.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Luftarake 26 pri 2024 Vlera e madhe e së artës evropiane të Distria Krasniqit](https://www.koha.net/luftarake/vlera-e-madhe-e-se-artes-evropiane-te-distria-krasniqit)

[Botë.]() [Shpërthimi i dytë me bombë në veturë brenda dy ditësh në Rusi](https://www.koha.net/bote/shperthimi-i-dyte-me-bombe-ne-veture-brenda-dy-ditesh-ne-rusi)

[Arbëri.]() [Ligji për Specialen, rivotimi dhe reagimi i ashpër ndërkombëtar – Donika Emini sonte në “Interaktiv”](https://www.koha.net/arberi/ligji-per-specialen-rivotimi-dhe-reagimi-i-ashper-nderkombetar-donika-emini-sonte-ne-interaktiv)

[Arbëri.]() [Ymeri: Ishte skemë e planifikuar që Kosova të varej nga importi](https://www.koha.net/arberi/ymeri-ishte-skeme-e-planifikuar-qe-kosova-te-varej-nga-importi)

[Arbëri.]() [Rizvanolli: Kosova i ka dukshëm tarifat më të lira se vendet e rajonit](https://www.koha.net/arberi/rizvanolli-kosova-i-ka-dukshem-tarifat-me-te-lira-se-vendet-e-rajonit)

[Arbëri.]() [Mustafa pyet Qeverinë: Çfarë është bërë ndër vite për ta rregulluar problemin me energji?](https://www.koha.net/arberi/mustafa-pyet-qeverine-cfare-eshte-bere-nder-vite-per-ta-rregulluar-problemin-me-energji)

[Arbëri.]() [Kelmendi i VV-së fajëson pushtetet e kaluara që privatizuan KEK-un për problemet me energjinë](https://www.koha.net/arberi/kelmendi-i-vv-se-fajeson-pushtetet-e-kaluara-qe-privatizuan-kek-un-per-problemet-me-energjine)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Evropiani i xhudos në Podgoricë, Kosova synon medalje","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/luftarake/evropiani-i-xhudos-ne-podgorice-kosova-synon-medalje","datePublished":"2025-04-21T11:00:00+02:00","dateModified":"2026-07-11T13:50:05+02:00","articleSection":"Luftarake","wordCount":576,"author":[{"@type":"Person","name":"Arsim Maxhera","url":"https://www.koha.net/autori/arsim-maxhera/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Distria Krasniqi është bartësja e parë në kategorinë deri 52 kilogramë në Kampionatin Evropian të xhudos, që prej të mërkurës deri të dielën mbahet në Podgoricë","url":"https://www.koha.net/luftarake/evropiani-i-xhudos-ne-podgorice-kosova-synon-medalje","keywords":"xhudo, sport, xhudistet, Distria Krasniqi","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/April/20/2a40d60c-178d-4911-ac07-cd4395b8c227.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
