KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ΧΡΟΝΙΚΟ

Θάνατος πεζού, η εισαγγελία ζητά αποτελεσματική φυλάκιση για τον κατηγορούμενο

αγώνας αυτοκινήτων με τροχαίο ατύχημα

Φωτογραφία-εικονογράφηση

Burgim efektiv për Vullnet Gashin ka kërkuar Prokuroria në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku ai akuzohet për shkaktimin e një aksidenti me fatalitet në dhjetor të vitit 2023. Gashi akuzohet se duke drejtuar veturën pa patentë shoferi dhe duke qenë recidivist në shkelje të rregullave, kishte goditur për vdekje këmbësorin Ferhat Bejtullahu

Έγκζονα Μέμα

Dënim me burgim efektiv ka kërkuar prokurori Ardian Mehmeti në fjalën përfundimtare ndaj Vullnet Gashit, të akuzuar për shkaktimin e një aksidenti me fatalitet në dhjetor të vitit 2023.

Sipas aktakuzës, Gashi, duke drejtuar automjetin pa patentë shoferi dhe në shiritin e dedikuar për autobusë e taksi, kishte goditur me veturë këmbësorin Ferhat Bejtullahun, i cili si pasojë e lëndimeve të marra kishte vdekur.

Në fjalën përfundimtare, prokurori Ardian Mehmeti kërkoi nga gjykata që të mos i jepet besim ekspertizës së angazhuar nga mbrojtja, dhe theksoi se sipas prokurorisë, në rastin konkret janë përmbushur të gjitha elementet e veprës penale.

“Gjykatës gjithashtu i propozojmë që ndaj të pandehurit, si rrethanë rënduese, të merret edhe sjellja recidiviste ndaj rregullave të trafikut. Ai, deri në kohën e aksidentit, ka qenë i dënuar për kundërvajtje në trafik më shumë se 117 herë. Edhe me këtë vërtetohet se i pandehuri në vazhdimësi nuk i ka respektuar rregullat e komunikacionit, ka qenë element rreziku dhe pa patentë shofer në ditën kritike”, ka arsyetuar kërkesën e tij Mehmeti.

Megjithatë, si rrethanë lehtësuese, prokurori kërkoi të merret parasysh fakti se, sipas aktakuzës, i pandehuri ka vepruar nga pakujdesia, po ashtu, sipas ekspertizës së ekspertit të komunikacionit, Ahmet Maxhunit, edhe viktima kishte kontribuar në shkaktimin e aksidentit.

Prokuroria kërkoi edhe shqiptimin e dënimit plotësues, përkatësisht ndalimin e drejtimit të automjetit për pesë vjet.

“Duke pasur parasysh se i pandehuri në vazhdimësi nuk i ka respektuar rregullat e komunikacionit, vlerësojmë se kjo masë ndaj tij është e nevojshme për sigurinë e trafikut publik dhe se prania e tij në komunikacion në të ardhmen do të përfaqësonte rrezik për pjesëmarrësit e tjerë në komunikacionin rrugor”, ka thënë Prokuroria.

Vajza e viktimës, Sihana Bejtullahu, tha se rasti i babait të saj duhet të shërbejë si alarm për institucionet, në mënyrë që të merren masa ndaj shoferëve që në vazhdimësi shkelin rregullat e trafikut.

Ajo kërkoi që ndaj Gashit të shqiptohet një dënim meritor.

“Persona të tillë, ndaj të cilëve nuk merren masa, ata vazhdojnë. Çdo ditë mund të ndodhin aksidente të tilla për shkak të këtyre shoferëve të papërgjegjshëm, të cilët nuk i njohin ligjet. Personi në fjalë, ditën kur ka ndodhur aksidenti, e ka pasur të ndaluar vozitjen dhe ka qenë pa patentë shoferi, për shkak të shkeljeve të vazhdueshme”, ka thënë vajza e viktimës.

Ndërkaq, në anën tjetër, mbrojtja e Gashit e kundërshtoi akuzën.

Avokati Driton Muharremi tha se gjatë shqyrtimit gjyqësor nuk është vërtetuar se klienti i tij ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

“Aksidenti i datës 02.12.2023 në rrugën ‘Bill Clinton’ në Prishtinë, ka ndodhur për shkak të sjelljes së papritur dhe të kundërligjshme të këmbësorit, tanimë të ndjerit, ndërsa veprimet e të mbrojturit tonë, edhe nëse përmbajnë shkelje formale të rregullave të trafikut, nuk kanë qenë shkaku efikas i pasojës fatale”, ka thënë Muharremi.

Në seancën fillestare më 18 tetor 2024, i akuzuari u deklarua i pafajshëm për veprën penale që i vihet në barrë.

Sipas aktakuzës, Raporti i Autopsisë i datës 12 dhjetor 2023, tregon se vdekja e tani të ndjerit F. B., është e dhunshme dhe ka ardhur si pasojë e traumës së shumëfishtë, ku tregohen edhe lëndimet trupore që kishte marrë tani i ndjeri si pasojë e aksidentit.