---
description: Partia Demokratike ka paralajmëruar se do të përdorë të gjitha mjetet e mundshme për ta kundërshtuar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjti
title: PDK-ja paralajmëron veprime ligjore kundër vendimit për shtrenjtimin e rrymës
image: https://resources.koha.net/images/2023/March/31/rryma1680279085.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

LAJMET E MBRËMJES

# PDK-ja paralajmëron veprime ligjore kundër vendimit për shtrenjtimin e rrymës

- Nga: [Florinda Abazi](https://www.koha.net/autori/florinda-abazi/articles) [![Florinda Abazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/09/5ce98b8b-ce79-4f8d-abc4-43006728b2ce.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/florinda-abazi/articles)
- 23 mars 2025 19:14
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- Nga: [Florinda Abazi](https://www.koha.net/autori/florinda-abazi/articles) [![Florinda Abazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/09/5ce98b8b-ce79-4f8d-abc4-43006728b2ce.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/florinda-abazi/articles)
- 23 mars 2025 19:14
- Shpërndaje në:

## Në Partinë Demokratike kanë paralajmëruar veprime ligjore kundër vendimit për shtrenjtimin e rrymës, nga 1 prilli. Deputeti i këtij subjekti, Ferat Shala, e quajti vendimin të padrejtë dhe me ndikim edhe në rritjen e çmimeve për produkte të tjera

Partia Demokratike ka paralajmëruar se do të përdorë të gjitha mjetet e mundshme për ta kundërshtuar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e rrymës.

ZRRE-ja ka njoftuar ditë më parë se ka propozuar që çmimi i rrymës të shtrenjtohet për 15 për qind, duke nisur nga 1 prilli.

E kjo rritje e çmimit, sipas deputetit të PDK-së, Ferat Shala, do të ndikojë që të dëmtohen rëndë qytetarët dhe bizneset.

“Ne nuk do të lejojmë që familjet dhe bizneset kosovare të jenë viktimat e radhës të eksperimenteve të gabuara ekonomike. Partia Demokratike e Kosovës do të përdorë të gjitha mjetet institucionale dhe ligjore për ta kundërshtuar këtë vendim të padrejtë, përfshirë kontestimin e tij në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Shala.

Ai e ka kritikuar edhe vendimin e ZRRE-së për kalimin e bizneseve me më shumë se 50 punëtorë apo me qarkullim mbi 10 milionë euro në tregun e hapur të energjisë, e për të cilin tha se do të prodhojë pasoja zinxhirore në ekonomi.

“Vendimi i ZRRE-së për të detyruar bizneset paraqitjen në KEDS në tregun e hapur do të krijojë pasiguri dhe vështirësi të mëdha për ta. Për më tepër, mungesa e konkurrencës reale në tregun e energjisë do të thotë vetëm një gjë: çmime më të larta dhe kushte më të pafavorshme për konsumatorët e përgjithshëm në nivel vendi”, ka shtuar ai.

[Edhe ![PDK-ja paralajmëron përdorimin e të gjitha mjeteve ligjore për ta kundërshtuar vendimin për shtrenjtim të rrymës](https://resources.koha.net/images/2025/March/23/1e615572-10f8-4ef6-bf33-c750a22e70d7.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 23 mar 2025 PDK-ja paralajmëron përdorimin e të gjitha mjeteve ligjore për ta kundërshtuar vendimin për shtrenjtim të rrymës](https://www.koha.net/arberi/pdk-ja-paralajmeron-perdorimin-e-te-gjitha-mjeteve-ligjore-per-ta-kundershtuar-vendimin-per-shtrenjtim-te-rrymes)

Lidhur me këtë, Shala e akuzoi Qeverinë se po e monopolizon tregun e energjisë me qëllim të favorizimit të disa kompanive në sektor. Ai theksoi po ashtu se vendimi nuk e përmban asnjë garanci që e synon mirëqenien e qytetarëve dhe se si tillë mund të konsiderohet i rrezikshëm.

Në ZRRE i patën thënë KOHËS se rritja e importit të rrymës përtej parashikimeve në fundvitin e shkuar do të ketë ndikim në rritjen e tarifave.

