KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Πολιτισμός

Αποκαλύπτονται ψηφιδωτά που γυρίζουν τον χρόνο πίσω στην Αρχαία Ρώμη

Αποκαλύπτονται ψηφιδωτά που γυρίζουν τον χρόνο πίσω στην Αρχαία Ρώμη

Freskat dhe mozaikët janë zbuluar në një galeri nëntokësore të ish-Termave të Trajanit në Romë

Autoritetet italiane kanë hapur për publikun një nga komplekset më të mëdha të freskave dhe mozaikëve të periudhës së Romës Antike, me pamje jashtëzakonisht të ruajtura të një qyteti-port nga shekulli I erës sonë, të zbuluara në një galeri nëntokësore të ish-Termave të Trajanit në Romë.

Kryetari i Romës, Roberto Gualtieri, ka prezantuar së fundmi freskat e restauruara ”Qyteti i pikturuar“ dhe “Mozaiku i madh“, të zbuluara gjatë gërmimeve arkeologjike në vitet 1990 në kodrën Opio, pranë Koloseut.

Veprat u shfaqën për herë të parë për publikun dhe mund të vizitohen në grupe me deri në 15 persona.

Ekspertët do të monitorojnë se si freskat dhe mozaikët e ndjeshëm reagojnë ndaj rritjes së lagështirës dhe faktorëve të tjerë klimatikë, përpara se të lejohet një qasje më e gjerë e publikut.

Gualtieri ka thënë se freska, në të cilin paraqitet nga një këndvështrim nga lart një qytet-port i fortifikuar, është më i madhi i këtij lloji i gjetur në Romën e lashtë.

“Ai është vërtet unik në botë, si për nga bukuria artistike, ashtu edhe për nga rëndësia historike dhe dokumentare“, ka thënë Gualtieri gjatë prezantimit.

Përgjegjësi për kulturën në Romë Claudio Parisi Presicce, ka theksuar se bëhet fjalë për një paraqitje jashtëzakonisht të ruajtur mirë të një qyteti të madh, me ndërtesa, teatër, tempull, sheshe publike dhe kulla.

“Nuk e dimë se cili qytet është, por duhet të ketë qenë veçanërisht i njohur në atë kohë“, citohet të ketë thënë Presicce.

“Mozaiku i madh“ është 15 metra i lartë dhe përmban paraqitje të ndërlikuara të kolonave, elementeve arkitekturore dhe figurave të vendosura në katër nivele.

Pjesët e sipërme të tij të kujtojnë pothuajse një skenë teatri, ndërsa gjatë restaurimit të fundit, në nivelet e poshtme u zbuluan detaje të një tjetër paraqitjeje të një qyteti-port.

Termat e Trajanit shtriheshin në një sipërfaqe prej rreth gjashtë hektarësh dhe, në kohën e tyre, përfaqësonin kompleksin më të madh të banjove publike në botë.

Kompleksi që sot është i hapur për vizitorët përfshin edhe një “bibliotekë“ të madhe gjysmërrethore në nivelin e sipërm.

Arkeologët besojnë se ajo ishte pjesë e kompleksit termal dhe se u mundësonte përdoruesve jo vetëm të merreshin me sport dhe të laheshin, por edhe të shijonin kulturën.