KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ΧΡΟΝΙΚΟ

160 κιλά παράνομου κρέατος κατασχέθηκαν στην Καμένιτσα

Εικονογράφηση φωτογραφίας / TIME

Εικονογράφηση φωτογραφίας / TIME

Një veturë me targa lokale është ndaluar në fshatin Novosellë të Kamenicës, pasi gjatë kontrollit është zbuluar se transportonte 160 kilogramë mish pa dokumentacion përcjellës.

Rasti është raportuar në Polici më 17 tetor, kur vetura e drejtuar nga një shtetas kosovar, është ndaluar për kontroll nga organet kompetente.

Gjatë kontrollit, është vërejtur se në automjet ndodheshin 160 kilogramë mish, për të cilin nuk kishte dokumente përcjellëse që dëshmonin transportin e ligjshëm.

Malli është konfiskuar dhe do t’i dorëzohet Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) për procedura të mëtejme.

Rasti është iniciuar si “Transport ilegal i mallit”.