Ka përfunduar të hënën dhënia e deklaratave përmbyllëse në rastin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit, të cilët akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë të Gjykatës Speciale në Hagë. Avokatët kërkuan lirimin e tyre, ndërsa Prokuroria pretendoi se mbrojtja po tenton të mbyllë sytë para provave
Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Kilaj dhe Hajredin Kuçi nuk kanë dashur ta ushtrojnë të drejtën e fjalës në seancën e së hënës, gjatë deklaratave përmbyllëse në Gjykatën Speciale në Hagë lidhur me rastin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Gjatë seancës, palët u janë përgjigjur pyetjeve të gjyqtarit të vetëm të rastit.
Prokuroria ka pretenduar se kjo çështje ka të bëjë me veprimet e përbashkëta të disa personave që kanë funksionuar në grupe dhe se është tentuar të pengohen persona zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.
“Mbrojtja po turret vrap nga ligji, po largohet nga ligji. Mbrojtja po largohet sa më shumë që të jetë e mundur nga provat”, ka thënë prokurori Matt Halling.
Prokurori Halling ka thënë se tentimi për të kryer pengimin e drejtësisë, pashmangshëm do qonte në kryerjen e veprës.
Mbrojtja e Hashim Thaçit ka thënë se fajësia e klientit të saj nuk mund të mbështetët në transkriptet e dorëzuara nga Prokuroria.
“Shpallja fajtor në këtë çështje nuk mund të bazohet vetëm në shkallë të gjerë në transkriptet e ZPS-së. personat që kanë bërë këto transkripte janë të panjohur dhe mbrojtja nuk e ka pasur mundësi që t’i marrë në pyetje ata”, ka thënë avokatja Sophie Menegon.
Avokati i Smakajt është shprehur se provat anonime të propozuara nga Prokuroria nuk duhet të kenë vlerë provuese.
“Mund të quhen çfarëdo lloj dokumenti tjetër por nuk mund të quhen asnjë mënyrë prova me vlerë provuese. Këto janë po aq provuese sa edhe transkriptet e Prokurorisë që përbën zëra apo emra të caktuar, apo shkrime se çfarë dëgjohet në incizim lidhur me tingujt jobverbal”, ka thënë avokati Jonathan Elystan Rees.
Gjatë fundit të deklaratës së tij përmbyllëse, avokati i Kilajt, Joe Holmes ka thënë se nuk ka provë se pengimi i drejtësisë ka ndodhur nga klienti i tij.
“Është e rëndësishme që të theksohet se duhet provë se pengimi ka ndodhur në realitet. Pra, pasoja duhet të vërtetohet dhe nuk është ky rasti i veprës penale që është shqyrtuar në maj, ndërkohë vepra penale duhet që të realizohet pra vepra sepse tentative në vetvete jep shumë nuance të veprës bazë”, ka thënë ai.
David Young, avokat i Fazliut, ka theksuar se nuk është dëshmuar se takimet e klientit të tij me Rrustem Mustafën çuan në pengimin e dëshmisë së tij.
“Ne, parashtrojmë se veprimet që mund të vërtetohen janë tërësisht të pamjaftueshme për të vërtetuar provat për dy akuzat që janë ngritur kundër z.Fazliu. për këto arsye, ne parashtrojmë se verdikti i saktë, i duhur janë vendimet e pafajësisë së z.Fazliu për të dy akuzat”, ka thënë Young.
Për Kuçin, avokati i tij është shprehur se gjatë procesit nuk është gjetur asgjë që përbën vepër penale.
“Z. Kuçi nuk u mor kurrë në pyetje. Asnjë pyetje nuk iu bë atij për synimin dhe qëllimin e tij. Asnjëherë për gjatë këtyre dy viteve. Asnjë shënim nuk u gjet, asnjë dëshmitar nuk u kontaktua, asnjë mesazh nuk u dërgua, asnjë takim nuk u bë”, ka thënë avokati Alexander Admiral.
Ο Θάτσι αντιμετωπίζει τρεις κατηγορίες για παρεμπόδιση αξιωματούχου κατά την εκτέλεση επίσημων καθηκόντων, τρεις για παραβίαση του απορρήτου της διαδικασίας και τέσσερις για ανυπακοή στο δικαστήριο.
Εν τω μεταξύ, οι Kilaj, Smakaj και Fazliu κατηγορούνται για απόπειρα παρεμπόδισης υπηρεσιακών προσώπων κατά την εκτέλεση των επίσημων καθηκόντων τους και ανυπακοή στο δικαστήριο. Ωστόσο, ο Kuçi έχει δύο κατηγορίες για ανυπακοή στο δικαστήριο.
Thaçi po gjykohet edhe në një rast tjetër së bashku me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.