KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Πολιτισμός

Αναζητώντας ετήσιους οδηγούς για την Ουλπιάνα και το Κάστρο Νόβο Μπρντο

Κάστρο Novoberda

Κάστρο Novobërda (Φωτογραφία: Arben Llapashtica)

Me konkurse njëvjeçare, Ministria e Kulturës dhe Turizmit nuk e ka stabilizuar çështjen e ciceronëve në parkun arkeologjik “Ulpiana – Justiniana Secunda” për të cilin kërkon dy cicerone dhe në Kalanë e Novobërdës, ku kërkohet të angazhohet një. Për Kalanë e Prizrenit, që është ndër lokalitetet më të vizituara në vend, nuk ka konkurs përderisa dy konkurse ishin anuluar pa ndonjë arsyetim. Prej verës së sivjetme, MKT-ja ka “shtrënguar” punën e ciceronëve. Në korrik, për herë të parë u ndanë 12 licencat e para për udhërrëfyesit turistikë dhe ky qe cilësuar si hap historik për sektorin e turizmit në Kosovë

Ministria e Kulturës është vënë në kërkim të tre ciceronëve: dy për parkun arkeologjik “Ulpiana – Justiniana Secunda” dhe një për Kalanë e Novobërdës. Janë konkurse të përsëritura nga viti i kaluar, kur ishin angazhuar tre ciceronë me periudhë shërbimi prej një viti. 

Por institucioni më i lartë kulturor në vend nuk ka hapur konkurs për ciceronë në Kalanë e Prizrenit, që është ndër lokalitetet më të vizituara në vend. Dy konkurse i ka anuluar pa dhënë arsyetim, të paktën jo publikisht.

Në konkurset e hapura në ditën e parë të këtij muaji, me mundësi aplikimi deri më datën 30 të po këtij muaji, përcaktohet se kandidatët duhet të kenë njohuri të thelluara për historinë dhe arkeologjinë e Kosovës, aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe prezantimi, si dhe njohuri të mira të gjuhës angleze. Po ashtu, duhet të kenë gatishmëri për të punuar në ambiente të hapura dhe për periudha të zgjatura në këmbë, si dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip. Si përparësi është renditur edhe përvoja paraprake në udhërrëfime turistike apo edukim muzeal, si dhe njohja e gjuhëve të tjera përveç anglishtes.

Vjet, në fillim të shtatorit, Atdhe Prelvukaj dhe Ismail Gagica qenë zgjedhur ciceronë për “Ulpianën”, ndërsa Fitim Bunjaku për Kalanë e Novobërdës.

Prelvukaj nuk e ka përmbushur afatin kohor të kontratës. Në fund të qershorit të këtij viti, ai kishte njoftuar se do të angazhohej në diplomaci. Ndërkaq, Gagica ka vazhduar deri më 22 shtator, datë që e përcaktonte kontrata. Që nga ajo datë, lokaliteti arkeologjik me më së shumti nam në vend është pa ciceron.

“Jam i interesuar të vazhdoj punën në lokalitet dhe kam aplikuar prapë”, ka thënë Gagica të hënën. Ministria e Kulturës nuk është përgjigjur në pyetjet se përse konkurset për ciceronë në “Ulpianë” dhe Novobërdë janë për angazhim vetëm për një vit, kur kanë përfunduar kontratat e të angazhuarve paraprakë, dhe përse nuk ka konkurs për ciceronë në Kalanë e Prizrenit.

Në mars të këtij viti, Ministria e Kulturës nuk ia kishte dalë që, as në tentimin e dytë, ta bënte Kalanë e Prizrenit me ciceronë. Edhe kësaj radhe, sikurse në herën e parë, Ministria e Kulturës e kishte anuluar konkursin nëpërmjet të cilit synonte ta bënte Kalanë me dy ciceronë. Po ashtu, sikurse në herën e parë, konkursi është anuluar pa ndonjë arsyetim.

“Në bazë të Ligjit Nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publikë, neni 91, pikat (3, 3.1, 4, 5, 6), dhe Ligjit Nr. 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik, me referencë: 04 /M2025, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit bën njoftimin për anulimin e konkursit me referencë 02/KPZ-R, të datës 29.10.2025, me nr. të protokollit 5648/2025, për pozitën: Ciceron (guidë turistike) në Kalanë e Prizrenit”, shkruhej në njoftimin që kishte bërë Ministria e Kulturës. 

Njësoj si në konkursin e parë, atë të korrikut të vitit të kaluar, edhe në të dytin qenë katër kandidatë. Po ashtu, sikurse në konkursin e korrikut, edhe në atë të tetorit, Flaka Bamja dhe Mirlinda Maloku e kanë kaluar verifikimin paraprak, duke u bërë dy kandidatet që synojnë dy vendet e punës si cicerone.

Ministria e Kulturës nuk është përgjigjur as për konkursin e parë, as për të dytin.

