23 persona kanë pësuar lëndime gjatë përplasjes mes protestuesve dhe policisë në protestën e së hënës. Të gjithë të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor në QKUK, përfshirë tre zyrtarë policorë. E tre protestues janë arrestuar, ndërsa mënyra e ndërhyrjes së policisë tashmë po shqyrtohet edhe nga Inspektorati Policor.
Protesta e së hënës para Kuvendit ka përfunduar me 23 persona të trajtuar në QKUK, tre të arrestuar dhe një hetim preliminar nga Inspektorati Policor i Kosovës.
Në mesin e 23 personave që kërkuan ndihmë mjekësore janë edhe tre zyrtarë policorë.
Sipas zëdhënëses së QKUK-së, Mirlinda Qyqalla, shumica e të trajtuarve kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të ekspozimit ndaj gazit lotsjellës dhe sprejit.
“Në QKUK janë trajtuar gjithsej 23 persona. Nga ta: 15 persona janë paraqitur për shkak të ekspozimit ndaj gazit lotsjellës dhe sprejit, kryesisht me simptoma të irritimit të syve dhe rrugëve të frymëmarrjes, si lotim, djegie të syve, kollë dhe shqetësime të tjera të lidhura me ekspozimin; 4 persona kanë pasur lëndime të shkaktuara nga mjete të forta, kryesisht dëmtime të lehta të indeve të buta, plagë, kontuzione dhe lëndime të tjera traumatike; 4 persona janë paraqitur me lëndime ose shqetësime të tjera, përfshirë rrëzime, ndrydhje, shqetësime të përgjithshme dhe gjendje të tjera të evidentuara gjatë vlerësimit; Në mesin e të trajtuarve kanë qenë edhe 3 zyrtarë policorë të lënduar”, tha Qyqalla.
Gjatë përshkallëzimit të situatës, Policia e Kosovës përdori gaz lotsjellës, sprej dhe topin e ujit për shpërndarjen e protestuesve.
Policia ka njoftuar se gjatë protestës ka arrestuar tre persona për mosrespektim të thirrjeve të vazhdueshme policore për qetësi dhe shkelje të ligjit.
Dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një tjetër është liruar në procedurë të rregullt.
«Αναφερόμενοι στην κατάσταση και τις εξελίξεις που σημειώθηκαν κατά τη διάρκεια της χθεσινοβραδινής διαμαρτυρίας, όπου ορισμένοι διαδηλωτές έριχναν συνεχώς πυροτεχνήματα, πυροτεχνήματα και ισχυρά όπλα σε κρατικές εγκαταστάσεις και αστυνομικούς, η Αστυνομία του Κοσσυφοπεδίου, προκειμένου να θέσει την κατάσταση υπό έλεγχο, να επιτρέψει την ελεύθερη κυκλοφορία και να αποτρέψει περαιτέρω κλιμάκωση της κατάστασης, αναγκάστηκε να δράσει εναντίον ατόμων που επέδειξαν βία, χρησιμοποιώντας νόμιμα αστυνομικά μέσα, σπρέι, δακρυγόνα και αντλίες νερού για να διαλύσει το πλήθος», ανέφερε η ανακοίνωση της αστυνομίας.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka autorizuar hetuesit e IPK-së të ndërmarrin veprime paraprake për trajtimin e secilit rast që lidhet me veprimet e zyrtarëve policorë gjatë protestës.
Në një njoftim për media thuhet se qëllimi i autorizimit është grumbullimi i informatave dhe provave relevante lidhur me tejkalimin eventual të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës, sa i përket shpërndarjes së protestuesve.
Ndërsa, Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetim preliminar për të vlerësuar veprimet e policisë gjatë menaxhimit të protestës.
IPK-ja ka bërë të ditur se ka aktivizuar planin operativ dhe ka angazhuar zyrtarë që kanë përcjellë nga afër mënyrën e menaxhimit të protestës, ndërveprimin e policisë me protestuesit, përdorimin e forcës, si dhe përdorimin e pajisjeve dhe mjeteve të tjera të autorizuara
“Në ndërkohë, hetuesit e IPK-së kanë pranuar një ankesë, e përcjellë përmes Policisë së Kosovës, në të cilën një qytetar pretendon për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës. Bazuar në të dhënat e siguruara gjatë monitorimit, pamjet e publikuara në media dhe burime të tjera relevante, si dhe në kuadër të autorizimeve ligjore, IPK-ja ka iniciuar sipas detyrës zyrtare një hetim preliminar me qëllim të vlerësimit të veprimeve policore gjatë menaxhimit të protestës”, tha IPK.
Protesta e së hënës kishte nisur rreth orës 9:00 të mëngjesit dhe kishte zgjatur deri në mesnatë.
Në orët e mbrëmjes, situata në Prishtinë u përshkallëzua pasi protestuesit bllokuan hyrje-daljet e Kuvendit të Kosovës, duke mos lënë të kalonin deputetët, e kjo bëri që policia të ndërhynte për lirimin e rrugës.
Gjatë protestës, policia përdori edhe gaz lotsjellës dhe topa uji, me qëllim të shpërndarjes së protestuesve.
Policia ka përdorur edhe autoblinda gjatë protestës.
Protestuesit kanë gjuajtur mjete piroteknike në drejtim të policisë, e në rrugën “Agim Ramadani” dhe në sheshin “Nënë Tereza” janë djegur edhe kontejnerë.