KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ΧΡΟΝΙΚΟ

Ένα άτομο κρατείται για 48 ώρες, ως ύποπτο για δωροδοκία με σκοπό την αποκάλυψη πληροφοριών σχετικά με συγκεκριμένα ακίνητα.

Συνελήφθη

Φωτογραφία: Εικονογράφηση

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se është ndaluar një person për 48 orë, nën dyshimin se në bashkëpunim me persona tjerë ka kryer veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “marrje ryshfeti” dhe “zbulim i fshehtësisë zyrtare”. 

Sipas njoftimit të Prokurorisë, dyshohet se rasti ka të bëjë me veprat që lidhen me zbulimin e informatave zyrtare që lidhen me prona të caktuara. Informatat dyshohet se iu dhanë personave të paautorizuar në këmbim të marrjes së ryshfetit. 

Këto veprime dyshohet se janë kryer me qëllim të tjetërsimit të pronave. 

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se, pas zhvillimit të hetimeve disamujore, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar një (1) person me inicialet N.A. në kohëzgjatje prej 48 orë, për shkak se i njëjti dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, ka kryer veprat penale: ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414, lidhur me nenin 31 i KPRK-së, ‘’Marrja e ryshfetit’’ nga neni 421 i KPRK-së, si dhe ‘’Zbulimi i fshehtësisë zyrtare’’ nga neni 426 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas të dhënave fillestare të hetimit, rasti ka të bëjë me dyshimet për veprat penale që lidhen me zbulimin e fshehtësisë zyrtare, apo informatave zyrtare lidhur me prona të caktuara, personave të pa autorizuar në këmbim të marrjes së ryshfetit. Këto veprime dyshohen se janë kryer me qëllim të tjetërsimit të pronave, vlera e të cilave dyshohet të jetë shumë e madhe”, ka njoftuar Prokuroria. 

Arrestimi është realizuar nga krimet ekonomike në Prishtinë. 

“Arrestimi është realizuar nga Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë (DHKEK). Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit, dhe do të vazhdojë ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit”.