Spitale në SHBA po përdorin një mënyrë të thjeshtë për t’ua kujtuar nënave dhe mjekëve se rreziqet shëndetësore nuk përfundojnë me lindjen, një byzylyk silikoni me mbishkrimin “I Gave Birth” që në shqip do të thotë “Kam lindur një fëmijë”, ka shkruar CNN.

Nisma nisi në vitin 2021 në Karolinën e Veriut dhe tashmë është përhapur në spitale të shumë shteteve amerikane.
Sipas të dhënave amerikane, një pjesë e madhe e vdekjeve të lidhura me shtatzëninë ndodhin pas lindjes, jo gjatë saj. Rreth 70 për qind ndodhin pas ditës së lindjes, ndërsa një pjesë e konsiderueshme ndodh edhe pas gjashtë javëve të para.
Byzylyku synon të shërbejë si një sinjal i dukshëm për mjekët dhe ekipet e urgjencës se gruaja ka lindur së fundmi dhe mund të jetë në rrezik për komplikime si gjakderdhje, infeksione, tension të ulët të gjakut, dhimbje gjoksi, si dhe dhimbje të forta koke dhe komplikime të tjera pas lindjes.
“Vetë byzylyku është thjesht një kujtesë: ‘Hej, unë kam marrë informacion dhe jam edukuar për këto rreziqe’”, ka thënë infermierja Jessica Noble, e cila krijoi nismën.
επίσης
Μετά την COVID-19, σχεδόν 1 στους 10 νέους δηλώνει ότι δεν έχει καμία επαφή πρόσωπο με πρόσωπο κατά τη διάρκεια της ημέρας
Nënat gjithashtu marrin informacione dhe udhëzime për shenjat që duhet t’i bëjnë të kërkojnë ndihmë mjekësore.
Ende nuk ka prova të mjaftueshme për të thënë se byzylykët shpëtojnë jetë.
Disa spitale kanë raportuar përmirësime, ndërsa Karolina e Veriut ka deklaruar se në një spital të saj ripranimet pas lindjes u ulën ndjeshëm. Megjithatë, studiuesit theksojnë se duhen më shumë kërkime për të përcaktuar nëse ndryshimet janë shkaktuar drejtpërdrejt nga byzylyku.
Ekspertët e shëndetit të nënave e konsiderojnë atë një mjet të dobishëm për ndërgjegjësim, por jo një zgjidhje për krizën e vdekshmërisë së nënave.

Për disa gra, byzylyku mund të jetë një kujtesë pozitive për lindjen. Por, për gratë që kanë përjetuar humbjen e fëmijës, lindje traumatike ose probleme të shëndetit mendor, ai mund të ketë efekt krejt të kundërt.
επίσης
Τρεις πρωινές συνήθειες για ένα πιο υγιές συκώτι
Alexandra Mellon, e cila humbi vajzën e saj gjatë lindjes, ka thënë se për të një byzylyk i tillë do të ishte një kujtesë e dhimbshme e humbjes.
“Ka kaq shumë rreziqe dhe ndonjëherë është sikur bëhesh e padukshme”, ka thënë ajo, duke theksuar se nënat kanë nevojë jo vetëm për kujdes mjekësor, por edhe për mbështetje emocionale dhe një komunitet që i ndihmon.
Sipas përfaqësuesve të Qendrës së Kontrollimit të Sëmundjeve në SHBA (CDC), më shumë se 80 për qind e vdekjeve të lidhura me shtatzëninë mund të parandalohen.
Prandaj, sipas ekspertëve, nevojiten më shumë se fushata ndërgjegjësimi. Gratë kanë nevojë për kontrolle pas lindjes, qasje të shpejtë te mjeku, kujdes për shëndetin mendor dhe sisteme më të mira për identifikimin e komplikimeve,
επίσης
Τέσσερις τροφές πλούσιες σε πρωτεΐνες και φυτικές ίνες
Në fund, krijuesja e nismës, Jessica Noble, e pranon se byzylyku nuk është zgjidhja përfundimtare.
“Nëse do të kisha një shkop magjik, do të sigurohesha që Karolina e Veriut të kishte jo vetëm kujdes më të mirë pas lindjes, por do të trajtoja edhe shkaqet rrënjësore të komplikimeve të shtatzënisë. Por nuk e kam një të tillë dhe nuk mund të ndryshoj menjëherë sistemin”, ka thënë ajo.