KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ΒΡΑΔΙΝΕΣ ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Ο υπηρεσιακός υπουργός Σβέτσλα καταδικάστηκε σε φυλάκιση ενός έτους για ρίψη δακρυγόνων

Τζελάλ Σβέχλα

Φωτογραφία: Αρχείο

Një vit burgim me kusht është dënimi që Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka dhënë ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës më 21 mars 2018. Gjykata e ka shpallur fajtor për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa dënimi nuk do të ekzekutohet nëse ai nuk kryen vepër tjetër penale gjatë periudhës verifikuese

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me një vit burgim me kusht ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, lidhur me akuzën për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend më 21 mars 2018.

Aktgjykimi është shpallur të martën nga gjyqtari i rastit, Sabit Sadikaj, i cili ka thënë se i akuzuari Sveçla dënohet për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

I akuzuari Sveçla ka munguar në shpalljen e aktgjykimit.

“I pandehuri Xhelal Sveçla pasi që është shpallur fajtor, sot i caktohet dënimi me burgim në kohëzgjatje prej një viti i cili dënim nuk do të mbahet nëse i njëjti nuk kryen vepër penale brenda afatit prej një viti d.m.th. dënim i kushtëzuar”, ka thënë gjyqtari Sadikaj.

Paraprakisht, në seancën për caktimin e dënimit, prokurori Valdrin Krasniqi ka propozuar dënim me dy vjet burgim efektiv dhe 3 mijë euro gjobë.

“Gjykatës i propozojmë që, me rastin e matjes së dënimit, të pandehurit Xhelal Sveçla t’i shqiptohet dënim me burgim efektiv me kohëzgjatje prej dy vitesh dhe dënim me gjobë në shumën prej 3 mijë eurosh”, ka thënë ai.

E mbrojtësi i Sveçlës, avokati Laur Prenajt, ka thënë se, meqenëse nuk ka pasur pranim fajësie, nuk do të deklarohet.

“Duke u nisur nga fakti që klienti im nuk e ka pranuar fajësinë ne nuk e shohim të arsyeshme që të paraqesim propozime apo të japim komente për rrethanat”, ka deklaruar Prenaj.

Sipas aktakuzës së ndryshuar, Sveçla akuzohet se më 21 mars 2018 në kohën sa ishte deputet opozitar, në sallën plenare të Kuvendit, gjatë një seance të jashtëzakonshme, ka përdorur gaz lotsjellës.

Sipas Prokurorisë, ai e ka aktivizuar bombolën me gaz, dhe e ka hedhur brenda sallës disa herë pa paralajmërim, duke mos u dhënë personave të pranishëm mundësi për t’u larguar.

Bashkë me Sveçlën të akuzuar janë edhe ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli-Dalipi, ish-deputeti i Vetëvendosjes, Salih Zyba, dhe ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Drita Millaku.

Për të njëjtën vepër, është liruar së fundmi ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca. Gazi lotsjellës është përdorur nga deputetët e Kuvendit të Kosovës për ta kundërshtuar marrëveshjen për demarkimin e kufirit me Malin e Zi.