Një shtetas serb është shoqëruar në stacionin policor pasi dyshohet se së bashku me dy pasagjerë, me veturë me targa të Serbisë, kishte kaluar ilegalisht kufirin në fshatin Novosellë të Kamenicës.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, të dyshuarit i janë sekuestruar dokumentet dhe më pas është liruar.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, së bashku me dy pasagjerë, pasi që dyshohet se me veturë me targa të Serbisë kishte kaluar kufirin ilegalisht. Me vendim të gjykatës, të dyshuarit i është sekuestruar dokumentet dhe më pas është liruar”, thuhet në njoftim të policisë.
Rasti është cilësuar si “Kalim ilegal i kufirit”.
Παρόμοια άρθρα
-
Σέρβος ύποπτος για παράνομη διέλευση των συνόρων συνελήφθη στο Λεπόσαβιτς
-
Σέρβος πολίτης συνελήφθη για παράνομη διέλευση των συνόρων στο Λεπόσαβιτς
-
Ένα άτομο συνελήφθη στη Μαλίσεβα αφού επιτέθηκε σε αστυνομικούς υπό την επήρεια αλκοόλ.
-
Δύο άτομα συνελήφθησαν στο Γκίλαν, συγκρούστηκαν σωματικά με βαρύ εξοπλισμό
-
Συνελήφθη ύποπτος για κατασκοπεία