KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ΧΡΟΝΙΚΟ

Συνελήφθη να μεταφέρει 6 κιλά μαριχουάνας, κατηγορείται πολίτης της Βόρειας Μακεδονίας

Prokuroria- Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet E. A., shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, për transportimin e 6 kilogramëve marihuanë. 

Sipas njoftimi i akuzuari nga 30 janari ndodhet nën masën e paraburgimit, për shkak të dyshimit të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se më 30 janar, rreth orës 20:30, në Autostradën “Arbër Xhaferi” në afërsi të daljes nga autostrada në fshatin Doganaj- i pandehuri E.A., pa autorizim ka transportuar substanca të cilat me ligj janë shpallur si narkotik. 

“ ... duke vepruar sipas udhëzimeve të të pandehurve M.Q., dhe A.R., i njëjti me veturën e tij ‘VË Passat’ ngjyrë e zezë, shkon në hyrje të Podujevës, ndalet te pompa e derivateve ‘Hib Petrol’, kontakton me A.R., me telefon, pas disa minutave aty kishte shkuar një person me veturë i cili i kishte kërkuar që ta përcjellë, pastaj ndalen në parkingun e një marketi, ku aty shkojnë disa persona me dy vetura ‘Mercedes’ dhe një kombi ‘Volksëagen Transporter’, të pandehurin nuk e lejojnë të dal nga vetura, e hapin bagazhin e veturës së të pandehurit dhe vendosin një  çantë dhe një qese të najlonit,  të njëjtin e përcjellin deri në kyçje të autostradës në drejtim të Hanit të Elezit, më të arritur në dalje të autostradës në fshatin Doganaj, ndalet nga Policia dhe gjatë kontrollit në bagazhin e veturës janë gjetur një çantë dhe një qese najloni, ku në të kishte substancë narkotike të llojit mariuhanë e ndarë në 20 paketime në peshë të përgjithshme 6121.08 gramë”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës kompetente që të pandehurin ta shpall fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.