KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Περιέργεια

Για πρώτη φορά, η Ιαπωνία έχει περισσότερους από 100.000 ανθρώπους άνω των 100 ετών

Ιαπωνία

Japonia është përballur prej dekadash me një rënie të popullsisë, por grupmosha e cila po shtohet në vazhdimësi është ajo e personave që kanë mbërritur moshën 100-vjeçare.

Për herë të parë në Japoni, numri i personave të moshës 100 vjeç e lartë e ka kaluar shifrën 100.000 – rekord i ri në vendin e njohur për jetëgjatësinë e lartë.

Numri i personave mbi 100 vjeç u rrit sërish, për të 56-in vit radhazi, duke arritur në 107.677 persona në shtator, pothuajse 8 mijë më shumë se një vit më parë, bëri të ditur të martën Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies, shkruan CNN.

Shumica e tyre janë gra, të cilat përbëjnë 88% për qind ose 94.298 persona, të totalit, shtoi ministria.

Ministri i Shëndetësisë, Kenichiro  Ueno, i vlerësoi pozitivisht këto shifra.

“Jam shumë i kënaqur që kaq shumë njerëz po mbetën aktivë dhe të shëndetshëm për kaq gjatë”.

Japonia është renditur vazhdimisht ndër vendet me jetëgjatësinë më të lartë në botë. Sipas Bankës Botërore, jetëgjatësia mesatare në Japoni ishte 84 vjeç në vitin 2024. Në Shtetet e Bashkuara, shifra përkatëse ishte 79 vjeç.

Shkencëtarët ia kanë atribuuar jetëgjatësinë e lartë të japonezëve, ushqyerjes së shëndetshme dhe sistemit të avancuar të kujdesit shëndetësor. Megjithatë Japonia njihet për oraret e gjata dhe të lodhshme të punës në qytete, disa banorë përqafojnë filozofinë e “ikigait” e cila i nxit njerëzit të gjejnë vlerë dhe gëzim në jetë.

Vendi tashmë është shtëpia e disa prej njerëzve më të moshuar në botë: Fuyo Kishimoto, një grua 114-vjeçare nga Kioto dhe Hikaru Kato, një burrë 112-vjeçar nga Kumamoto.