KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Πολιτισμός

Τέσσερις δεκαετίες Ταϊβάν με μια κινηματογραφική αφήγηση μέσα σε μια ταινία

Σε αυτή τη δομή, η αλλαγή διευθυντών δεν είναι απλώς ένα τυπικό στοιχείο.

Në këtë strukturë ndryshimi i regjisorëve nuk është vetëm element formal. Ai ndikon drejtpërdrejt në ritmin dhe atmosferën e secilit episod. Filmi nis më i qetë, duke u dhënë hapësirë personazheve dhe mjedisit, ndërsa në pjesët e fundit ritmi bëhet më i shpejtë dhe dinamika më e theksuar

“In Our Time” është film i vitit 1982, i ndarë në katër episode që zhvillohen në vitet ’50, ’60, ’70 dhe ’80. Secili episod sjell një periudhë tjetër të jetës – nga fëmijëria dhe adoleshenca deri te dashuria, marrëdhëniet dhe jeta e të rriturve – ndërsa ndryshimi i regjisorëve bën që çdo pjesë të ketë ritmin, atmosferën dhe gjuhën e vet filmike. Filmi, i realizuar nga katër regjisorë, mes tyre edhe regjisori i njohur tajvanez, Edward Yang, është ndërtuar si një mozaik rrëfimesh që, përmes përvojave personale të personazheve, përshkon ndryshimet shoqërore dhe kulturore të Tajvanit përgjatë katër dekadave

Katër periudha të jetës, katër dekada të historisë së Tajvanit dhe katër mënyra të ndryshme të rrëfimit kinematografik janë ndërthurur në filmin “In Our Time”, i shfaqur të dielën mbrëma në kinemanë “Armata”, në kuadër të “Fundjavës së Filmit Tajvanez”. Filmi, i realizuar nga katër regjisorë, mes tyre edhe regjisori i njohur tajvanez, Edward Yang, është ndërtuar si një mozaik rrëfimesh që, përmes përvojave personale të personazheve, përshkon ndryshimet shoqërore dhe kulturore të Tajvanit përgjatë katër dekadave.

“In Our Time” është film i vitit 1982, i ndarë në katër episode që zhvillohen në vitet ’50, ’60, ’70 dhe ’80. Secili episod sjell një periudhë tjetër të jetës – nga fëmijëria dhe adoleshenca deri te dashuria, marrëdhëniet dhe jeta e të rriturve – ndërsa ndryshimi i regjisorëve bën që çdo pjesë të ketë ritmin, atmosferën dhe gjuhën e vet filmike.

Kjo strukturë e ka bërë filmin njëkohësisht rrëfim të historisë personale dhe portret të ndryshimeve që kanë ndodhur në shoqërinë tajvaneze.

Artistja e fotografja, Rea Kurtaj, e cila e ka prezantuar filmin para hyrjes brenda rrëfimit kinematografik, ka thënë se filmi e kthen shikuesin disa dekada prapa dhe e vendos historinë e Tajvanit përballë historive të personazheve.

“Po kthehemi 18 vjet prapa me filmin e tij të parë me të cilin ka debutuar në Tajvan. Filmi ‘In Our Time’ ka dy kronologji që mua më kanë tërhequr shumë. E para është koha e Tajvanit, historia e tij në katër dekada: vitet ’50, ’60, ’70 dhe ’80”, ka thënë Kurtaj.

Por, ndonëse filmi ecën para në kohë, nuk ndërton një histori të vetme të vazhdueshme dhe as nuk i ndjek të njëjtat personazhe nga njëra periudhë në tjetrën. Katër episodet janë rrëfime të veçanta, të cilat bashkohen përmes kohës dhe ndryshimeve që ajo sjell.

“Përkundër faktit që shkon në fëmijëri, në adoleshencë, në jetën e rritur dhe martesë, ne nuk ndjekim karakteret e njëjta, sepse kemi katër regjisorë të ndryshëm”, ka treguar Kurtaj.

Në këtë strukturë ndryshimi i regjisorëve nuk është vetëm element formal. Ai ndikon drejtpërdrejt në ritmin dhe atmosferën e secilit episod. Filmi nis më i qetë, duke i dhënë hapësirë personazheve dhe mjedisit, ndërsa në pjesët e fundit ritmi bëhet më i shpejtë dhe dinamika më e theksuar.

“Çfarë më ka pëlqyer nga filmi është dinamika që qëndron gjatë filmit, varësisht nga filmi që luan. Dy filmat e parë janë më të qetë, të jep hapësirë të shohësh hapësirën dhe sesi ajo bashkëpunon me karakterin që është momentalisht në skenë. Në dy filmat e dytë, dinamika ngrihet, është më e shpejtë”, ka thënë ajo.

Në mesin e këtyre katër rrëfimeve është edhe episodi i Edward Yangut, regjisorit që më vonë do të bëhej një prej figurave më të rëndësishme të kinemasë së re tajvaneze. Në “In Our Time”, rrëfimi i tij vendoset brenda kësaj strukture kolektive, ku përvojat intime të personazheve shndërrohen në mënyrë për të parë shoqërinë që ndryshon.

Filmi nuk ndërtohet mbi ngjarje të mëdha historike, por mbi momente të zakonshme të jetës: fëmijët, marrëdhëniet, familjen, dashurinë dhe përballjen me realitetin e një shoqërie që kalon nga një dekadë në tjetrën. Kësisoj, ndryshimi shoqëror nuk shfaqet domosdoshmërisht përmes deklaratave të drejtpërdrejta, por përmes mënyrës se si personazhet jetojnë dhe ndërveprojnë me hapësirat përreth tyre.

Për Iliriana Dobroshin pikërisht kjo mënyrë e punimit e dallon filmin nga prodhimet bashkëkohore dhe e bën shikimin e tij një mundësi për të njohur një kulturë tjetër.

“Mënyra e punimit të filmit është ndryshe prej filmave të sotit, është ndryshe. Është më i ngadaltë, tema të ndryshme që nuk na përkasin neve dhe kjo e bën atë interesant, të shohim kulturën e tyre, mënyrën e jetesës dhe sesi kanë kaluar gjatë atyre viteve”, ka thënë ekonomistja Dobroshi.

Ritmi i ngadaltë, sipas saj, kërkon një tjetër mënyrë të të parit të filmit. Përballë një kinemaje bashkëkohore që shpesh mbështetet në ritëm të shpejtë dhe në një varg të vazhdueshëm ngjarjesh, “In Our Time” kërkon vëmendje ndaj detajeve, hapësirës dhe mënyrës se si ndërtohen personazhet.

“Filmi i sotëm është shumë dinamik, të tërheq vëmendjen shumë. Këtu duhet të jesh i pasionuar për filmin për ta parë, duhet të kesh kuriozitet se si është punuar filmi më parë. Vështirë të vijë dikush ta shohë këtë film për qejf”, ka thënë Dobroshi.

“In Our Time” funksionon edhe si dokument i një kohe të caktuar të kinemasë tajvaneze. Katër regjisorë, katër periudha dhe katër histori të ndryshme krijojnë një panoramë ku jeta private e personazheve lidhet me ndryshimet e një shoqërie të tërë.

Shfaqja e tij në “Kino Armata”, brenda programit të “Fundjavës së Filmit Tajvanez”, ka sjellë edhe mundësi për publikun në Prishtinë që përmes kinemasë të shohë Tajvanin jo vetëm si një hapësirë gjeografike, por si shoqëri në transformim, të rrëfyer përmes katër dekadave dhe katër këndvështrimeve kinematografike.