Në kohën kur Ministria e Kulturës kishte nisur procedurat për angazhimin e ciceronëve në këto lokalitete, Sali Shoshi, i cili udhëheq fondacionin Trashëgimia Kulturore pa Kufij – “CHwB Kosova”, kishte thënë se ka më shumë rëndësi që në monumente të zbatohet një plan interpretimi. Të njëjtën gjë e kishte përsëritur edhe në fund të dhjetorit të vitit të kaluar.

“E rëndësishme është që secili monument ta ketë njëfarë plani të interpretimit, pra, në njëfarë mënyre, qoftë përmes ciceronëve, qoftë përmes formave të tjera, të ketë informata të mjaftueshme për vizitorët. Ka raste që s’ka nevojë për ciceronë hiç, në qoftë se ajo ka ekspozitën të shpërndarë dhe të interpretuar mirë ose ka një aplikacion që mund ta interpretojë. E rëndësishme është të ketë plan dhe nuk jam i sigurt që secili prej këtyre monumenteve ka plan të interpretimit”, kishte thënë ai. Sipas tij, nëse plani përfshin mediume më të avancuara, guida mund të funksionojë edhe pa ciceronë.
«Ο Κικέρωνας είναι απλώς ένα μέσο που ερμηνεύει το σχέδιο, επομένως είναι καλό τα μνημεία να προσεγγίζονται με πιο ολοκληρωμένο τρόπο, όπου καταρτίζεται το σχέδιο ερμηνείας και στη συνέχεια επιλέγονται τα μέσα ερμηνείας, είτε με ανθρώπους είτε ως οπτικοακουστικά μέσα, είτε ανάλογα με τις πολιτικές του εδάφους», πρόσθεσε ο Σόσι.

Shoshi ka treguar se mban shpresë që shteti ta marrë seriozisht këtë aspekt, në mënyrë që turistët të kenë dëshirë që këto lloj monumentesh t’i vizitojnë edhe për herë të dytë.

“Sepse deri tash, në shumicën e monumenteve, nuk ke arsye të shkosh dy herë. Me një herë e kryen, sepse në shumicën e tyre nuk ndodh diçka që të thërret të shkosh për të dytën herë”, kishte thënë ai.

Fondacioni që ai udhëheq, në fillim të vitit, ka mbajtur edhe një kamp të interpretimit, tërësisht të dedikuar “Ulpianës”. Aty kanë marrë pjesë, midis të tjerëve, edhe dy ciceronët e punësuar nga MKRS-ja.

Ciceronët janë vetëm njëri aspekt i funksionalizimit të monumenteve, të cilin Ministria e Kulturës, para tre vjetësh, kishte vendosur ta realizonte në një mënyrë tjetër. Kishte synuar t’ua besonte këtë detyrë organizatave joqeveritare.

Në vitin 2023, në tentimin e parë, prej pesë monumenteve që kishte synuar t’i funksionalizonte përmes organizatave joqeveritare, Ministria pati bërë zgjidhje vetëm për dy: Kompleksin Memorial “Isa Boletini” në Boletin dhe Shtëpinë e Katarina Josipit në Zym të Prizrenit. Për këtë të fundit, plani nuk kishte funksionuar, ndërsa gjashtë organizata të tjera qenë diskualifikuar, kryesisht për mospërmbushjen e kritereve përmbajtjesore dhe administrative.

Në tentativën e dytë, MKRS-ja, në vitin 2024, qe vënë sërish në kërkim të organizatave joqeveritare për t’i funksionalizuar asetet e trashëgimisë kulturore të vendit, për të cilat kishte dështuar përpjekja e parë. Kësaj radhe, në listë kishin qenë Parku Arkeologjik “Ulpiana” dhe Kalaja e Prizrenit. Nëpërmjet thirrjes publike, synohej që periudha e zbatimit të programit të ishte tre vjet. Për Kalanë e Prizrenit dhe “Ulpianën”, mbështetja financiare do të ishte nga 50 mijë deri në 100 mijë euro në vit. Por as kjo nuk kishte funksionuar. As sivjet nuk ka gjetur organizata që plotësojnë kushtet e parapara për funksionalizimin e disa monumenteve të tjera.

Prej verës së sivjetme, Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka “shtrënguar” punën e ciceronëve. Në korrik, për herë të parë u ndanë 12 licencat e para për udhërrëfyesit turistikë  dhe ky qe cilësuar si hap historik për sektorin e turizmit në Kosovë. Procesi ishte kërkuar prej vitesh nga operatorët turistikë dhe udhërrëfyesit vendorë, të cilët kishin ngritur vazhdimisht shqetësimin se mungesa e licencimit kishte krijuar hapësirë që guida të huaja ta prezantonin historinë, kulturën dhe trashëgiminë e Kosovës sipas interpretimeve të tyre. Prej ditës së parë të gushtit, kishte çdo person që ushtron veprimtarinë e udhërrëfyesit pa licencë, do të konsiderohet ilegal dhe do të përballet me masa ndëshkuese, ndërsa institucionet kanë paralajmëruar monitorim të shtuar edhe për udhërrëfyesit e huaj që operojnë në Kosovë.