KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ΒΡΑΔΙΝΕΣ ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Οι ειδικοί ζητούν επενδύσεις στην ψυχική υγεία

Ιλίρ Χάβολ

Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, ekspertët kanë bërë thirrje për më shumë investime në parandalimin dhe trajtimin e çrregullimeve mendore, si dhe për qasje më të lehtë në shërbime profesionale.

E kanë theksuar këtë gjatë pjesëmarrjes në edicionin e tetë të Kongresit Ndërkombëtar me temë “Shëndeti mendor: sfidat dhe perspektivat e së ardhmes”.

Ilir Havolli, specialist i psikologjisë klinike, ka theksuar rëndësinë e kujdesit për shëndetin mendor, duke thënë se ai nuk duhet të trajtohet vetëm në ditë të caktuara, por të jetë prioritet i vazhdueshëm për individin, familjen dhe institucionet.

“Shëndeti mendor është pjesë e pandashme e shëndetit të përgjithshëm, dhe ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës, megjithatë ende përballemi me paragjykime, stigmatizime, vështirësi në qasje ndaj shërbimeve personale dhe për këtë arsye kemi përgjegjësi të përbashkët të investojmë më shumë në parandalim, identifikim, edukim dhe ofrim të shërbimeve cilësore”, ka thënë Havolli.

Ndërkaq, neuropsikiatri Ferid Agani ka përmendur pasigurinë, polarizimin, vetminë, migrimin dhe pabarazitë sociale, për të cilat ka thënë se ndikojnë në mirëqenien psikologjike të individëve dhe të shoqërisë.

“Ankthi, depresioni, pasojat e traumës, varësitë, dhuna dhe çrregullimet e tjera mendore prekin jo vetëm individin, por edhe familjen, komunitetin dhe e cenojnë zhvillimin e shoqërisë në përgjithësi”, ka deklaruar Agani.

Në anën tjetër, Donika Shahini-Lami, që udhëheq Zyrën e Psikologëve, Logopedëve dhe Ergoterapeutëve në Odën e Infermierëve të Kosovës, ka thënë se hulumtimet dhe temat e trajtuara në kongres dëshmojnë për punën e rëndësishme që po bëhet për t’u dalë në ndihmë njerëzve.

“Nevoja është e jashtëzakonshme, një vendim politik, një vendim i ditëve të fundit na tregoi se sa fragjil mund të jetë shëndeti mendor edhe tek ne, që e punojmë këtë profesion, ndër vite e lëre më tek njerëzit që kanë kaluar në trauma, lëre më tek ata që stresi post-traumatik ka marrë forma të ndryshme, po i kalon edhe terminologjinë shkencore”, ka thënë Shahini-Lami.

Kongresi do t’i vazhdojë punimet edhe të dielën, ku do të diskutohen sfidat në fushën e shëndetit mendor dhe perspektivat për përmirësimin e kujdesit dhe mbështetjes për të prekurit.