---
description: Është nxjerrë të mërkurën pa shenja jete 25-vjeçari, që një ditë më parë u raportua si i zhdukur në Liqenin e Batllavës.Në ditën e dytë të kërkimeve, ekipet e k
title: Gjendet trupi i pajetë i 25-vjeçarit të zhdukur në Batllavë
image: https://resources.koha.net/images/2026/July/01/82cc1bb7-b2f9-4b9a-a5c0-12fd9253a6f3.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

LAJMET E MBRËMJES

# Gjendet trupi i pajetë i 25-vjeçarit të zhdukur në Batllavë

![Gjendet trupi i pajetë i 25-vjeçarit të zhdukur në Liqenin e Batllavës](https://resources.koha.net/images/2026/July/01/82cc1bb7-b2f9-4b9a-a5c0-12fd9253a6f3.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Ilustrim

- Nga: [Elda Islami](https://www.koha.net/autori/elda-islami/articles) [![Elda Islami](https://resources.koha.net/authors/2026/June/25/933c12b5-c969-4f98-9202-14a4ce8de13d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/elda-islami/articles)
- 1 korrik 2026 19:18
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- Nga: [Elda Islami](https://www.koha.net/autori/elda-islami/articles) [![Elda Islami](https://resources.koha.net/authors/2026/June/25/933c12b5-c969-4f98-9202-14a4ce8de13d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/elda-islami/articles)
- 1 korrik 2026 19:18
- Shpërndaje në:

## Pas 24 orësh nga zhdukja, 25-vjeçari me inicialet L. R. është gjetur pa shenja jete në Liqenin e Batllavës. Ekipet e Forcës së Sigurisë rreth orës 13:00 kanë arritur ta nxjerrin trupin e pajetë të tij, e në vendin e ngjarjes dolën edhe ekipe të Institutit të Mjekësisë Ligjore për kryerjen e ekzaminimeve të nevojshme. Sipas Policisë, rasti po hetohet në koordinim me Prokurorin e Shtetit

Është nxjerrë të mërkurën pa shenja jete 25-vjeçari, që një ditë më parë u raportua si i zhdukur në Liqenin e Batllavës.

Në ditën e dytë të kërkimeve, ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë (FSK) kanë arritur ta gjejnë trupin e pajetë. Vetëm të mërkurën, këto ekipe bënë 11 orë kërkime në liqen.

“Pas dy ditë kërkimesh ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të personit të zhdukur dje në Liqenin e Batllavës me inicialet L.R. I gjithë operacioni është realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, strukturat komunale të komunës së Podujevës dhe shoqatat e kërkim-shpëtimit”, thuhet në njoftimin e FSK-së. “Pas evakuimit të viktimës trupi i pajetë i është dorëzuar Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme”.

Personi me inicialet L.R., i cili ishte raportuar i zhdukur që nga ora 13:00 e së martës, fillimisht kishte hyrë në liqen me një varkë, ndërsa më pas ishte futur në ujë për të notuar, por nuk ishte parë më.

Ekipet e FSK-së së bashku me Policinë nisën menjëherë operacionin e kërkimit-shpëtimit. 

E rreth orës 13:00 të së mërkurës u arrit lokalizimi dhe nxjerrja e trupit.

Në vendin e ngjarjes mbërriti edhe ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore për kryerjen e ekzaminimeve mjeko-ligjore.

[Edhe ![Gjendet trupi i pajetë i 25-vjeçarit të zhdukur në Liqenin e Batllavës](https://resources.koha.net/images/2026/July/01/62fe5a72-ff2a-4a80-a710-1b93bf5b92d0.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 1 kor 2026 Gjendet trupi i pajetë i 25-vjeçarit të zhdukur në Liqenin e Batllavës](https://www.koha.net/kronike/vazhdojne-kerkimet-per-25-vjecarin-e-zhdukur-ne-liqenin-e-batllaves)

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, tha se në koordinim me prokurorin e shtetit, po zhvillohen procedurat hetimore lidhur me  rastin.

“Dje rreth orës 13:00, policia ka pranuar informatën se një person dyshohet se ka hyrë në ujë në Liqenin e Batllavës dhe më pas nuk është parë të dalë. Menjëherë pas pranimit të informatës, janë angazhuar të gjitha njësitë relevante policore, si dhe njësitë e tjera të kërkim-shpëtimit, me qëllim të lokalizimit të personit. Kurse sot, pas përpjekjeve nga ekipi i kërkimit-shpëtimit, personi është arritur të nxirret nga uji. Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Në koordinim me prokurorin e shtetit, po ndërmerren veprimet e nevojshme procedurale dhe hetimore lidhur me rastin”, ka thënë Pllana.