[#rryma elektrike](https://www.koha.net/tag/rryma-elektrike) [#pdk](https://www.koha.net/tag/pdk) [#partia demokratike](https://www.koha.net/tag/partia-demokratike)

Artikuj të ngjashëm

- [![Bëhet thirrje për protestë masive kundër propozimit për shtrenjtim të rrymës](https://resources.koha.net/images/2022/March/10/KESCO-KEDS-Faturat_e_Shpenzimit_te_Erenrgjise_Elektrike_me_Tarifat_e_Reja-Prishtine-20-02-2022-dp_41646942770.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 5 shk 2026 Bëhet thirrje për protestë masive kundër propozimit për shtrenjtim të rrymës](https://www.koha.net/arberi/behet-thirrje-per-proteste-masive-kunder-propozimit-per-shtrenjtim-te-rrymes)
- [![PDK: Shtrenjtimi i mëtejmë i rrymës rrit varfërinë](https://resources.koha.net/images/2025/December/28/87c443c8-0f9e-415d-b504-56cddd68a492.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 29 jan 2026 PDK: Shtrenjtimi i mëtejmë i rrymës rrit varfërinë](https://www.koha.net/arberi/pdk-shtrenjtimi-i-metejme-i-rrymes-rrit-varferine)
- [![PDK-ja padit ZRRE-në, thotë se vendimi i saj po rrezikon stabilitetin ekonomik të vendit](https://resources.koha.net/images/2025/June/24/a13cd4dd-ce45-411d-9e30-9f22ca588b53.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 24 qer 2025 PDK-ja padit ZRRE-në, thotë se vendimi i saj po rrezikon stabilitetin ekonomik të vendit](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/pdk-ja-padit-zrre-ne-thote-se-vendimi-i-saj-po-rrezikon-stabilitetin-ekonomik-te-vendit)
- [![PDK-ja do ta çojë në gjykatë vendimin që bizneset të dalin në treg të hapur të energjisë](https://resources.koha.net/images/2025/June/11/bc87402a-668f-4880-a9f2-23b0faa5d141.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 13 qer 2025 PDK-ja do ta çojë në gjykatë vendimin që bizneset të dalin në treg të hapur të energjisë](https://www.koha.net/arberi/pdk-ja-do-ta-coje-ne-gjykate-vendimin-qe-bizneset-te-dalin-ne-treg-te-hapur-te-energjise)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Futboll.]() [Shqipëria bindëse në pjesën e parë ndaj San Marinos](https://www.koha.net/futboll/shqiperia-bindese-ne-pjesen-e-pare-ndaj-san-marinos)

[Futboll.]() [Shqipëria shënon edhe golin e dytë](https://www.koha.net/futboll/shqiperia-shenon-edhe-golin-e-dyte)

[Arbëri.]() [Gojnovci: PDK-ja po mundohet ta lë fajtore VV-në për shkuarje në zgjedhje](https://www.koha.net/arberi/gojnovci-pdk-ja-po-mundohet-ta-le-fajtore-vv-ne-per-shkuarje-ne-zgjedhje)

[Futboll.]() [Shqipëria kalon në epërsi](https://www.koha.net/futboll/shqiperia-kalon-ne-epersi)

[Futboll.]() [Xhaka merr përkrahje edhe në Glasgow nga tifozët e Zvicrës](https://www.koha.net/futboll/xhaka-merr-perkrahje-edhe-ne-glasgow-nga-tifozet-e-zvicres)

[Arbëri.]() [Dy javë protesta kundër vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së](https://www.koha.net/arberi/dy-jave-nga-protesta-kunder-vendimit-ndaj-ish-krereve-te-uck-se)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"PDK-ja paralajmëron veprime ligjore kundër vendimit për shtrenjtimin e rrymës","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/pdk-ja-paralajmeron-veprime-ligjore-kunder-vendimit-per-shtrenjtimin-e-rrymes","datePublished":"2025-03-23T19:14:00+01:00","dateModified":"2026-07-11T07:50:04+02:00","articleSection":"LAJMET E MBRËMJES","wordCount":347,"author":[{"@type":"Person","name":"Florinda Abazi","url":"https://www.koha.net/autori/florinda-abazi/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Partia Demokratike ka paralajmëruar se do të përdorë të gjitha mjetet e mundshme për ta kundërshtuar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjti","url":"https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/pdk-ja-paralajmeron-veprime-ligjore-kunder-vendimit-per-shtrenjtimin-e-rrymes","keywords":"rryma elektrike, pdk, partia demokratike","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2023/March/31/rryma1680279085.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
