KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ΧΡΟΝΙΚΟ

Ένας Αλγερινός άνδρας συνελήφθη για κλοπή στην Πρίστινα, καθώς συνελήφθη να απειλεί υπάλληλο σούπερ μάρκετ

συλλαμβάνεται

Një shtetas algjerian është arrestuar nga Policia e Kosovës për vjedhje në një market në Prishtinë. Sipas njoftimit, i dyshuari gjatë incidentit kishte nxjerrë edhe një mjet të mprehtë para punëtores së marketit por u ndalua dhe arrestua nga një zyrtar policor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas algjerian për shkak se kishte kryer vjedhje në një market. I dyshuari gjatë incidentit kishte nxjerrë një mjet të mprehtë para punëtores së marketit por ishte ndaluar dhe arrestuar nga një zyrtar policor. Nga i dyshuari është sekuestruar një mjet i mprehtë i metaltë dhe dy telefona celularë ku njëri prej tyre rezulton të jetë i vjedhur”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje ndërsa rasti është cilësuar si “Vjedhje grabitqare”.