KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ΒΡΑΔΙΝΕΣ ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Το PDK απαιτεί περισσότερο πατριωτισμό από τους κυβερνητικούς αξιωματούχους

Αριάν Ταχίρι

Φωτογραφία: Driton Pacharada

Ligjvënës të PDK-së kanë kërkuar që nisma për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të procedohet me urgjencë në Kuvend, në mënyrë që të votohet para përfundimit të afatit për zgjedhjen e presidentit. Sipas tyre, Deklarata e miratuar një ditë më parë nga deputetët, duhet të pasohet me veprime konkrete

Miratim sa më të shpejtë të ndryshimit të propozuar të Ligjit për Dhomat e Specializuara, kanë kërkuar deputetë të Partisë Demokratike. 

Në një konferencë të mbajtur të martën, një ditë pas miratimit të deklaratës në Kuvend, që kërkon angazhim institucional për vendosjen e drejtësisë për katër udhëheqësit e UÇK-së të dënuar në Hagë, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka thënë se vullneti i shprehur nga Kuvendi duhet të konkretizohet përmes plotësim-ndryshimit të ligjit.

“Ky proces kërkon unitet, përgjegjësi dhe veprime konkrete. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë pjesën tonë. Ligjin e kemi draftuar, e kemi procesuar dhe tashmë është në Qeveri. Edhe një herë i bëj ftesë Qeverisë, sepse Kuvendi e ka kryer punën e vet, e ka shprehur vullnetin politik, që sa më shpejt ta kthejë ligjin në Kuvend dhe Kuvendi ta argumentojë vullnetin që e shprehu dje me votë konkrete për ligjin”, ka thënë Tahiri.

Deklaratën e miratuar një ditë më parë e përkrahen katër Grupe Parlamentare. Ajo përpos që shpreh shqetësimin për vendimin e shkallës së parë të Gjykatës Speciale për dënimin me 81 vjet burgim të krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, gjithashtu e konsideron si të papranueshëm konstatimin për ekzistencën e një qëllimi të përbashkët kriminal, e edhe i kërkon Gjykatës ta respektojë mandatin që i është dhënë nga Kuvendi. 

Ndërkaq, përmes ndryshimeve të propozuara nga PDK-ja synohet që mandati i Speciales të kufizohet kryesisht në pretendimet e ish-senatorit Dick Marty për trafikim të organeve njerëzore. E kompetencat për t’i gjykuar krimet e luftës, për çka edhe u dënuan katërshja, projektligji synon që t’i bartë në Kosovë. 

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka kërkuar që sa më shpejt, qeveria t’i trajtojë aspektet ligjore të projektligjit.

“Unë e di që qeveria i ka 30 ditë, por Kuvendi i ka veç deri më 6 tetor afat, nëse nuk zgjidhet presidenti. Prandaj këto të dyja duhet të jenë në pajtueshmëri, nuk mundet Kuvendit të mbetet peng i një zyre administrative, burokratike, derisa ata ta japin mendimin. Duhet ta japin shpejt, nuk mund të kenë çështje më prioritare – edhe unë po ju them edhe diçka: kërkoj pak më shumë patriotizëm nga zyrtarët që punojnë në qeveri, pak më shumë patriotizëm”, ka thënë Gruda.

Gjykata Speciale është themeluar nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese e ligjore në vitin 2015, për t’i hetuar pretendimet se UÇK-ja është përfshirë në trafikim organesh njerëzore e krime të tjera, të ngritura në raportin e senatorit zviceran, Dick Marty, e i cili është miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.