KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ΧΡΟΝΙΚΟ

Το τελωνείο κατάσχεσε αποσυναρμολογημένο όπλο στο αεροδρόμιο

Ντογκάνα

Një armë ajrore e cila ishte e padeklaruar dhe e ndaluar për import është ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” gjatë kontrolleve rutinore.

Sipas njoftimit të Doganës, gjatë kontrollit të udhëtarëve, një udhëtar i cili kishte kaluar nëpër kanalin e gjelbër, që nënkupton se nuk kishte mall për të deklaruar pranë autoriteteve doganore, është përzgjedhur për kontroll të bagazhit përmes pajisjes së skanimit.

Bëhet e ditur se nga imazhi i paraqitur në skaner, zyrtari doganor ka evidentuar dyshime lidhur me përmbajtjen e bagazhit, me ç ‘rast është kryer kontrolli fizik. Gjatë kontrollit është gjetur një revole ajrore “FB Record”, e kalibrit .177, një copë, e cila ishte e çmontuar dhe e mbështjellë me foli alumini dhe rroba, me qëllim të fshehjes së saj.

Arma është ndaluar dhe i është dorëzuar Policisë Kufitare në Aeroportin e Prishtinës për procedim të mëtejmë, ndërsa ndaj udhëtarit do të zhvillohen procedurat përkatëse administrative dhe ligjore.

Ndërkaq në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se i dyshuari kishte ardhur nga Gjermania. Në konsultim me prokurorin i dyshuari, pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.