KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Lifestyle

Η σωστή χρήση της οθόνης από τα παιδιά συνδέεται με καλύτερη επεξεργασία πληροφοριών

οθόνες

οθόνες

Një studim i ri nga Universitetet e Jyvaskyla dhe Finlandës Lindore sugjeron se më shumë kohë para ekranit gjatë fëmijërisë mund të lidhet me aftësi më të mira të përpunimit të informacionit në adoleshencë, ka shkruar Ιατρικό XPress.

Studimi sfidon idenë se koha para telefonit, tabletit apo kompjuterit është gjithmonë e dëmshme. Sipas studiuesve, më e rëndësishme është mënyra se si përdoret ekrani.

“Nuk duhet ta konsiderojmë kohën para ekranit vetëm si diçka të dëmshme. Duhet të gjejmë një ekuilibër mes aktivitetit fizik dhe përdorimit të ekranit që nxit të menduarit aktiv”, ka thënë studiuesi Petri Jalanko.

Studiuesit ndoqën për tetë vjet 260 fëmijë dhe adoleshentë, 124 vajza dhe 136 djem. Mosha mesatare e tyre në vlerësimin përfundimtar ishte rreth 16 vjeç.

Ata analizuan aktivitetin fizik, kohën e qëndrimit ulur dhe kohën para ekranit, ndërsa më pas testuan vëmendjen, të mësuarit dhe kujtesën e punës.

επίσης Κοινές τροφές που μπορεί να συνδέονται με αυξημένο κίνδυνο άνοιας Lifestyle Κοινές τροφές που μπορεί να συνδέονται με αυξημένο κίνδυνο άνοιας

Rezultatet treguan se fëmijët që kishin kaluar më shumë kohë para ekranit, në adoleshencë, kishin përpunim më të mirë të informacionit.

Studiuesit mendojnë se kjo mund të lidhet me aktivitetet që bëhen gjatë përdorimit të pajisjeve.

“Prindërit dhe mësuesit duhet t’i nxisin fëmijët t’i përdorin pajisjet në mënyra që zhvillojnë të menduarit aktiv, zgjidhjen e problemeve, kreativitetin dhe të mësuarit”, ka thënë Jalanko.

Lidhja mes aktivitetit fizik dhe funksionimit të trurit doli më komplekse.

επίσης Επτά τροφές που μπορούν να βοηθήσουν στη μείωση της φλεγμονής και του πόνου Lifestyle Επτά τροφές που μπορούν να βοηθήσουν στη μείωση της φλεγμονής και του πόνου

Megjithatë, aktiviteti fizik ose qëndrimi ulur i matur me pajisje që regjistrojnë lëvizjet dhe rrahjet e zemrës nuk treguan lidhje të qartë me përpunimin e informacionit.

Studiuesit theksojnë se nevojiten më shumë studime për të kuptuar nëse koha para ekranit shkakton drejtpërdrejt përmirësimin e aftësive njohëse.