KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ΒΡΑΔΙΝΕΣ ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Ο Τζόρτζεβιτς κατηγορείται για συμμετοχή στη δολοφονία τριών πολιτών και την εξαφάνιση επτά άλλων.

Ειδική Εισαγγελία

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Milojko Gjorgjeviqit për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë, në Komunën e Zveçanit. Ai dyshohet për vrasje, dëbime masive, trajtim çnjerëzor dhe shkatërrim të pasurisë, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore serbe. Gjorgjeviqi, i cili në atë kohë dyshohet se ishte komandant i Repartit Policor rezervë në Zveçan, ndodhet në paraburgim.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Milojko Gjorgjeviq për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”. 

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, i pandehuri dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, në periudhën 1998 - 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore serbe, ka kryer vrasje, dëbime masive, trajtim çnjerëzor dhe shkatërrim të pasurisë në Komunën e Zveçanit. 

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se ai, në cilësinë e komandantit të Repartit Policor rezervë në Zveçan, dyshohet se ka vepruar nën përgjegjësi individuale dhe komanduese. Gjithashtu, Prokuroria e ngarkon atë edhe me vrasjen e tre civilëve në Zveçan.

“Po ashtu, më 29 prill 1999, i pandehuri, së bashku me pjesëtarë të tjerë të paidentifikuar, të organizuar në formacione të strukturuara dhe të uniformuar, pjesëtarë të Ushtrisë Jugosllave dhe të Policisë serbe, kishte ndërmarrë operacion për rrethimin e fshatit në Komunën e Zveçanit. Gjatë operacionit, u vranë tre (3) banorë civilë, ndërsa shtatë (7) persona të tjerë u rrëmbyen. U dogjën shtëpi dhe u shkatërrua pasuri materiale. Trupat e gjashtë (6) prej tyre u gjetën në varrezat e fshatit Suhodoll, ndërsa trupi i viktimës së shtatë (7) ende nuk është gjetur”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë. 

Η υπόθεση έχει παραπεμφθεί στο Πρωτοδικείο της Πρίστινα για επανεξέταση, ενώ ο κατηγορούμενος βρίσκεται υπό κράτηση. 

Më 16 maj 2025 është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Milojko Gjorgjeviqit. 

Ai ishte arrestuar nën dyshimin për pjesëmarrje në vrasje, dëbime me forcë, plaçkitje, tortura dhe rrahje sistematike të civilëve shqiptarë në Komunën e Zveçanit.

Prokuroria kishte kundërshtuar kërkesën e mbrojtjes për lirimin e tij, ndërsa avokati i të pandehurit kishte paralajmëruar ankesë kundër vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë.