KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ΒΡΑΔΙΝΕΣ ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Το «Παστρίμι» δικαιολογεί τα σκουπίδια στην Πρίστινα με τον περιορισμό των ωρών στον χώρο υγειονομικής ταφής του Μίρας

σκουπίδια

Kufizimi i orarit të pranimit të mbeturinave në deponinë e Mirashit ka nxitur përplasje mes përfaqësuesve të kompanive përgjegjëse për menaxhimin e tyre. Menaxhmenti i kompanisë “Pastrimi” ka paralajmëruar vështirësi në grumbullimin e mbeturinave dhe rrezik për shëndetin publik, ndërsa Kompania për Menaxhimin e Deponive ka arsyetuar vendimin me efikasitetin dhe kostot operative

Në kompaninë përgjegjëse për grumbullimin e mbeturinave në kryeqytet – “Pastrimi”, kanë hequr përgjegjësinë nga vetja për tejmbushjen e kontejnerëve.

Kryeshefi i kompanisë “Pastrimi”, Petrit Reçica, ka thënë se nga 1 tetori Kompania për Menaxhimin e Deponive ka vendosur ta mbyllë deponinë në Mirash gjatë orëve pas mesnatës dhe se ky kufizim e ka vështirësuar punën.

“Situata ka filluar të vështirësohet, për shkak se punën tonë të rregullt e kemi pasur 24-orëshe, pa ndërprerje, dhe puna është kryer 100%, sidomos nga ora 21:00 deri në 04:00 të mëngjesit. Ky kufizim i orarit që është bërë, na ka kufizuar në vetëm tri orë punë, ndërsa pesë orë të tjera nuk mund të kryejmë shërbim për shkak të kufizimit të orarit”, ka thënë ai në emisionin “tre8tre” në KTV.

Qëndrimit i është kundërvënë Kompania për Menaxhimin e Deponive. Në një reagim të saj të publikuar të martën thuhet se deponia në Mirash ka qenë e hapur 24 orë në ditë vetëm gjatë tre muajve të verës – korrik, gusht dhe shtator.

Sipas saj, kufizimi është bërë pasi është analizuar fluksi i pranimit të mbeturinave, shfrytëzimi i kapaciteteve njerëzore dhe teknike, kostot operative dhe kushtet e sigurisë dhe shëndetit në punë.

“Në Deponinë Sanitare në Mirash, numri i automjeteve që paraqiten për deponimin e mbeturinave gjatë orëve të natës është relativisht i vogël në raport me aktivitetin gjatë ditës. Kjo situatë ka ndikuar në rritjen e kostove operative dhe në shfrytëzimin jo të plotë të kapaciteteve njerëzore dhe teknike”, thuhet në reagim.

Por, Reçica ka alarmuar se ky kufizim mund ta rëndojë edhe situatën e shëndetit publik.

“Duke u rënduar shërbimi, normalisht ka rrezik potencial edhe për shëndetin publik. Nuk besoj që ne, si ndërmarrje publike, duhet të krijojmë një telash të tillë të panevojshëm, duke rrezikuar edhe shëndetin, por edhe shërbimin tonë”, ka thënë Reçica.

Pakënaqësi me shërbimet e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi” kanë pasur edhe shumë komuna, disa prej të cilave i kanë ndërprerë shërbimet, siç janë Komuna e Obiliqit dhe ajo e Fushë-Kosovës.

Shumë nga komunat e rajonit të Prishtinës kanë ndërmarrë nismat për të krijuar ndërmarrje komunale që menaxhon me mbeturinat.