KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ΧΡΟΝΙΚΟ

Ένας ανήλικος μαχαιρώθηκε από έναν άλλο ανήλικο στην Πέγια

Αστυνομία του Κοσσυφοπεδίου

Φωτογραφία εικονογράφηση

Një i mitur është arrestuar nga Policia e Kosovës në Pejë pasi dyshohet se e ka sulmuar me thikë një të mitur tjetër.

Viktima është dërguar në emergjencë për trajtim mjekësor derisa nga spitali u njoftua policia për këtë rast.

“Rreth orës 15:50, jemi njoftuar nga emergjenca e spitalit se një person ishte dërguar për trajtim mjekësor për shkak të plagës që dyshohet se ishte shkaktuar nga një mjet i mprehtë. Njësitet e nevojshme policore menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe, sipas hetimeve fillestare, dyshohet se viktima, mashkull i mitur, është sulmuar me mjet të mprehtë nga një person tjetër, po ashtu i mitur, në rrugën “Onufri” në Pejë. I dyshuari është arrestuar”, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezaj.