Boksieri Bashkim Bajoku ka realizuar tjetër fitore në Kampionatin Evropian të boksit që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Pas fitores ndaj izraelitit Farid Hreish ditë më parë, Bajoku të shtunën fitoi edhe ndaj boksierit nga Shqipëria, Kristian Koço. Bajoku fitoi me rezultat 5:0, ka njoftuar Federata e Boksit e Kosovës.
“Bajoku zhvilloi paraqitje të shkëlqyer duke treguar teknikë të mirë, ritëm dhe kontroll të duelit. Ai dominoi në ring gjatë gjithë përballjes dhe me vendim unanim të gjyqtarëve u shpall fitues”, ka shkruar Federata e Boksit e Kosovës.
Ο αγώνας ήταν στην κατηγορία έως 55 κιλά.
Më 21 shtator, në kategorinë deri 60 kilogramë, do të garojë edhe Donjeta Sadiku.
Ajo përballë do ta ketë rusen Alina Pushkar.