---
description: Gurët në tëmth janë një problematikë e ndeshur shpesh nga mjekët specialist....
title: Gurët në tëmth, llojet dhe mënyrat e trajtimit
image: https://resources.koha.net/images/2020/September/15/15temth1600158401.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Lifestyle

# Gurët në tëmth, llojet dhe mënyrat e trajtimit

![](https://resources.koha.net/images/2020/September/15/15temth1600158401.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 15 shtator 2020 12:26
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- 15 shtator 2020 12:26
- Shpërndaje në:

Gurët në tëmth janë një problematikë e ndeshur shpesh nga mjekët specialist. Por pse krijohen këta gurë dhe cilët janë faktorët e riskut? Në një intervistë për suplementin “Life Pages” në “Gazeta Shqiptare”, mjekja patologe Vlera Lekaj tregon se ka disa kategori që janë më të riskuar nga kjo patologji, ndër ta dhe personat që kanë një jetë sedentare. Mjekja shton se përgjithësisht është një sëmundje asimptomatike, por, nëse shfaq shenja, atëherë do kishim atë që quhet kolika biliare. Ndryshimi i stilit të jetesës, mosshtimi në peshë dhe aktiviteti fizik mund t’iu mbajnë larg kësaj sëmundjeje. Doktoresha, çfarë është kalkuoza biliare?

Kalkuloza biliare është një patologji shumë e shpeshtë, e cila konsiston në prezencën e gurëve në kolecistë ose në nivel të rrugëve biliare. Si shumë patologji të tjera edhe kalkuloza biliare ka disa faktorë risku të cilët janë: mosha e madhe, seksi femër, gjenetika , numri i shtatzënive, hipertrigliceridemia, jeta sedentare etj. Sa lloje gurësh të tilla ka?

Në praktikën klinike njihen 2 lloje gurësh qe shkaktojnë kalkulozë, gurët kolesterinik dhe gurët pigmentarë. Gurët kolesterinik përbëjnë dhe 85% të gurëve që prekin kolecistën dhe në thelb të formimit të tyre qëndron një disekuilibër mes komponentëve të bilës, kolesterolit dhe acideve biliare. Procesi i formimit të gurëve kolesterinik nis në qelizën hepatike, aty sekretohet një bilë e saturuar(e ngopur) në kolesterol, si pasojë formohen kristale të shumtë të kolesterolit të cilët më pas i nënshtrohen procesit të agregimit ose të grumbullimit së bashku duke formuar një masë të vetme në formën e gurëve kolesterinik. Gurët pigmentarë, janë në 2 ngjyra, të zinj si pasojë e hemolizave(proces i shkatërrimit të qelizave nga sëmundje të ndryshme) që mund te ndodhin ose ngjyrë kafe si pasojë e infeksioneve kronike, sëmundjeve të heparit.

Cilat janë simptomat e kësaj patologjie? Përgjithësisht është një sëmundje asimptomatike, por nëse shfaq shenja të saj atëherë do kishim atë që quhet kolika biliare. Kolika biliare është një dhimbje e fortë e përqendruar në stomak, e cila përfshin të gjithë anën e djathtë të barkut, si dhe përhapet mbrapa në nivel të shpatullave. Është një dhimbje, e cila zgjat deri në 30 min dhe mund të shoqërohet me nausea dhe të vjella. Dhimbja në këtë rast shfaqet si pasojë e obstruksionit(bllokimit) të duktuseve(kanaleve) që shkakton guri duke shakatuar kështu një gjendje inflamatore akute apo kronike e shoqëruar me simptomat e mësipërme.

Mund të na shpjegoni komplikacionet e kalkulozës biliare?

Si patologji mund të ketë komplikacione të cilat mund të jenë edhe të rënda, si ikter(zverdhja e mukozave dhe lëkurës), pankreatiti ose ndryshe inflamacion i pankreasit etj. Patologji të tilla, me formim të gurëve mund të prekin dhe rrugët biliare, koledokun duke dhënë kështu klinikën e një koledokolitiaze me pozicionimin e gurëve në nivel të koledokut.

Si bëhet ekzaminimi dhe trajtimi I gurëve në kolecistë?

[Edhe ![Bakteret luajnë rol në formimin e gurëve në veshkë](https://resources.koha.net/images/2025/January/23/045cb045-c1b3-4e08-98a3-f2d53bbf1e89.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 2 mar 2026 Bakteret luajnë rol në formimin e gurëve në veshkë](https://www.koha.net/lifestyle/bakteret-luajne-rol-ne-formimin-e-gureve-te-veshke)

Shqetësimet që shfaqin patologjitë e kolecistet janë gjithmonë për tu marrë në konsideratë, dhe nëse keni një simptomë të mundshme si p.sh një dhimbje në stomak e paqartë, çrregullime me tretjen, ndjesi nauzeje apo të vjella që zgjasin në kohë, atëherë duhet patjetër të konsultoheni nga ana mjekësore. Diagnoza e kësaj patolgjie vendoset me ekzaminime imazherike dhe plotësohet me analiza. Trajtimi varet nga specifikat e kësaj sëmundje tek secili pacient, nga shenjat klinike dhe mund të jetë me medikamente, por në pjesën më të madhe të rasteve zgjidhja përfundimtare është interventi, i cili me modernizimin e procedurave realizohet me metodën laparoskopike, e cila eviton ndërhyrjen kirurgjikale të hapur.

