Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë ka bërë të ditur se ka marrë vendim për t’i pezulluar nga puna dy mjekë ndaj të cilëve ka ngritur të mërkurën aktakuzë Prokuroria Themelore në Mitrovicë nën dyshimin për ryshfet.
Spitali i Vushtrrisë ka bërë të ditur se pezullimi është në fuqi deri në përfundim të procesit gjyqësor.
“Në lidhje me aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë ndaj dy kirurgëve të këtij spitali, të dyshuar për marrje ryshfeti, Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë njofton se ka marrë menjëherë vendimin për pezullimin nga detyra i të dy mjekëve të përfshirë, deri në përfundimin e procesit gjyqësor. Ky institucion shpreh përkrahje të plotë për punën e organeve të drejtësisë dhe konfirmon angazhimin e vazhdueshëm për forcimin e kontrollit të brendshëm dhe transparencës në ofrimin e shërbimeve shëndetësore”, thuhet në njoftim.
Ndaj dy mjekëve në Vushtrri është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë për marrje ryshfeti, ndërkaq ndaj nëntë personave për dhënie ryshfeti.
Σύμφωνα με το αίτημα της Εισαγγελίας, ο γιατρός VR, σε έξι περιπτώσεις, και ο γιατρός ES, σε τρεις περιπτώσεις, υπό την ιδιότητά τους ως επίσημα πρόσωπα - γιατροί στο νοσοκομείο Vushtrri, ζήτησαν και έλαβαν άμεσα χρήματα σε διάφορα ποσά, προκειμένου να ενεργήσουν σύμφωνα με το επίσημο καθήκον τους να παρέχουν υπηρεσίες ιατρικής περίθαλψης σε ασθενείς.
Ndërkaq, nëntë të pandehurit F.V., B.Q., F.Xh., B.G., B.A., K.H., S.N., V.Y. dhe L.K. akuzohen se, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, për vete apo për persona të tjerë, u kanë premtuar, ofruar ose dhënë mjekëve të akuzuar shuma të ndryshme parash, nga 50 deri në 300 euro, si shpërblim për operimin e familjarëve të tyre.