Në vendin e ngjarjes gjatë gjithë ditës qëndruan edhe familjarët e viktimës, të cilët nuk pranuan të prononcohen për media.

[#batllave](https://www.koha.net/tag/batllave)

Artikuj të ngjashëm

- [![Gjendet i vdekur një shtetas i huaj në Liqenin e Batllavës](https://resources.koha.net/images/2026/July/20/311614d9-17a0-40ca-89d4-72ca2af7551a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 20 kor 2026 Gjendet i vdekur një shtetas i huaj në Liqenin e Batllavës](https://www.koha.net/kronike/gjendet-i-vdekur-nje-shtetas-i-huaj-ne-liqenin-e-batllaves)
- [![Dyshohet se një person ka hyrë në Liqenin e Batllavës dhe më nuk ka dalë](https://resources.koha.net/images/2026/June/30/1c8d87b9-156f-4892-8c11-9ac94a1ec31d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 30 qer 2026 Dyshohet se një person ka hyrë në Liqenin e Batllavës dhe më nuk ka dalë](https://www.koha.net/kronike/dyshohet-se-nje-person-ka-hyre-ne-liqenin-e-batllaves-dhe-me-nuk-ka-dale)
- [![Liqenet të rrezikshme për not](https://resources.koha.net/images/2026/July/04/6cf2888b-2522-40cd-8aad-a5754eeb514a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 4 kor 2026 Liqenet të rrezikshme për not](https://www.koha.net/arberi/liqenet-te-rrezikshme-per-not)
- [![Një fëmijë shpëtohet pasi ra në Liqenin e Batllavës](https://resources.koha.net/images/2023/July/07/batllave1688750868.png?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 1 qer 2026 Një fëmijë shpëtohet pasi ra në Liqenin e Batllavës](https://www.koha.net/kronike/nje-femije-shpetohet-pasi-ra-ne-liqenin-e-batllaves)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Arbëri.]() [Bushati: Protestat në Shqipëri synojnë një Shqipëri krejt tjetër, jo vetëm rrëzimin e Ramës](https://www.koha.net/arberi/bushati-protestat-ne-shqiperi-synojne-nje-shqiperi-krejt-tjeter-jo-vetem-rrezimin-e-rames)

[Shtojca për Kulturë.]() [Etika e arsyes brenda një diskutimi](https://www.koha.net/shtojca-kulture/etika-e-arsyes-brenda-nje-diskutimi)

[Arbëri.]() [Bushati: Politika shqiptare nuk e njeh Serbinë, raporti i ngushtë Tiranë-Beograd është i gabuar](https://www.koha.net/arberi/bushati-politika-shqiptare-nuk-e-njeh-serbine-raporti-i-ngushte-tirane-beograd-eshte-i-gabuar)

[Sporte të tjera.]() [Vetëm humbje “evropiane” për Samadrexhën e Istogun](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/vetem-humbje-evropiane-per-samadrexhen-e-istogun)

[Futboll.]() [Irlandezët sërish me kokën ulur gjatë himnit të Izraelit](https://www.koha.net/futboll/irlandezet-serish-me-koken-ulur-gjate-himnit-te-izraelit)

[Arbëri.]() [OVL-UÇK e zhvendos protestën në orën 9:00, “Jo në emrin tim”: Do të qëndrojmë tërë natën para Kuvendit](https://www.koha.net/arberi/ovl-uck-e-zhvendos-protesten-ne-oren-900-jo-ne-emrin-tim-do-te-qendrojme-para-kuvendit-tere-naten)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Gjendet trupi i pajetë i 25-vjeçarit të zhdukur në Batllavë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/gjendet-trupi-i-pajete-i-25-vjecarit-te-zhdukur-ne-batllave","datePublished":"2026-07-01T19:18:58+02:00","dateModified":"2026-07-11T09:45:06+02:00","articleSection":"LAJMET E MBRËMJES","wordCount":435,"author":[{"@type":"Person","name":"Elda Islami","url":"https://www.koha.net/autori/elda-islami/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Është nxjerrë të mërkurën pa shenja jete 25-vjeçari, që një ditë më parë u raportua si i zhdukur në Liqenin e Batllavës.Në ditën e dytë të kërkimeve, ekipet e k","url":"https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/gjendet-trupi-i-pajete-i-25-vjecarit-te-zhdukur-ne-batllave","keywords":"batllave","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/July/01/82cc1bb7-b2f9-4b9a-a5c0-12fd9253a6f3.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
