Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten.
Policia njoftoi se të dyshuarit kishin tentuar ta ndalonin veturën e një personi e më pas kishin shtënë me armë drejt tij.
Dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt.
“Lidhur me rastin e lartcekur janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që kishin tentuar ta ndalojnë veturën e ankuesit mashkull kosovar dhe njëri nga të dyshuarit kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të ankuesit. Pistoleta që dyshohet se është përdorur në rast është sekuestruar”, thuhet në raportin e PK-së.