A luan rol stili i jetesës në këtë patologji?

Sigurisht që duke pasur parasysh se është një patologji e cila ka disa faktorë risku të caktuar, atëherë mund të sugjerohen disa ndryshime në stilin e jetesës të cilat duhet të merren parasysh. Fillimisht duhet të ruajmë një peshë normale. Problematika qëndron të mos shtojmë shumë në peshë në mënyrë që të mos riskohemi nga kjo patologji. Por nga ana tjetër duhet të kemi kujdes dhe nga humbja e peshës në mënyrë të shpejtë, sepse na ekspozon ndaj rrezikut të zhvillimit të kësaj sëmundje. Aktiviteti fizik i përditshëm, gjithashtu, na ndihmon të mos kemi një jetë sedentare, e cila mund të jetë një shkak për shumë sëmundje jo vetëm për kalkulozën biliare. Vaktet duhet t’i respektojmë dhe duhet të mundohemi që ushqimi ynë të jetë i pasur me fibra dhe I varfër në yndyra. Duhet të hamë ngadalë duke u përtypur mirë dhe mbi të gjitha të mos I anashkalojmë vaktet. Këto janë disa nga rekomandimet kryesore që duhet të respektojmë për të mos u riskuar nga kalkuloza biliare, por sigurisht dhe nga sëmundje të tjera/ Vlera Lekaj, Gazeta Shqiptare.

Artikuj të ngjashëm

- [![Shenjat që tregojnë praninë e gurëve në veshka](https://resources.koha.net/images/2020/April/29/veshka1588154401.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 25 jan 2026 Shenjat që tregojnë praninë e gurëve në veshka](https://www.koha.net/lifestyle/shenjat-qe-tregojne-pranine-e-gureve-ne-veshka)
- [![Si ta kuptoni nëse keni gurë në veshka – çfarë duhet të bëni](https://resources.koha.net/images/2024/February/24/gureveshka99011708760074.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 24 shk 2024 Si ta kuptoni nëse keni gurë në veshka – çfarë duhet të bëni](https://www.koha.net/lifestyle/si-ta-kuptoni-nese-keni-gure-ne-veshka-cfare-duhet-te-beni)
- [![Si ta kuptoni nëse keni gurë në veshka](https://resources.koha.net/koha.net/images/2018/April/25/25veshka1524661271.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 30 pri 2023 Si ta kuptoni nëse keni gurë në veshka](https://www.koha.net/lifestyle/si-ta-kuptoni-nese-keni-gure-ne-veshka)
- [![​Gurët në veshka: Trajtimi i një problemi që mundon gjithnjë e më shumë gratë](https://resources.koha.net/images/2023/January/01/unnamed_911672586157.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 1 jan 2023 ​Gurët në veshka: Trajtimi i një problemi që mundon gjithnjë e më shumë gratë](https://www.koha.net/lifestyle/guret-ne-veshka-trajtimi-i-nje-problemi-qe-mundon-gjithnje-e-me-shume-grate)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Showbiz.]() [Kim Kardashian shqetësohet për ndikimin e famës te fëmijët e saj](https://www.koha.net/showbiz/kim-kardashian-shqetesohet-per-ndikimin-e-fames-te-femijet-e-saj)

[Tech.]() [Robotë të prodhuar në vend shërbejnë në një restorant të Pakistanit](https://www.koha.net/tech/robote-te-prodhuar-ne-vend-sherbejne-ne-nje-restorant-te-pakistanit)

[Botë.]() [Akullnajat zvicerane kanë humbur mbi 5% të vëllimit në vitin 2026](https://www.koha.net/bote/akullnajat-zvicerane-kane-humbur-mbi-5-te-vellimit-ne-vitin-2026)

[Futboll.]() [Portugalia siguron vend në çerekfinale](https://www.koha.net/futboll/portugalia-siguron-vend-ne-cerekfinale)

[Futboll.]() [Vetëm një pikë për Gjermaninë ndaj Greqisë](https://www.koha.net/futboll/vetem-nje-pike-per-gjermanine-ndaj-greqise)

[Futboll.]() [Holanda e mposht Serbinë, del në vendin e parë](https://www.koha.net/futboll/holanda-e-mposht-serbine-del-ne-vendin-e-pare)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Gurët në tëmth, llojet dhe mënyrat e trajtimit","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lifestyle/guret-ne-temth-llojet-dhe-menyrat-e-trajtimit","datePublished":"2020-09-15T12:26:06+02:00","dateModified":"2026-07-10T23:20:06+02:00","articleSection":"Lifestyle","wordCount":875,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Gurët në tëmth janë një problematikë e ndeshur shpesh nga mjekët specialist....","url":"https://www.koha.net/lifestyle/guret-ne-temth-llojet-dhe-menyrat-e-trajtimit","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2020/September/15/15temth1600158401.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
